Author: tirana

Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të…

Read More

Ministri Bledi Çuçi ishte këtë të mërkurë në Berat, dhe si drejtues politik i Partisë Socialiste në këtë qark, dëgjoi nga afër platformat e kandidatëve për kryetar të PS-së. Ai ishte bashkë me deputetët Blendi Klosi, Anila Denaj dhe Etjen Xhafaj, të cilët janë pjesë e Komisionit të Posaçëm të ngritur nga Kryesia e PS për këtë proces.   “Interesimi i madh i atyre që kanë aplikuar tregon për vërtetësinë dhe seriozitetin e këtij procesi që ne e kemi ndërmarrë si parti duke qenë sërish një shembull i mirë për jetën politike në Shqipëri…Ballafaqimi i çdo kandidati me anëtarësinë është…

Read More

Një punonjës policie në Pogradec është shpallur në kërkim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dje përplasi me makinë një 13-vjeçar dhe më pas tentoi që fajin t’ia kalojë vëllait. Nënkomisari A. A. ishte duke drejtuar automjetin e tij dhe ka aksidentuar të miturin me iniciale O.S, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin Korçë është larguar për në banesë. Gjithashtu, pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në momentet e para të aksidentit, si drejtues i mjetit u paraqit shtetasi M. A., vëllai i efektivit, por pamjet filmike vërtetuan të kundërtën. Efektivi i policisë do të përballet me drejtësinë…

Read More

Një person është gjetur pa i pajetë pasditen e kësaj të mërkure në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit. Viktima është identifikuar me inicialet H. H., 67 vjeç. Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka paralajmëruar se duke filluar nga 1 korriku do të nisin kontrollet dhe aktivizimi i gjobave për përdoruesit e qeseve plastike. Teksa merrte pjesë në aktivitetin “Unë dhe ti për mjedisin”, ajo u shpreh se për të ndaluar njëherë e mirë qeset njëpërdorimshe nuk mjafton vetëm informimi. “E kemi quajtur këtë fushatë “Unë dhe ti për mjedisin! Po ti çfarë do të bësh?” Ajo që ti mund të bësh është të marrësh që sot e tutje një torbë që të mos jesh i detyruar ta blesh një qese plastike, pavarësisht se kategoria e qeseve që…

Read More

Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zhvillimin e protestës që do të mbahet më 7 korrik. Sot, selia blu ka ndarë grupet e punës për organizimin e protestës në 11 qarqet e vendit. Ndarja është bërë edhe në nivel dege pas propozimeve të ardhura dhe të diskutuara në mbledhje. Ndër emrat e angazhuar vihen re deputetët Jorida Tabaku, Oriola Pampuri, Lindita Metaliaj, Lefter Gështenja, Dashnor Sula etj.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bashkë me Kryetaren e delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Blerina Gjylameti, mirëpritën në një takim bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE). Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se temë e diskutimit ka qenë ecuria e reformave dhe e procesit të integrimit të Shqipërisë. “Diskutuam mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane🇪🇺, sfidat që po perballet gjithë Europa si pasojë e luftës në Ukrainë dhe gadishmërinë e mazhorancës për dialog me grupet opozitare ku morëm përgëzimet nga…

Read More

Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 144 ushtarë ukrainas, përfshi shumë luftëtarë të kapur rob në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit, ishin liruar në një shkëmbim mes të burgosurve me Moskën. “Ky është shkëmbimi më i madh që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Nga 144 të liruarit, 95 janë luftëtarë të Azovstal,” thuhet në deklaratën e drejtorisë së inteligjencës të ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës. Në postimin e bërë në rrjetin social “Telegram”, nuk specifikohet se kur dhe ku u bë shkëmbimi apo sa të burgosur rusë u liruan si pjesë e…

Read More

1. Njihni llojin e lëkurës tuaj: Kur bëhet fjalë për krijimin e një rutine për kujdesin e lëkurës, njohja e llojit të lëkurës suaj është hapi më i mirë për ta filluar. Kuptoni nëse keni lëkurë të yndyrshme, të thatë, të ndjeshme ose të përzier. Ideja është të përfshini në rutinën tuaj produkte që janë të përshtatshme për llojin e lëkurës suaj. 2. Mos u besoni verbërisht reklamave: Nëse do të blini një produkt bazuar në këshillat e një personi me ndikim, duhet të përqendroheni në atë lloj lëkure që kishin ata përpara se të provonin produktin, jo vetëm se sa bukur…

Read More

Presidenti Putin ka sindromën e njeriut të vogël dhe me një pamje macho, tha sekretari britanik i Mbrojtjes. Ben Wallace e përshkroi Putinin si një të çmendur dhe hodhi poshtë sugjerimet se Rusia po fitonte luftën në Ukrainë. Ai po i përgjigjej një pretendimi të Boris Johnson se Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse Putini do të ishte një grua, duke e akuzuar atë për “mashkullinë toksike”. Wallace i tha radios LBC: “Ju rrallë e dëgjoni frazën sindromi i gruas së vogël, gjithmonë dëgjoni sindromën e mashkullit të vogël. Unë mendoj se ai me siguri e ka marrë…

Read More

Një ndër problemet më të mëdha, sidomos gjatë verës, është ajo nuanca e verdhë që krijohet në zonën e sqetullës nga djersitja. Megjithatë, ndonëse mund të duket e vështirë, ka disa produkte shtëpiake që do t’ju ndihmojnë që ta hiqni këtë njollë sa më lehtë. Përbërësit që do t’ju nevojiten janë: 1 filxhan uthull1/2 filxhan sode buke1 lugë gjelle kripë Shumica e njerëzve mendojnë se njollat ​​e djersës shkaktohen nga vetë djersa. Por ky nuk është realiteti. Në thelb, njolla shkaktohet nga reagimi i deodorantit që përdorni me trupin tuaj. Për të zgjidhur këtë problem, përzieni uthullën, ujin dhe kripën…

Read More