Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë. Një Koncept i ri Strategjik do të miratohet duke përshkruar Rusinë si “kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë ndaj Aleancës”. Ndërkohë që Kina përmendet për herë të parë si një nga sfidat e së ardhmes për NATO-n, edhe pse Aleanca nuk ndan vijë kufitare me të. Kjo është arsyeja që udhëheqësit e shteteve, të cilët e shohin me shqetësim rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe teknologjike të Kinës, të tilla si Australia, Japonia, Korea e Jugut…
Author: tirana
Turi i vizitave nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, vijon këtë herë me vizitën në Izrael. Nano zhvilloi një takim miqësor dhe të frytshëm me homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit, Yaakov Shabtai. Nano dhe Shabtai, gjatë këtij takimi, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë shqiptare dhe asaj izraelite, si dhe me agjencitë e sigurisë në Izrael. Në fokus të takimit ishin shkëmbimi i përvojave më të mira në punës në krye të institucioneve përkatëse, ndikimi i përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, si dhe forcimi i…
Pas Romelu Lukakut, ka mbërritur edhe Kristjan Asllani ka mbërritur në Milano. Mesfushori shqiptar është duke kryer në këto momente vizitat mjekësore në klinikën “Humanitas”. 20-vjeçari u transferua tek Interi nga Empoli për shifrën e 14 milionë euro plus bonuse. 🔴 #Inter, l'arrivo di #Asllani all’Humanitas per le visite mediche👉 @ivanfcardia pic.twitter.com/0O7dn2B0gI— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 29, 2022
Kur jemi edhe pak ditë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha, e para kjo që nga rikthimi i ish-kryeministrit në krye të Partisë Demokratike. Berisha është shprehur se shqiptarët janë gati të ngrihen në protestë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij për shumë arsye. E fundit që ka qenë edhe shkaku i protestës është ngritja e çmimeve të shportës dhe karburanteve, të cilën qeveria e justifikon me luftën në Ukrainën dhe krizën që ka përfshirë të gjithë botën. PD tanimë ka zbuluar edhe sloganin, “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’me duhet mua”. Berisha ka ftuar të gjithë partitë…
Vllaznia zyrtarizon rikthimin e Herald Markut. Pritej zyrtarizimi dhe kështu ndodhi 2 orë përpara nisjes së skuadrës drejt Austrisë ku do të qëndrojë deri më datën 13 korrik për fazën përgatitore. 26-vjeçari e mbylli sezonin me 27 ndeshje dhe dy gola të shënuar me Partizanin ku nuk arriti të fitonte mbështetjen e plotë duke kaluar një sezon të vështirë, çka e bëri të kërkonte rikthimin në Shkodër ku është rritur profesionalisht si lojtar.
Liderët e NATO-s pritet që të arrijnë pajtueshmëri për një përforcim të madh të aleancës në krahun lindor, kur të takohen sot në Madrid. Qëllimi i këtij vendimi është forcimi i aleancës, pas pushtimit rus në Ukrainë. Ky vendim përbën “ndryshim themelor në parandalim dhe mbrojtje”, brenda aleancës, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në nisje të samitit treditor. Ai ka thënë në disa komente paraprake se vendimet e këtij samiti do të bëjnë rishikimin më të thellë të politikave për mbrojtje prej Luftës së Ftohtë. Lufta në Ukrainë ka krijuar një atmosferë të re brenda aleancës…
Këshilli i Ministrave për Mjedisin i vendeve të BE-së ka arritur një marrëveshje gjatë mbrëmjes së djeshme si masë ndaj mbrojtjes së klimës, e cila parashikon ndër të tjera uljen e 100% të emetimeve të CO2 deri në vitin 2035 për makinat dhe furgonat e reja. Kjo do të thotë një “dritë jeshile” për të ndaluar shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë deri në vitin 2035. Kjo paketë do t’i lejojë BE-së të reduktojë emetimet neto të gazeve serrë më të paktën 55% deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990 dhe të arrijë neutralitetin…
Atdheu i cili është bombarduar nga Rusia prej më shumë se 4 muaj, e kanë lënë më shumë se 13 milionë ukrainas. Pesë milionë janë larguar në vendet fqinje, ndërsa tetë milionë të tjerë mendohet se janë zhvendosur po brenda Ukrainës, nga një qytet në tjetrin. Kohët e fundit, me qindra mijëra janë kthyer në vendin e tyre, veçanërisht në qytete si Kievi. Ku po shkojnë refugjatët ukrainas? Në shifrat e përditësuara, OKB-ja thotë se, që nga 9 qershori, më shumë se 4.9 milionë refugjatë nga Ukraina janë regjistruar në të gjithë Europën. Më shumë se 3.2 milionë kanë aplikuar…
Edhe pse një zë kritik ndaj qeverisë, djali i ish-presidentit Rexhep Mejdani, Denion Mejdani sapo është emëruar në krye të qendrës për rehabilitimin e të kthyerve nga aktivitetet terroriste. Emërimi i tij është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Më herët Meidani ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB-së së burgjeve kur ministër Drejtësie ishte Gazmend Bardhi, në kohën e qeverisë teknike para zgjedhjeve të 2017. Qendra e cila rehabiliton të kthyerit nga kampet e terrorizmit deri pak ditë më parë ishte drejtuar më parë nga Ledi Dervishi.
Barometri i Ballkanit edhe këtë vit e rendit Shqipërinë më arsimdashësen në rajon, pasi gjysma e të anketuarve mendojnë se progresi në jetë vjen nëpërmjet arsimit. Kur shqiptarët u pyetën se “Çfarë është gjëja më e rëndësishme për ecur para në jetë”, 50% e tyre u përgjigjën “Të kesh arsimin të mirë”. Përqindja e shqiptarëve që lidh progresin me arsimin është më e lartë se në vendet e tjera të rajonit. Vetëm 24% e boshnjakëve mendojnë se arsimi është baza e progresit në jetë, 15% e shtetasve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 21% e malazezëve dhe 21% e serbëve. Besimi…
Mbrëmjen e djeshme policia e Fierit ka shkuar për kontroll në një lokal në Fier, por katër djem të rinj kanë kundërshtuar veprimet e uniformave blu duke shkaktuar momente tensioni. Për pasojë, policia ka arrestuar shtetasit, J.T, 20 vjeç, E.M, 23 vjeç, A.M, 22 vjeç dhe E.K 20 vjeç, banues në Fier. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në…
Plazhet në zonën e Gjirit të Lalëzit që prej vitesh janë shndërruar në oazin e pushuesve ditor të banorëve të kryeqytetit. Me infrastrukturë të dedikuar kryesisht për familje mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon ato janë bërë të papërballueshme. Përveç naftës çmimet e çadrave dhe shërbimeve të tjera janë rritur së paku me 60% këtë sezon. Shpenzimet ditore për një person që udhëton nga Tirana me automjetin e tij në një nga plazhet më të lira të Shën-Pjetrit në zonën e Gjirit të Lalëzit arrijnë 3500 Lekë nga 2100 Lekë që ishin vitin e kaluar, nëse merren në konsiderate…