Në një intervistë dhënë së fundmi në televizionin FACE të Sarajevës, presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Čanak, deklaroi se “Rusia synon vrasjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, si dhe “nisjen e një konflikti të ri në Ballkan”. Kjo sipas tij pasi ai “nuk është aleat i besueshëm i Kremlinit”, shkruan “Danas”. Čanak po ashtu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik. Sipas tij, “Putini e ka autorizuar Dodikun që t’i bëjë presion Vuçiçit për të mos i vendosur sanksione Rusisë”, për shkak të sulmit rus…
Author: tirana
Një 61-vjeçar nga Tirana i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur pa shenja jete në banesë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Kol Paparisto”, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 26.06.2022, në Rrugën “Kol Paparisto”, në banesë është gjetur nga familjarët e tij i pajetë, i vetëvarur, shtetasi K. B., 61 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një zjarr ka përfshirë ‘Pyllin e Sodës’ në Vlorë mbrëmjen e sotme, që shënon edhe rastin e tretë për ditën e sotme ku një zonë përfshihet nga flakët. Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të pyllit. Burimet bëjnë me dije se efektivët kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit pranë ish ushqimores në ‘Pyllin e Sodës’. Kujtojmë se ky është rasti i tretë për ditën e e sotme ku një zonë e pyllëzuar është përfshirë nga flakët. Vetëm pak orë më parë u përfshi nga flakët një magazinë në ‘Uznovë’ të Beratit. Si pasojë…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbrëmjen falenderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri. Në fjalën e tij, nuk hezitoi të jepte falënderimet për presidentin Mohammed Hasan Jalood Alshammari dhe zv.presidentin Pirro Dhima ndërsa nuk kurseu sërish një koment për procesin e çeljes së negociatave në BE. “Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me dyer të mbyllura, me kufij, me viza, certifikata. Këtu gjërat janë të thjeshta, miqtë janë perëndia. Kjo gjë nuk është aspak diçka thjesht poetike, por bazohet tek…
Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë i ndodhur në Greqi, ku një 42-vjeçar gjeti vdekjen pasi u dhunua brutalisht nga disa shqiptarë. Sipas mediave greke, raportohet se ndryshe nga sa u tha në fillimi, ishin 5 shqiptarë të cilët pasi i ngacmuan të dashurën, dhunuan për vdekje 42-vjeçarin. Krimi i rëndë ndodhi në Rafinë të Greqisë, jashtë një lokali. Policia greke njofton se viktima është goditur me doreza hekuri, gjë që i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në trup e për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve, sherri i ashpër ka nisur për shkak…
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se protesta e maturantëve është një kambanë e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi. Me anë të një statusi në Facebook, ai thotë se maturantët kanë vite që nëpërkëmben, ndërsa kalvari i tyre në monopatet e një arsimimi aspak cilësor, diskriminues dhe i mangët, përmbyllet me një garë-test mature fiktiv, banal, i metë dhe penalizues. Ai thekson se protesta e tyre nuk është thjesht arsimore, por është tërësore, duke theksuar se në 7 korrik, kur Sali Berisha ka thirrur protestën do të ngrihet zëri edhe për ta. “Alarmi që…
Është zhvilluar këtë të diel mbrëmja falënderuese për delegacionet e 150 vendeve të botës. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria është një vend mikpritës dhe se nga një vend i vogël si Shqipëria dalin talente. Më tej shtoi se të gjithë të ftuarit mund të ndihen si mbretër, duke shtuar se peshëngritësit janë vërtet një frymëzim për vendin. “Në rast se dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria. Herën tjetër mjafton vetëm një autorizim nga Mehmet Pasha i botës së peshëngritjes dhe ejani kur të dëshironi. Ne na…
Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje. Situata më problematike është krijuar në rrugën që lidh Shëngjinin dhe aksin drejt Milotit. Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, duke sjellë shpesh bllokim total të qarkullimit. Problematike e njëjtë është çdo fundjavë në këto akse rrugore, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve. Kjo fundjavë e fundit e muajit qershor solli mijëra pushues në plazhet e Lezhës.
Kanadaja dislokoi dy anije luftarake në Detin Baltik dhe Atlantikun e Veriut të dielën, duke iu bashkuar një çifti fregatash që tashmë ndodhen në rajon në përpjekje për të përforcuar krahun lindor të NATO-s në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Anijet Kanadeze të Madhërisë së Saj (HMCS) Kingston dhe Summerside do të jenë në një dislokim katër mujor si pjesë e “masave të parandalimit në Evropën Qendrore dhe Lindore” të nisura në 2014 pasi Moska aneksoi Krimenë, tha marina kanadeze në një deklaratë. Deri në tetor, anijet do të marrin pjesë në stërvitjet detare të pastrimit të minave dhe…
Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore. Policia njoftoi pak më parë se një incident kishte ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Valbonës. Bëhej e ditur se dy alpinistë kishin mbetur të bllokuar rreth orës 18.00 ndërsa eksploronin zonën, për shkak të terrenit të thepisur. Pas marrjes së njoftimit në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë…
Laçi ka fituar miqësoren e parë, kundër Gjilanit në stadiumin e Pogradecit. Kurbinasit triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1, me përmbysje. Mevlan Zeka i ndëshkoi bardhezinjtë në pjesën e parë, ndërkohë që u përgjigj Sebastian Spahiu. 45 minutat e pjesës së parë u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa në pjesën e dytë Mazrekaj shënoi golin e fitores për Laçin.
Gratë në SHBA kanë paralajmëruar se nuk do të kryejnë më marrëdhënie seksuale me meshkujt në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë nga Gjykata Supreme për ndalimin e abortit. Sipas raportimeve në vend nisën protesta që pas vendimit të së premtes për të përmbysur të drejtën federale të grave e vajzave për abort. Tashmë 26 shtete pritet të kufizojnë më tej ose të ndalojnë plotësisht abortet. Dhe tashmë, disa janë duke bërë thirrje për ndalimin e seksit “derisa të drejtat e abortit të jenë ligj federal” pasi thirrjet për një “grevë seksuale mbarëkombëtare” kanë marrë vrull në mediat sociale. “Gratë…