Chelsea shpreson të jetë mes kandidatëve kryesor për të fituar titullin kampion në Premier League, në sezonin që po vjen. Blutë e Londrës janë bërë me pronar të ri dhe financat, nuk pritet të jenë ndonjë problem. Numri një i klubit, Tom Boehly ka dhënë edhe garanci maksimale për merkaton. Kështu, sipas Daily Mail, në dispozicion të Chelsa për dritaren e transferimeve do të jenë 150 milionë funte, të cilat do shfrytëzohen për të blerë 2 futbollistë. Trajneri Tomas Tuchel i ka idetë e qarta dhe kërkon në ekip Ousmane Dembele dhe Raheem Sterling. Dembele është në përfundim kontrate me…
Author: tirana
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të pushimit në qendrat turistike të Maqedonisë së Veriut, apo në destinacionet turistike në vendet fqinje, ndryshe nga vitet e fundit kur pushimi ndahej në tre ose katër pjesë, ose lëvizej në më shumë qendra turistike, thonë qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë. “Vitet e kaluara kur bëja pushimet në Shqipëri, kam pasur mundësi të udhëtoj në më shumë vende të ndryshme turistike, dhe jo të jem i pozicionuar vetëm në një vend të vetëm, por tani me rritjen e çmimit të naftës, shikojmë ofertat që kanë…
Dhjetëra qytetarë janë shtruar në urgjencën e spitalit të Kukësit kryesisht me shqetësime virozësh dhe helmim. Dyshimet e para për këtë fluks kanë ardhur për ujin e fshatit Shtiqën, i cili rezultonte i turbullt. Rreth kësaj problematike mjeku Albert Shehu është shprehur se nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një virozë apo helmim, ndërsa shton se deri në këto momente janë rreth 50 persona të shtruar. Shumica e tyre, 40 janë me bark dhe të vjella, por nuk janë përjashtuar pacientë me diarre e temperaturë. Mjeku sqaroi gjithashtu se pacientët janë nga të gjitha grupmoshat por nuk dihet shkaku…
Temperaturat e larta kanë kthyer zjarret në vend. Edhe në fshatin Jakodin të bashkisë Roskovec në Fier, një zjarr ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit. Flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke dhe janë djegur dhjetëra koshere bletësh. Nga zjarri që mund të përhapet nga era, janë pranë disa banesa dhe rrezikohen stalla pularish.
Kur kanë kaluar tre javë nga vrasja e Aleksandër Sadikajt, hetuesit janë duke verifikuar rreth konflikteve që viktima mund të ketë pasur në vendin tonë për shkak të trafikut të drogës. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se Sadikaj është i përfshirë dhe në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Në dosjen hetimore thuhet se shtetasi me inicilalet D. H., në bashkëpunim me D. M., kundrejt shumës 25 mijë euro kanë negociuar për të blerë 100 kg kanabis në fshatin Buz në Memaliaj. Këtë informacion blutë e kanë siguruar në tetor të 2017-tës, ndërsa kanabisi është marrë në nëntor të vitit…
Liderët e G7-s kanë “ngacmuar” presidentin rus Vladimir Putin të dielën ndërsa u ulën për të drekuar, ndërsa bënin shaka me foton e tij “të famshme” hipur mbi kalë, pa bluze. Drejtuesit e G7 janë mbledhur në një kohë kur lufta në Ukrainë është futur në muajin e pestë dhe Rusia po bombardon Kievin për herë të parë në disa javë. “T’i mbajmë xhaketat? T’i heqim?” Pyeti kryeministri britanik Boris Johnson ndërsa ulej në tryezë me kolegët e tij udhëheqës të ekonomive më të mëdha në botë. “Le të presim për foton”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau. Zyrtarët po përpiqeshin të bënin…
Celuliti për shumë vajza dhe gra është një problem, veçanërisht gjatë verës. Ndonëse ka një sërë metodash që e eliminojnë, një ndër aleatët kundër celulitit janë frutat. Jo të gjithë, sigurisht, por disa që kanë aftësinë magjike për të luftuar celulitin ose për ta reduktuar atë në maksimum. Luleshtrydhet Luleshtrydhet si frutat e tjera të kuqe “punojnë” kundër celulitit. Ata përmbajnë fibra, ujë dhe vitaminë C. Dardha Dardha është e pasur me kalium, ka pak kalori si dhe ka veprim veprim antimikrobik, për të stimuluar qarkullimin limfatik. Ananasi Përshpejton rigjenerimin e indeve, ndihmon tretjen e proteinave dhe nxit largimin e…
Ministria e Shëndetësisë: 827 testime, 284 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 88 të shëruar në 24 orët e fundit Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe…
Për të sjellë në jetë një fëmijë nuk mjafton vetëm dëshira, por nevojiten edhe para. Pandemia dhe kriza aktuale duket se e kanë shtuar dhe më shumë frikën e çifteve të reja, të cilat ndihen të pasigurta financiarisht për të zgjeruar familjen. Pavarësisht ligjit të ri të hartuar nga Ministria e Financave për të zbritur shpenzimet deri në 48 000 lekë, kostot për rritjen e një fëmije janë shumë herë më të larta. Shtrenjtimi i jetesës dhe pagesat e ulëta, bashkë me emigrimin masiv, kanë sjellë dhe rënien e numrit të lindjeve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtesa për tremujorin…
Grabitja me armë e një “Audi Q5” verën e 2020-tës pranë shkëmbit të Kavajës ka zbuluar porosinë për një vrasje të dyfishtë kundrejt pagesës prej 90 mijë. Personi që do të kryente ekzekutimin është Hamid Skuqi, i arrestuar për vjedhjen me dhunë të një mjeti në pronësi të një shtetasi kosovar, bashkë me një shokun tij. Skuqi pas arrestimit ka treguar se makinën e ka vjedhur me mikun e tij për të kryer vrasje, me porosi të një personi që quhej Gazi. Ky i fundit i ka kërkuar ekzekutimin e 2 vëllezëve, banesa e të cilëve gjendej në zonën e…
Sulmet ruse në Kiev mund të jenë “një sulm simbolik” përpara fillimit të samitit të NATO-s të kësaj jave në Madrid, tha sot kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko, sipas skynews Komentet erdhën pasi zyrtarët konfirmuan se një person ishte vrarë dhe pesë u plagosën pas sulmeve ruse në Kiev sot. Ditën e sotme u raportuan sulme në qendrën e Kievit në orët e hershme, sulmi i parë në qytet pas javësh. Dy shpërthime të tjera u dëgjuan në periferi jugore të qytetit më vonë gjatë ditës, tha një reporter i Reuters.
Reperi me famë botërore, Eminem ka folur për fuqinë shëruese. Reperi, 15 herë fitues i çmimit Grammy, mori pjesë në emisionin Sway in the Morning në kanalin Sirius XM Radio 45 dhe u pyet se si repi ka ndikuar në shëndetin mendor. Ai e vlerësoi muzikën rap si terapeutike. “Unë mendoj se kjo është një nga gjërat më të mira të muzikës rap… është se mund të vendosni kaq shumë nga jeta juaj në të. Është terapeutike dhe kështu ka qenë gjithmonë për mua”, tha ai. Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, ka ndarë shumë detaje…