Author: tirana

Një aksident sa i pazakontë aq edhe tragjik i mori jetën një burri në Dibër. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me iniciale N. B., i cili teksa po zbriste nga makina e parkuar ku ishte pasagjer, u rrëzua aksidentalisht. Sipas policisë 60-vjeçari mori dëmtime të rënda në kokë. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, autoritetet thonë se vijojnë hetimet.

Read More

Muze, ushqim të mirë, por ka edhe nga ata që duan të jetojnë një ditë të plotë erotike. Për të gjithë turistët flirtues, vendi është Las Vegas. Lista u përpilua dhe qytetet u vlerësuan nga “The Bottle Club” dhe kriteret e zgjedhura ishin të shumta dhe të ndryshme për një rezultat më objektiv. Nga numri i klubeve të zhveshjes dhe hoteleve me gjysmë dërrasë te ngjarjet seksuale dhe baret me shampanjë dhe ushqime deti, kryeqyteti britanik është më i mirë se Las Vegas në pothuajse çdo mënyrë dhe me të drejtë. Për sa i përket joshjeve thjesht të çuditshme të…

Read More

Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër duket se ka qenë shpëtimi i Suada Kukës nga shpërthimi i mundshëm. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije, se Suida Kuka, ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj. Menjëherë pas këtij mesazhi, ajo ka marrë në telefon forcat e Policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit. Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë më 7 korrik në shesh, në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë “Rama 3”. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se thirrja për protestë është publike, edhe si e tillë nuk do të jetë protestë e 1 apo 2 partive politike, por një protestë ekonomike. “7 korriku është mënyra më e mirë për të ngritur shpresën e qytetarëve për të protestuar, nuk ka rëndësi se kush e thërret këtë protestë, ajo nuk do të jetë protestë e 1 ose 2 partive politike, por protestë ekonomike, nëse dështon kjo e…

Read More

Shërbimet e Postës së Policisë Klos, pas marrjes së informacionit, se në fshatin Kurdari, shtetasit D. B. dhe S. L. po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit. Si rezultat i hetimeve të kryera, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. B., 46 vjeç, banues në Klos, pasi për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin S. L., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë…

Read More

Nëna 25-vjeçare që humbi jetën në Berat në mënyrë tragjike sëbashku me të birin 6-vjecar ka kryer manovër të gabuar gjatë drejtimin e mjetit. Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini ka shpjeguar se rruga ku ajo ka kryer parakalim ka qenë shumë e ngushtë. Ai thekson se në raste të tilla, nuk mund të kryesh parakalim, pasi të çojnë në aksidente rrugore. “Pa patur hapësirën e nevojshme nuk mund të kryesh parakalim. Përballë ka pasur një kamion. Duhet ta kishte ndihmuar duke u spostuar sa më djathtas dhe të ulte shpejtësinë se ajo ka qenë në përfundim të parakalimit. Mendohet…

Read More

Policia ka përfunduar ekspertizën në lidhje me aksidentin tragjik të dy ditëve më parë në Berat ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj me të birin e saj 6-vjeçar. Makina, me të cilën ata udhëtonin përfundoi në lumin Osum duke mos i dhënë asnjë shans nënës dhe fëmijës që të shpëtonin. Specialisti i Qarkullimit Rrugor, i cili ka edhe detyrën e OPGJ-së, Lorenc Tanushi bën me dije për ABC se shkaku i aksidentit ka qenë “humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, shoqëruar me manovrime majtas-djathtas”. Sipas tij, kjo sjellje është tipike për shoferët e rinj, ashtu siç ishte 25-vjeçarja Klaudia…

Read More

Ea Zogaj është fituesja e madhe e spektaklit të talenteve “Gjeniu i Vogël 8”. Me një vendim unanim nga të katër anëtarët e jurisë, 10-vjeçarja nga Shkodra u zgjodh zëri më i mirë mes 12 finalistëve. “Jam shumë e emocionuar më e lumtur se kurrë, nuk di çfarë të them. Nuk flas dot nuk e di edhe e prisja dhe jo”,-tha pas fitores.

Read More

Shoqata atdhetare “Vëllazërimi Kuçiot”, një nga anëtarët e të cilës A. Sulaj, kanë kundërshtuar ngritjen e HEC në zonën e mbrojtur, çka sipas tyre do të shkatërronte faunën dhe florën në Buronjat e Kuçit dhe Lëpushë, vendburim i lumit Shushicë (lumi i Vlorës), degë e lumit Vjosa. Postimi i plotë Të dashur miq e vëllezër, Së pari, doja të kisha mirëkuptimin tuaj të dashur vëllezër e motra Kuçiot kudo që jetoni, mirëkuptimin për: Personalisht nuk kam asnnjë interes që lidhet direkt apo indirekt, me ndërtimin a mosndërtimin e Hidrocentralit në këtë zonë. Si të bëhet, si të mos bëhet ky…

Read More

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ndodhet në Beograd për vizitë zyrtare, pasi e kishte paralajmëruar te Samiti i “Open Balkan” që u mbajt në Ohër. Abazoviç u prit me ceremoni zyrtare nga homologia e tij serbe, Ana Brnabiç. Abazoviç do të qëndrojë në Serbi për dy ditë dhe përveç kryeministres serbe, do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeparlamentarin Ivica Daçic. Dritan Abazoviç e kishte paralajmëruar vizitën në Beograd nga Ohri, ku kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”.

Read More

Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e 21-Dhjetorit, çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3 mujshe ka lënë qelinë. Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Në seancën mbajtur këtë të hënë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

Read More

39-vjeçari Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e 21-Dhjetorit, çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3 mujshe ka lënë qelinë. Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke vendosur që Sulejmani të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Read More