Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U akuzua për pjesëmarrje në celulë spiunazhi, reagon Maksim Ferra: Nuk kam asnjë lidhje

23:39 / June 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BDC24E84 4A08 4324 9A28 B319359F399B
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikimi i hetimeve për celulën e spiunazhit që po ndiqet nga SHISH dhe SPAK, e cila u ka shitur informacione vendeve jo mike me Shqipërinë ka sjellë reagimin e një prej personave të përmendur.

Maksim Ferra thotë se nuk ka lidhje me aktivitet spiunazhi dhe se drejton një aktivitet në përputhje me ligjet e Shqipërisë.

Maksim Ferra, një nga personazhet e përmendura në dosjen e SHISH dhe të SPAK-ut, si pjesë e celulës së spiunazhit në Tiranë, ka reaguar lidhur me publikimin e materialeve dhe përmendjen e emrit të tij në këtë çështje penale.

Ferra në dosje evidentohet si personi që  drejton një organizatë jofitimprurëse me emrin “Unioni Stop Krimit” të rregjistruar me vendimin nr 4099 të datës 16 shkurt 2015 në Gjykatën e Tiranës.

Organizata është e ligjshme dhe ka stafin e saj ku ushtron veprimtarinë e mbledhjes së informacionit mbi krimin e organizuar dhe terrorizmin, jo vetëm në Shqipëri por dhe në shtete të tjera të Europës.

Në degë tjetër e kësaj organizate është në Athinë, dhe roli i degëve në Tiranë dhe Athinë është parandalimi i krimit dhe jo aktiviteti i paligjshëm dhe kriminal që thotë SHISH dhe prokuroria e posaçme SPAK.

“Unë prej 7 vite jam drejtor Ekzekutiv i organizatës “Unioni Stop Krimit” në Shqipëri. Këtë aktivitet e kam kryer në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të Shqipërisë dhe s’kam bërë asgjë të paligjshme. Qëllimi i organizatës që unë drejtoj, bën fjalë për parandalimin e krimit dhe mbledhjen e informacioneve të ndryshme, duke bashkëpunuar edhe me Policinë e Shtetit dhe organizma të tjera të huaja dhe vendase të Inteligjencës”.

Ferra shton se organizata mteret dhe me studime të ndryshme, trajnime për mësimin e formave të reja për parandalimin e studimit të krimit, luftës kundër krimit të rrugës, shpërndarjen e drogërave në shkolla, bullizmit dhe trafiqeve të paligjshme.

Ferra shton se në asnjë rast nuk ka kryer paligjshmëri dhe se nuk është thirur asnjëherë nga SPAK apo qoftë nga policia e shtetit, për tu pyetur lidhur me këtë raport hetimor.

“Gjithçka është një mashtrim dhe një sajesë dhe s’ka vend për panik apo celulë spiunazhi siç thuhet në shkrimet e mediave”-shprehet Maksim Ferra.

Sipas tij me Frederik Ymerin dhe personat e tjerë të përmendur ai ka njohje pasi për disa vite i ka pasur kolegë dhe bashkëpuntorë të ngushtë në shumë detyra të veçanta pranë Shërbimit Informativ Shtetëror. /oranews/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Parandalohet një vrasje për hakmarrje në Kurbin, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike

13:03 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.