Rikthehen në detyrë 6 efektivët e forcave speciale “Shqiponja” të cilët nuk ndërhynë në ngjarjen e ndodhur në 21 prill ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.
Gjykata paraprakisht në mungesë kishte vendosur masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik”.
Pak ditë më parë u publikua dhe dosja e prokurorisë sipas së cilës thuhet se ngjarja ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë në Elbasan mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë.
