Author: tirana

Për Blendi Fevziun rreziku në udhëtime është po aq i njëjtë sa edhe kur nuk je në një rrugëtim. Ai kujton luftërat në të cilat ka qenë, që i përshkruan më të tmerrshme kur lexon për to apo i sheh në televizor se sa kur ndodhesh aty. Në luftën e Afganistanit, kur raportohej tmerr e frikë, Fevziu kthehet pas në kohë, në udhëtimin e tij me Andi Bushatin në Kabul. Në shkatërrimin e luftës, ndodhi një takim krejt i rastësishëm dhe i çuditshëm, por që nxiti edhe një vizitë unike për të marrë pak nga shija e Kabulit. “Kur ishim në…

Read More

Policia ende nuk e ka të qartë se kush mund të ketë dashur të eliminojë Suida Kukën në Shkodër, vetëm 28 vjeçe, me profesion stomatologe. Policia është duke verifikuar vendimet që ajo ka marrë në detyrën që pa ushtruar më herët në Kukës si drejtore e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër. Policia po përpiqet të zbulojë nëse gjatë kësaj periudhe ka qenë apo jo dikush i prekur prej kësaj veprimtarie që mund të çojë deri në vendosjen e një bombe poshtë makinës. Po ashtu, një pistë tjetër është dhe ajo e ndonjë gjobe të papaguar. Mësohet se babai i saj…

Read More

Zgjerimi i NATO-s sipas Presidentit rus Vladimir Putin, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit të tij. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në aleancë ka të ngjarë të perceptohet si një provokim. Ministria e jashtme e Rusisë thotë se të dy vendet janë paralajmëruar për “pasojat” e një lëvizjeje të tillë. Ish-kryeministri finlandez Alexander Stubb sugjeroi se një rrezik më real ishte sulmet kibernetike ruse, fushatat e dezinformimit dhe shkeljet e herëpashershme të hapësirës ajrore. Turqia dje i dha dritën e shumëpritur jeshile hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO-s, duke tërhequr veton me të cilën mbante të…

Read More

Një 46-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. I arrestuari është shtetasi me iniciale Y. A., 45 vjeç, banues në Tiranë. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. A., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

Read More

Një familje nga Shkodra është gëzuar me trenjakë. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në mediat sociale. Trinjakët Uneis, Siar dhe Aert, kanë dalë sot nga spitali pas disa javësh të vështira në terapi intensive te “Koço Kliozheni”. OGERTA MANASTIRLIU NË FACEBOOK “Lajm i bukur Trenjakët Uneis, Siar dhe Aert 😇😇😇 që kanë gëzuar familjen Tahiri nga Shkodra, sapo kanë dalë nga spitali, pas disa javësh të vështira në terapinë intensive në SUOGJ Koco Gliozheni, ku stafi mjekësor ka bërë një punë fantastike 🙏🏼 #JetëTëGjatë” /abcnews.al/

Read More

Imagjinoni se keni fituar 2 milionë euro duke u marrë me trafik droge. Paratë i keni me thasë të fshehura në bodrum; janë që të gjitha kartëmonedha të prerjeve të vogla, 5, 10 apo 20 euro, të mbledhura ashtu siç janë paguar nga përdoruesit e drogës. Askush nuk ka çfarë t’ju bëjë për sa kohë paratë i keni në bodrum dhe ju zgjidhni të bëni një jetë modeste e të mos bini në sy si posedues i shumave të mëdha të parave. Problemi është se të pasurit e kaq shumë parave është si një lloj bombe që mund të shpërthejë.…

Read More

Një 23-vjeçar nga Shqipëria, është shpallur në kërkim në Gjermani për vrasjen e një 31-vjeçari. Fisnik Hoxha dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë. Ngjarja ka ndodhur në Kiel mbrëmjen e së hënës. Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve. Pas krimit, i riu u largua nga skena e krimit dhe kjo ka bërë që autoritetet ta shpallin atë në kërkim. Po ashtu prokuroria ka ofruar 3 mijë euro dëmshpërblim për informacionet që çojnë në arrestimin e tij. Autoritetet dyshojnë se Hoxha mund të jetë i armatosur, prandaj bëjnë thirrje për kujdes.

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Agents”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit: – A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet…

Read More

Prej 4 muajsh Rusia sulmon dhe bombardon Ukrainën, ndaj dhe NATO po forcon krahun verior të Aleancës, i cili mund të bëhet një front i ri i nxehtë. Italia ka dërguar disa nga avionët e saj luftarakë më modernë F35 të cilët prej ditësh po fluturojnë mbi Islandë dhe po monitorojnë dhe Rusinë. Mediat kanë zbuluar se kontingjenti italian ka marrë urdhër për një ndërhyrje të menjëhershme nëse do të ketë raste të shkeljes së hapësirës ajrore. Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta, 2 avionë F-35B me ngritje të shkurtër të Forcave Ajrore Italiane u vendosën për një javë në…

Read More

Del videoja nga momenti kur biznesmeni grek Theodoros Kousathanas rrihet me levë nga dy persona, një prej tyre nga Shqipëria. Pamjet e rrahjes së tij janë fiksuar nga një banesë pranë vendit ku iu vu pritë biznesmenit, ndërsa duket qartë dhuna që ushtrohet ndaj tij edhe me mjete të forta, si leva. Siç shihet në fragmentin e transmetuar nga MEGA, autori zbret nga mjeti i vjedhur dhe e godet fort shënjestrën e tij, por më pas largohet para se të bjerë shumë në sy tek banorët e zonës. Megjthatë biznesmeni ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në një spital privat…

Read More

Dimër 91. Në Tiranë, për herë të parë, mbërriti kryeministri i Greqisë, zoti Micotaqis. Në fuqi ishte ende Ramiz Alia. Sigurimi i shtetit bënte ligjin dhe Maliqin. Ishte ky sebepi, që Berisha parapëlqeu si përkthyes Filip Çakulin. Për ta ndjekur sa më mirë debatin, duhet thënë se në atë mot, miku im, ende nuk ishte njohës i mirë i greqishtes edhe pse një ditë kishte shkëmbyer një replikë “me bereqet” me Abdi Baletën. Abdiu: – Ti, Filip, je filo grek! Filipi: – Jo i dashuri Baleta! Unë jam filo shqiptar dhe grek safi! Por le të kthehemi te biseda mes…

Read More

Në Madrid të Spanjës ka nisur punimet Samiti i NATO-s, ku mes 40 liderëve ka mbërritur presidenti i SHBA-së Joe Biden, i cili planifikon të njoftojë një forcim të konsiderueshëm të forcave përgjatë krahut lindor të aleancës pasi lufta e Rusisë në Ukrainë nuk tregon shenja ngadalësimi. Udhëheqësit e NATO-s kanë hyrë në bisedime pasi Turqia hoqi kundërshtimet e saj ndaj bashkimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake, duke krijuar terrenin për dy vendet neutrale për një kohë të gjatë për të hyrë në bllokun mbrojtës. Liderët planifikojnë të bien dakord për angazhime të reja të mëdha të sigurisë,…

Read More