Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se në samitin e vendeve ekonomikisht më të zhvilluara në botë G7, do të vendosen sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Këto burime thonë se sanksionet e reja do të përfshijnë ndër të tjera edhe fushën e prodhimeve ushtarake dhe furnizimin e Rusisë. Qëllimi është që Rusisë t’i pamundësohet qasja tek teknologjia e re ushtarake. Është vendosur po ashtu që të shtohen doganat ndaj prodhimeve ruse dhe që këto të ardhura të ndahen për të ndihmuar Ukrainën, thuhet në kornizat e samitit. Gjatë ditës do të vendoset edhe për masa të…
Author: tirana
Një konflikt i ndodhur në Shëngjin për shezlonget degradoi me përdorimin e lopatave ku më pas personat e përfshirë në sherr u përplasën fizikisht edhe me grushte. Ishte Paris Deda i cili goditi Armando Markun me sende të forta (lopata), i cili pësoi dëmtime poshtë vetullës. Sakaq policia ka dhënë detaje rreth sherrit të ndodhur, duke zbardhur ngjarjen. Sipas policisë është shpallur në kërkimi 48-vjeçari Paris Deda pasi goditi 45-vjeçarin Armando Marku, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje…
Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin mbi dënimin e Bardh alias Farbardh Hoti, i akuzuar se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë. Hoti, me 4 gjeneralitete, u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë. Ndaj tij u la masa e dënimit me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. KOMUNIKIM PËR MEDIANKomunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme…
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, në raportimin e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në një moment po jepeshin informacione të cilësuara sekrete, dhe u desh ndërhyrja e një gjenerali që situata të kalojë. “Duhet të bashkoheni me mua, jo kundër meje dhe shtetit shqiptar për të mbrojtur interesat e një kompanie”,-tha Peleshi.
Pasi fitoi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, aktori Johnny Deep mori një shifër të majme si dëmshpërblim. Pas kësaj gjërat duken akoma më të thjeshta për aktorin, pasi thuhet se po i ofrohet një shumë marramendëse parash për t’u rikthyer në rolin e Kapiten Jack Sparrow tek filmi Piratët e Karaibeve. Mesa duket, fansat e aktorit mund të kenë arritur më në fund dëshirën e tyre pasi një raport i ri pretendon se yllit i është ofruar një marrëveshje krejt e re nga Disney, me vlerë 300 milionë dollarë. Tani pritet që vetë aktori të konfirmojë zërat dhe…
Në pothuajse mbarë vendin, avokatët po vijojnë bojkotet ndaj seancave gjyqësore, si shenjë që janë kundër hartës së re gjyqësore. Por Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela është shprehur pro dhe i ka nisur Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja një letër ku shprehet se vlerëson pozitivisht këtë riorganizim të ri. “Në këtë vështrim sipas kushtetutës dhe ligjit përfshihet sistemi i prokurorisë me ndikim në riorganizimin e prokurorive pranë gjykatës së Shkallës së Parë dhe prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit me juridiksion të përgjithshëm sipas kompetencave të gjykatave, riorganizim të cilin e vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësimin e funksionalitetit, eficent në…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi hodhi poshtë mundësinë që ishulli i Sazanit të provatizohet apo të kalojë në përdorim të ndonjë individi privat. Ai u pyet në Komisionin e Sigurisë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, sipas të cilit dyshohet që edhe zjarret në ishull kanë qenë të qëllimshme. Salianji: “Pritet të ketë zjarre, po ngaqë nuk i shuani dot dhe e merrni me të qeshur këtë punë, prandaj u kemi thirrur përpara. A keni dijeni, kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligark që kërkon në përdorim apo privatizim ishullin e Sazanit duke u kërkuar ta nxirrni…
10 vitet e fundit problematikat e marrëdhënieve me institucionet e drejtësisë së komunitetit të gazetarëve janë shumfishuar. Përfaqësuesi i komunitetit të gazetarëve, Aleksandër Çipa evidenton tipologjitë e këtyre problematikave. “Çdo subjekt që atakohet nga një raportim prej reporterit i adresohet gjyqësorit. Në jo pak raste ka akuza juridike të një botuesi ndaj botuesit tjetër. Shumë prej institucioneve, nëqoftëse më pëpara hezitonin për të hapur procese ndaj gazetarëve, tashmë e kanë shpeshtuar”. Elda Noçka, një ndër organizatoret e këtij studimi shprehet se për herë të parë në Shqipëri është hartuar një historik i çështjeve gjyqësore me palë gazetarë. “Për një periudhë…
Një 10-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Tiranë. Nëna e djalit, Fatjona Ludi ka bërë kallëzim në polici pasi djali nuk është kthyer në shtëpi. Policia ka nisur kërkimet, dhe mësohet edhe se i mituri është larguar nga shtëpia edhe dy herë të tjera. Ende nuk dihen shkaqet e largimit të tij.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë e Madhe në Kavajë. Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të përdhunojë një grua. Policia informon se në pranga ka përfunduar i riu me inicialet E.H. Sipas policisë, ky person ka tentuar të përdhunojë një 37-vjeçare.
I pranishëm këtë të hënë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ndër të tjera se Shqipëria nuk ka mundësi që të blejë një avion 50 milionë euro, që shërben për shuarjen e zjarreve. “Mendoj se një vend i vogël si Shqipëria s’ka leverdi që të investojë për një helikopter për shuarjen e zjarreve. Jemi një vend i vogël dhe s’ja vlen që të kemi një avion tonin. Edhe nëse i kemi 50 mln euro s’mund t’i investojmë atje për ta përdorur një muaj, shtuar dhe kostot e mirëmbajtjes, që janë të mëdha. S’ka kompani…
I pranishmëm virtualisht në Samitin e G7, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se dëshiron që lufta të përfundojë para se të nisë dimri. Për të moti në atë periudhë do ta bënte më të vështirë luftën në fushëbetejë, si dhe u ka bërë thirrje liderëve që të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës para fundit të vitit. Zelensky po ashtu ka kërkuar ndihmë për rindërtim të shtetit, sisteme për mbrojtje, ndihmë për të nxjerrë grurin jashtë shtetit, si dhe garanci për sigurinë. Ai po ashtu u ka kërkuar liderëve që të rrisin sanksionet kundër Rusisë. Liderët perëndimorë janë duke…