Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Po flinin në hekurudhë, treni “vret” dy emigrantët në Maqedoninë e Veriut

18:43 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RMV
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës  kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë.

Organet kompetente po punojnë për identifikimin e trupave të pajetë.

Emigrantët shpesh përdorin shinat hekurudhore si udhërrëfyes ndërsa në mënyrë klandestine nisen drejt Evropës qendrore. Një aksident i ngjashëm vrau 14 emigrantë nga Afganistani dhe Somalia në vitin 2015-të.

Policia tha se ka kapur qindra emigrantë në muajt e fundit pasi e ashtuquajtura rrugë ballkanike, e cila kalon përmes Maqedonisë së Veriut, është bërë më aktive pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit nga COVID-1./Rel/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.