Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës djalin e ish-kreut të GjK, Altin Abdiu

11:14 / June 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Altin Abdiu pas seances
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, i cili është i biri i ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiut. KPK bën të ditur se rezulton se Abdiu nuk kishte burime për justifikim të pasurisë.

Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 ai shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Fatin e tij në drejtësi do ta japë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që jep vendimin përfundimtar në procesin e vettingut. Altin Abdiu është i biri i Fehmi Abdiut, i zgjedhur që nga viti 1998 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,  të cilin e mbajti deri në vitin 2004.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Altin Abdiu deklaronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 22.3 milionë lekëve.

Subjekti zotëron likujditete bankare prej 2.8 milionë lekësh, pasuri të patundshme me vlerë 16.2 milionë, automjet me vlerë 950 mijë lekë si dhe kursime në kash prej 2.2 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar kapin vlerën 14.2 milionë lekë dhe vijnë kryesisht nga paga e gjyqtarit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, rezultoi një vit me probleme.

Subjekti Altin Abdiu rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë që ka deklaruar në vitin 2004, sipas BIRN.

Për ketë vit subjekti bashkë me prindërit deklaron blerjen e  6/12 pjesë të vilës që kishin në bashkëpronësi në fshatin turistik Golem Kavajë, blerë pa dokumente pronësie, pasi kjo pronë nuk është akoma e hipotekuar.

Burimi financiar deklarohet të jetë nga kursimet vjetore, por të ardhurat e vetëdeklaruara për vitin 2004 si dhe kursimet nga vitet e mëparshëm janë të pamjaftueshme për të mbuluar blerjen prej 4 milionë lekë të kësaj pasurie. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026

Shkodër/ Arrestohet 28-vjeçari, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

11:09 / October 3, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.