Mes arsyeve të Komisionit të Vetingut për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, referohet edhe komunikimet e prokurorit me politikanë lokalë, njerëz të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, që nuk justifikohen për shkak të ushtrimit të funksionit të një magjistrati. Komunikimet e prokurorit Ndoja me politikanët janë zbuluar nga vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jakobs. Anëtari i ONM-së që monitoron Vetingut i është referuar dosjes së SPAK-ut mbi atentatin mafioz në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili po udhëtonte Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti…
Author: tirana
Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. 31-vjeçari me iniciale A. Sh., banues në Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Pavarësisht shërbimit mjekësor, ai nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve. Ndërkohë,pasagjeri që ndodhej me të në momentin e aksidentit ndodhet në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.
Partia Demokratike, përmes anëtares së Kryesisë, Eleina Qirici, e konsideron legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, një projekt të pabesë të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, ajo akuzoi shefin e qeverisë se e ka kthyer Shqipërinë në vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. “Pasi i voli arat, kodrat dhe malet e Shqipërisë për 8 vjet, duke informalizuar ekonominë dhe kriminalizuar shoqërinë, Edi Rama ka gati një projekt tjetër pabesie. Me anë të një projektligji, të bërë publik së fundmi, ai kërkon të legalizojë kanabisin. Vendin e 7 në botë për prodhim…
Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër. Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme. Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion u kishte rënë në fikët.
Një 83-vjeçare nga Gjirokastra ka humbur jetë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19. Sakaq, numri i rasteve të reja vijon të pësojë rritje. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1729 testime kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 619 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë, ndërsa raportohet se janë shëruar 339 persona.
Samiti i NATO-s është mbledhur pak ditë më para në Madrit, ku ishin të gjithë krerët e aleancës. Por në takimin midis liderëve nuk munguan batutat, përqafimet miqësore dhe episode që bënë xhiron e rrjetit. Një ndër to është edhe kjo përkëdhelje mbi shpatulla që kryeministri britanik Boris Johnson i bën Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Në videon që qarkullon në rrjet, Erdogan duket se e kap në befasi Johnson. Kryeministri britanik ishte i përqendruar teksa shkruante diçka në dosjen e tij dhe ka mbetur disi i frikësuar, teksa Erdogan i ka hedhur dorën mbi super për ta përshëndetur.…
Për shkak të temperaturave të larta, shumë njerëz e kanë të vështirë të bëjnë një gjumë të lehtë. Por, ka disa gjëra që mund të bëni për të mposhtur nxehtësinë. Nëse e keni të vështirë të bini në gjumë, ngrihuni dhe bëni diçka qetësuese. Provoni të lexoni ose të shkruani. Vetëm kini kujdes që të mos shikoni telefonin tuaj ose të luani video lojëra – drita blu na bën të ndihemi më pak të përgjumur dhe ky aktivitet është stimulues. Mund të mbushni një shishe me ujë të ftohtë dhe ta vendosni pak minuta para se të shtriheni te gjunjët, kyçet,…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se është i gatshëm të miratojë rikthimin e dënimit me vdekje në rast se Parlamenti do t’i dërgojë atij një projektligj për këtë çështje. Kjo deklaratë artikulohet pasi një person i vuri flakën pyjeve bregdetare të Egjeut. “Nëse është e nevojshme, kjo duhet të kthehet në axhendë dhe të kthehet në një debat. Ne duhet të shohim se çfarë do të vijë nga ky debat…E thashë edhe më parë, nëse parlamenti merr një vendim të tillë si rezultat i punës së Ministrisë sonë të Drejtësisë, unë do ta miratoj këtë vendim”, mësohet të…
Një 60-vjeçar humbi jetën para 5 ditësh në Dibër. Fillimisht ngjarja u referua si aksidentale dhe u tha se 60-vjeçari N.B, ishte rrëzuar teksa po zbriste nga makina e parkuar ku ishte pasagjer. Ai mori dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte. Policia pas hetimeve të thelluara ka zbardhur ngjarjen dhe ka ndaluar autorin e dyshuar të plagosjes me pasojë vdekjen e 60-vjeçarit. Gjithashtu janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi. “Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit: O. T., 53 vjeç,…
Një grua pretendoi në polici se nuk është vetëm bashkëshorti i saj njeriu që po e dhunon, por gjithë fshati që i doli në mbrojtje atij. Sipas dosjes që ju tregua Gazetës Si nga burime shumë të sigurta policore pranë komisariatit numër katër gruaja, e cila jeton vetëm me fëmijët mbasi e denoncoi bashkëshortin për dhunë dhe për këtë ai përfundoi në burg, u braktis nga gjithë fshati. Për këtë arsye ajo tregon sipas burimeve të policisë se fshatarët ku ajo jeton janë ndikuar nga i shoqi, që ndonëse në qeli për akuzën e dhunës në familje vijon ta dhunojë…
Një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali. E ndjera, e identifikuar si Bianca Papushallaj, së bashku me mikeshën e saj, ishin nisur drejt Legnago-s. Përgjatë një rrugë provinciale, e reja humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një rrap. Bianca vdiq në vend, ndërsa shoqja e saj, me inicialet M.C, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Veronës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se janë 561 kandidate për kryetar parti të PS në të 61 bashkitë e vendit. Mbi 33 përqind i përkasin kandidaturave gra, ndërsa 263 kandidatë në total janë 36-50 vjeç. Sipas Ramës në këtë garë partiake vetëm 18 kryetare aktuale duan të rikandidojnë. Zgjedhjet në PS u nënshtruan një praktike të re ku të gjithë kandidatet për kryetar partie në të 61 bashkitë u paraqitën platformat e tyre para të deleguarve të PS-së.