Në Komisionin e Sigurisë po raporton Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ku për situatën e zjarreve në vend, tha se përgjatë verës do të kemi. Kurse deputeti demokrat Xhaferaj tha ndër të tjera se duhet vënë helikopterët në punë, e jo që shuarja e zjarreve të bëhet me lopata.
PJESË NGA BISEDA:
Niko Peleshi: Tani nëse pretendohet se nuk do të ketë asnjë zjarr në të gjithë territorin.
Xhaferaj: Nuk pretendoj që të mos kemi zjarr, por të kemi një helikopter në punë.
Peleshi: Kërkoj ndjesë nëse tingëlloi ironike. Më lëni ta përfundoj. Ne kemi pasur vetëm një zjarr në Sazan dhe zoti Xhaferaj bën sikur është bërë nami. Unë uroj që jo, por do kemi shumë zjarre para, se ka verë të nxehtë para. Nuk kam eksperiencë të jashtëzakonshme, në të gjithë këto sektorë jam marrë me emergjencat. Përballja nuk është çështje që zgjidhet vetëm.
Përsëri nuk dua t’i largohem përgjegjësisë. Duhet ta luftojmë mentalitetin që zjarrin e shuan forca e armatosur me helikopter. është e pamundur, edhe sikur të kishim buxhetin e Greqisë, apo dhe Turqisë. Na duhet që të bëjmë reagimin zinxhir. Në Karaburun bëhej 3 orë ngjitje, ç’mund të merrje me vete? Një lopatë do merrej.