Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Grabiti 150 mijë euro në Francë, GJKKO merr vendimin për shqiptarin me 4 emra

14:10 / June 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjkko 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin mbi dënimin e Bardh alias Farbardh Hoti, i akuzuar se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë.

Hoti, me 4 gjeneralitete, u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë. Ndaj tij u la masa e dënimit me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen me nr. 38 akti, datë 04.04.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurit B.H. (alias F.H., alias F.D., alias B.D.), ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr.10 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me faktin penal, cilësimin juridik të faktit penal, masën e dënimit të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.) për veprat: “Vjedhja”; “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, vepra të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara përkatësisht nga nenet 134 paragrafi i tretë, dhe 287/b, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe llojin sigurisë së burgut dhe shpenzimeve proceduriale.
2. Ndryshimin e vendimit nr.10 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër si më poshtë:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.) për veprën penale “Vjedhja”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 134 paragrafi i dytë, në lidhje dhe me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në aplikim të nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.), me 11 (njëmbëdhjetë) burgim.
– Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.), me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

‘Territorialja’/ Berisha me aleatët 5 ditë para votimit në Kuvend: Drafti i PS i njëanshëm/ Përballet me kritika nga aleatët dil kryeso protestën

11:58 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.