Author: tirana

Java e fundit në vend ka parë një rritje të raste të reja nga Covid-19. Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë, por e rëndësishme është se çdo valë që vjen është më e lehtë, pavarësisht infektimeve që mund të jenë edhe më të larta. “E para Covid-19 nuk ikën, nuk do të zhduket ndonjëherë. Ajo që ndryshon është përshtatje me të. Kemi një situatë ku kemi një nënvariant të Omicron, i cili në Europë ai po shtohet. Nuk janë shifrat e rasteve pozitive ku duhet ta kemi vëmendjen. Nën varianti BA5 i Omicron është aktualisht…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit, këtë të hënë dështoi nisja e procesit gjyqësor për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila ka liruar nga burgjet e vendit shumë të fortë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosformimi i trupës gjykuese, pasi mungonte gjyqtarja Saida Dollani. Enkelejda Hoxha u dënua në Shkallë të Parë me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, dënim që e shleu me kohën e qëndrimit në paraburgim dhe u lirua rreth dy javë më parë. Hoxha kërkon në Apel prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe marrjen e pafajësisë. Enkelejda Hoxha akuzohet nga…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë virtualisht në samitin e G7, i cili do të japë fjalim online për situatën në Ukrainë. Udhëheqësi i Kievit nuk do të ndryshojë kërkesën që bën vazhdimisht për sisteme moderne të mbrojtjes ajrore. Liderët e G7 u takuan dje në Bavari për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj në ekonominë botërore.

Read More

Në Bibione të Italisë, mëngjesin e kësaj të hëne janë përfshinë 3 shqiptarë në një konfilikt ku nuk munguan as armët, e ku një prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00. Sipas të dhënave të para, mësohet se një shqiptar rreth 55-vjeç trokiti në derën e një tjetër bashkëkombësi. 55-vjeçari nxori pistoletën dhe qëlloi 3 herë në drejtim të personit në fjalë, i cili ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes autoritetet ndaluan dy prej shqiptarëve, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në…

Read More

Me rritjen e cmimeve të hidrokarbureve, Konfindustria shpreh shqetësimin për problematikat me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë. Po ashtu sipas raportit, theksohet se shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të cmimit të karburanteve. Abuzimet me volumet e tregëtura janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe…

Read More

Maturantët që kishin zgjedhur biologjinë në listën e lëndëve me zgjedhje, dolën më të pakënaqurit pas provimit, duke pretenduar se pyetjet ishin jashtë programit. Këtë të hënë janë publikuar notat, ku mesatare e përgjithshme e notave të marra është 7.74. Në total, 5975 maturantë zgjodhën biologjinë si provim me zgjedhje, ku 59 prej tyre janë vlerësuar me notën maksimale 10.00. Kurse 125 prej këtyre maturantëve nuk kanë mundur të kalojnë pragun e pikëve kaluese, duke u vlerësuar me notën katër.

Read More

Një ngjarje në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe ishte gati të shkonte në tragjedi. Një 29-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij. Falë veprimeve të shpejta, Policia ka kapur dhe arrestuar të riun, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Njoftimi i plotë Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij, vihet në pranga 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së…

Read More

Në Kharkiv të Ukrainës, banorët çdo ditë e më shumë zgjohen mes shkatërrimeve ruse të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha në ndërtesa. Për herë të parë pas tre muajsh janë rikthyer sulmet edhe në kryeqytet, në Kiev. Forcat zjarrfikëse të Ukrainës nxorën trupin e një viktime i cili u gjet në ndërtesën e goditur nga një raketë. 14 raketa goditën rajonin e Kievit gjatë të dielës, por sulmet u shtrinë edhe përtej kryeqytetit. Rusia mohon të ketë targetuar civilët, por bëri me dije se raketat goditën tre qendra ushtarake në veri dhe perëndim të Ukrainës, duke përfshirë një qendër…

Read More

Këtë të hënë janë bërë publike rezultatet e provimit të fundit nga maturantët, ai lëndëve me zgjedhje. Sipas rezultateve, provimin e lëndës me zgjedhje e kryen në total 29775 maturantë. 1144 maturantë ngelën duke marrë notën 4.00, ndërsa 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 96.16% ndërsa nota mesatare është 7.52. Kliko ketu

Read More

Këtë të hënë pritet që maturantët të mbajnë sërish një protestë kundër provimit të maturës, por ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi thoteë se pas një pune konsultuese dhe vlerësuese intensive disa ditore me mësues dhe ekspertë të fushës, u bë vlerësimi i cilësisë së testit. Përmes një deklarate për shtyp, Kushi shprehet se shumë prej maturantëve kanë shkëlqyer, madje përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit. Për të nuk pati gabime shkencore ndërsa thotë se pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë. Deklarata e…

Read More

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë, duke filluar nga kjo e hënë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë me dije se Lajçak do të takojë kryeministrin Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkisë ndërkombëtare në vend. “Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Fjalimi për media i EUSR Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më…

Read More

Krerët e shteteve dhe qeverive të G7 u mblodhën në Alpet bavareze për samitin e tyre. Takimi zhvillohet nën përshtypjen e luftës në Ukrainë. Iniciativat e para mbështetëse për Kievin janë tashmë të njohura. Në tre ditët e ardhshme, politika botërore do të zhvillohet përballë panoramës së Alpeve bavareze. Në Kështjellën Elmau filloi Samiti i shtatë vendeve industriale demokratike kryesore. Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive të G7 për takimin e tyre vjetor. Debatet do të fokusohen në situatën ekonomike botërore dhe politikën e sigurisë. Gjatë samitit, në qendër të debateve do të jenë…

Read More