Kanë dalë detaje të reja nga raporti i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sa i përket prokurorit të shkarkuar Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.
Në dosjen e KPK, theksohet, se Ndoja akuzon Plarent Dervishajn si urdhërues ndaj atentatit ndaj tij.
Në raportin e KPK theksohet se në celularin e Arjan Ndojës, pasi ai i mbijetoi atentatit janë gjetur materiale të ndryshme, mes të tjerash edhe video e atentatit ndaj Plarent Dervishaj dhe miqve të tij Julian Mecaj e Bashkim Haxhiu, të cilët pavarësisht breshërive të dhjetëra plumbave arritën te mbijetonin.
Gjithashtu KPK thekson së në celularin e Ndojas është zbuluar edhe një video me disa persona që djegin një automjet. KPK thotë se Plarent Dervishaj dhe miqtë e tij janë aktualisht nën hetim nga SPAK-u për çështjen e Ndojës dhe akuzohen nga prokurori si urdhëruesit e sulmit ndaj tij.
Arjan Ndoj po udhëtonte nga Durrësi në Tiranë me automjetin e tij që drejtohej nga Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur me nofkën Rrumi, ky i fundit një personazh më shumë dritëhije i botës së krimit”.
