671 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit nga 1943 testime të kryera. Numri më i lartë i të infektuarve me koronavirus e regjistron Tirana, ndjekur nga Durrësi dhe Lushnja. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, ndërsa janë shëruar 153 qytetarë.
Author: tirana
Gjatë kësaj jave, termometri në Kuvajt ka arritur deri në 50 gradë Celsius. Vendasit i shmangen të nxehtit përvëlues, duke zgjedhur të qëndrojnë brenda aty ku ajri i kondicionuar i mban të freskët. Por kuvajtianët, të cilët mund të shmangin nxehtësinë me pasurinë e tyre të naftës dhe pajisjet e shtrenjta, nuk janë të vetmit banorë të vendit të pestë më të pasur në botë. Të varfrit po vuajnë nga temperaturat ekstreme. Qyteti është një qendër ekonomike, ku emigrantët nga Azia Juglindore vijnë për të siguruar jetesën. Ato shihen duke qendruar në rrugët që mbërthehen nga rrezet e forta të…
Taulant Balla ishte këtë të shtunë në Fier-Shegan të Lushnjes. Bashkë me kryebashkiaken Eriselda Sefa dhe deputetin Bujar Çela, ata kanë parë nga afër serat e fermerit Alfred Hida, i cili kultivon prej vitesh domate, pomodorini dhe pjepër. Në një bisedë të shkurtë që zhvilloi me fermerin, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e konsideroi 2022, një vit të mbarë për fermerët si në prodhim ashtu edhe te përfitimet që kanë marrë. “Krahasuar me një vit më parë fermeri këtë vit përveç prodhimit më të madh ka patur edhe të tjera përfitime. Vlen të përmendim skemën e shpërndarjes së…
Një grua u sulmua nga një peshkaqen në Hurghada të Egjiptit. 68-vjeçarja nga Austria u dërgua në spital pas sulmit për të marrë shërbim të menjëhershëm, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Ekipet e shpëtimit u kanë ndaluar turistëve të tjerë të notojnë në vendin ku u regjistrua tragjedia. Viktima është identifikuar si Elizabeth Squire, e cila ishte e martuar me një shtetas egjiptian. Një numër i konsiderueshëm njerëzish ishin dëshmitarë të skenës së tmerrshme, por askush nuk guxoi ta ndihmonte.
Partia Demokratike, përmes deputetit të qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar pas hapjes së aksit Kardhiq-Delvinë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se ky qark do të protestojë më 7 korrik për këtë projekt dhe për 7 vite vonesë të përfundimit të këtij aksi. Sipas tij, Rama duhet të japë llogari për vonesën disavjeçare për këtë aks, si dhe të sqarojë çmimet e punimeve. Postimi: Qarku i Gjirokastrës do te protestoje edhe per 7 vite vonese ne perfundimin e rruges Kardhiq- Delvine.Edhe kunder shpenzime spekullative, afer 3 here me shume ndaj atyre te parashikuara per perfundimin…
Kleviol Ahmeti a.k.a Cllevio Serbiano mund të jetë i burgosuri më i ndjekur në territorin e Shqipërisë. Kudo në çdo rrjet social, dëgjohet për të, ose dëgjohen këngët e tij. Brenda pak muajsh, në arrest shtëpie, bëri namin nga Lushnja. Zemrat ua fitoi të gjithëve me frazat e tij; besprem’; buzza dhe ça di ti për burgun? Në fakt, për burgun nuk dihet shumë, por Cllevio është siguruar që ta marrin vesh të gjithë. Në TikTok ka dalë duke treguar si histori përrallash gjithë çfarë ndodhte brenda katër mureve të mbushura me të burgosur. Flet për personazhe që kanë hyrë…
Në Njësinë 4 në Tiranë, ku u zhvillua takimi i radhës i socialistëve për shpalosjen e platformave të kandidatëve të rinj për kryetar, drejtuesi politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj, tha se riorganizimi i strukturave që po ndodh sot, i shërben përgatitjes për fitoren në betejën e radhës në zgjedhjet vendore të 2023. Duke sjellë shembullin e fqinjëve tanë, të cilët nuk arrijnë dot në vendimmarrje as për çështje të rëndësishme, siç ishte ngërçi më i fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Veliaj tha se partia Socialiste duhet të rikonfirmojë mazhorancë të qartë me mbi 50% të mbështetjes…
Antonio Kasano përpara disa kohësh ka shfryrë keqazi kundër Kristiano Ronaldos ku ato shprehje dhe ajo video u bë virale kudo në rrjet. Së fundmi në emisionin “Bobo TV” të ish-sulmuesit Kristian Vieri ishin sërish të ftuar Antonio Kasano dhe Nikola Ventola, të cilët shfaqën një video të një shqiptari që e ka përshtatur në shqip atë çfarë Kasano ka thënë me një fjalor jo dhe aq të edukuar. Në përfundim të videos, Kasano nuk e mbajti të qeshurën, por edhe u habit sesi në Shqipëri kishin “kopjuar” shprehjet e tij. PJESË NGA DISKUTIMI – Adani: “Unë nuk do ta kisha…
VIP-at shqiptarë kanë vendosur t’i kalojnë në det këto ditë të nxehta vere. Nëse iu hedhim një sy profileve të tyre në rrjetet sociale, shohim se ata janë duke i kaluar pushimet në plazhet më luksoze të botës. Dikush në Itali e të tjerët në shtete të ndryshme e deri në Amerikë. Një pjesë e mirë prej tyre, udhëtimin dhe pushimet i kanë falas ose me ulje çmimi për reklamën që i bëjnë në rrjetet sociale. Tek galeria e mëposhtme janë destinacionet që kanë zgjedhur VIP-at shqiptarë.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame i shoqëruar nga deputetja, Blerina Gjylameti ishin së bashku për të përfunduar procesin e legalizimit për pallatet e kompleksit përballë korpusit të Kinostudios në Tiranë. Bëhet fjalë për një kompleks banimi me rreth 110 apartamente dhe rreth 20 njësi shërbimi, dyqane, të ndërtuara me leje që në vitin 2008, por që e kanë shkelur lejen dhe subjekti ndërtues nuk e ka ndjekur më procesin. Tashmë banorët janë organizuar vetë për të ndjekur procedurat e legalizimit. Lame theksoi se “legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një histori suksesi, me rreth 980 pallate…
Për herë të parë në histori, ndeshjet e Seria A italiane do të arbitrohen nga një gjyqtare femër. Ky është vendimi i marrë nga grupi kolegjial i arbitrave të futbollit italian, që ka vendosur t’i besojë cilësive të Maria Sole Ferrieri Caputi për të vendosur drejtësi në duelet e elitës së sportit magjik përtej Adriatikut. Ajo do bëhet kështu gruaja e parë që arbitron në Seria A dhe këtë e bën në moshën 31-vjeçare. E lindur në Livorno, ajo shkruajti një faqe të historisë në Dhjetor të vitit të kaluar. Caputi vendosi drejtësi në duelin e Kupës së Italisë, mes…
Analisti Frrok Çupi shprehet se Sali Berisha është një ndër njerëzit më të rrezikshëm të vendit. Ai rrëfen se sesi Sali Berisha ka dashur ta vriste.about:blank “Berishës nuk mund t’i thuash as komunist, as anti komunist, as demokrat as humanist, as hoxhë as prift. Berisha për mua është një kompleks gjërash me një boshllëk shumë të madh brenda dhe e gjitha e çon drejt një prijësi klani, prijësi tribuje, por që e ndërton gjithë pushtetin e tij në mënyrën e mafies. Vet vihet në krye dhe e lidh gjithë mafien nën tutelën e vete. Shikoje sot si i shkojnë sot…