Si çdo fundjavë gjatë sezonit veror, edhe këtë të diel, qarkullimi i mjeteve drejt aksit Vlorë-Radhimë është rënduar, për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve që frekuentojnë bregdetin e jugut. Forca te shumta të policisë rrugore janë vendosur në pikat kyçe, ku situata paraqitet më problematike. Për të përshkuar segmentin nga Vlora deri ne Radhimë, drejtuesve të mjeteve iu janë dashur me shumë se 40 minuta.
Author: tirana
Nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Arta Bajrami, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë artistja, duke zgjedhur që dhimbjen e saj ta ndajë edhe me ndjekësit. Në postimin e publikuar në “Facebook”, ajo ka bashkëngjitur edhe një foto. “Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Allahu të mëshiroftë oj Nëna ime 🤍 Varrimi do të bëhet sot në kohën e Ikindisë tek varrezat e Arbërisë në Prishtinë.” Disa vite më parë ka humbur gjithashtu dhe babanë.
Për të vendosur nëse duhet t’i lani me dorë ose me lavatriçe, nisuni së pari nga materiali i atleteve. Atletet prej lëkure nuk duhet të lahen kurrë në lavatriçe, sepse ekziston rreziku i madh që të dëmtohen gjatë larjes. Nga ana tjetër, atletet prej pëlhure dhe pambuku mund të futen në lavatriçe pa asnjë problem. Para se t’i fusni në lavatriçe, hiqni papastërtitë, baltën, gjethet dhe gjithçka tjetër me një furçë këpucësh. Pas kësaj, vendosini në një këllëf jastëku ose çantë për larje delikate. Asnjëherë mos i lani atletet vetëm në lavatriçe, sepse do të godasin kazanin, por gjithmonë shtoni…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ndërsa ka renditur dështimet e Ministrisë së Arsimit, paralajmëroi sërish protestë nga maturantë, që pritet të zhvillohet nesër në orën 16:00. Sipas Zhupës, edhe këtë vit u aplikua modeli i testeve të dështuara si “Turi”. “Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën ‘Turin’ e bënë model të testeve të dështuara!! ??Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj. ??Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë…
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave. Në 7 ditë janë kryer 37 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve, armëmbajtjes dhe pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitetet kriminale. Në pranga kanë përfunduar 133 shtetas, 309 janë nën hetim dhe 27 të tjerë të shpallur në kërkim. “Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. Një sërë megaoperacionesh policore të finalizuara brenda një jave, në qarqe të ndryshme, arsenal armësh, drogë, prona dhe pasuri, të sekuestruara, dhjetëra…
Policia ka vënën nën hetim një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, bashkëmoshataren e tij në qytetin e Vlorës. Pas denoncimit nga familjarët e së miturës ka nisur menjëherë hetimi mbi ngjarjen. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një 22-vjeçar nga Elbasani ka shkuar në spital me ambulancë, pas mesnatës, me dëmtime në krah dhe pas ndihmës së parë mjekësore është nisur drejt Tiranës. I riu ka thënë se është dëmtuar në krah, si pasojë e rrëzimit, por gjatë kontrollit në makinën e tij policia ka gjetur një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varre hekuri duke ngjallur dyshime. Elbasan/Informacione paraprake: Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar…
Një 29-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës në lagjen “Haxhias” në Elbasan. Bëhet fjalë për të riun me iniciale H.H., i cili aktualisht ndodhet në në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe shkaqeve që çuan të riun në ndërmarrjen e këtij akti.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka marrë pjesë pjesë në Forumin Sigurisë, organizuar nga House of Lords në Londër.Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri shkruan se deputetë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, patën mundësinë të diskutojnë në një panel me ish-Sekretarin e Përgjithshën të NATO-s Lord George Robertson, Lord Des Browne ish-Ministër i Mbrojtjes, Lord David Haney Ish-Ambasador i UK në UN dhe BE, deputetët Mark Pritchard e Bob Scot.“Temat kyçe të diskutimit bazoheshin tek agresioni rus ne Ukrainë; ndikimet e Kinës në rajon; qëndrimi i Serbisë ndaj sanksioneve;…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka denoncuar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë. Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka parë se i është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë. Mediat në Kosovë raportojnë se deputeti ka thënë se gjatë intervistimit, se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi. Sipas burimit, Shkreta po ashtu u ka thënë hetuesve se ato para janë mbledhur bashkë me disa familjarë të tij. Në raportin policor që…
Meridian Ramçaj, ish-banor i “Big Brother Vip” ka ironizuar marrëdhënien e Ilir Shaqirit dhe Sabianit, raport që u krijua në shtëpinë e BBV, por u kris pas përfundimit të këtij formati. I ftuar në “Fitstation”, Meridiani, më nota ironie, dha një koment edhe për mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit. “Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë, por prapë vëllait do t’i shkoja në dasmë”, tha ish-banori.
Një aksident me vdekje u shënua mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Vlorë-Llakatund. Shoferja e një automjet përplasi për vdekje drejtuesin e një motori, 69-vjeçarin me iniciale R.H. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk iu mbijetoi plagëve të rënda.