Author: tirana

Kampionia e atletikës, Luiza Gega nderoi Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, duke fituar medalje ari me rekord kombëtar dhe mesdhetar në 3000 metra me pengesa. Por ajo thotë se nuk ka qenë aspak e thjeshtë, sepse nuk arriti që të dëgjonte udhëzimet e tranjerit, pasi në sallë kishte shumë zhurmë. “Jam e lumtur pa dyshim për medaljen që mora, por mund të kisha bërë më mirë. Nuk arrita të koordinohesha me trajnerin gjatë kohës sepse nuk i dëgjoja udhëzimet e tij prej zhurmës”,-thotë në një intervistë për gazetën “Panorama”. Luiza, u duk shumë “e thjeshtë” medalja këtë herë në…

Read More

Napoli ka filluar të mendojë në merkato dhe Spaleti kërkon të ngrejë një skuadër që të luftojë për tituj. Tekniku italian ka nisur menjëherë nga puna për sezonin e ri dhe emri i parë që kërkon është Keylor Navas. Portierit nga Kosta Rika i skadoi kontrata me PSG-në dhe tashmë është pa skuadër. Nga ana tjetër, Napoli kërkon një portier me eksperiencë, pasi Ospina u largua nga ekipi. Ish-portieri i Realit ka nisur bisedimet me Napolin për një transferim të mundshëm të tijin në Serinë A.

Read More

Opinionisti i mirënjohur, Arjan Konomi ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që i ndodhi gjatë pushimeve në Jordani, ku rrezikoi të humbte krahun. Ai kreu një operacion shumë të vështirë, të cilin fatmirësisht ia doli me sukses. Përmes një video në Instagram, Arjani ka falënderuar të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë. Po ashtu ia ka thënë edhe se doktorët nuk pranonin ta fusnin në operacion pa bërë fillimisht pagesën. Gazetari tha se është ndihmuar nga një mik i tij në Londër, i cili ka mbuluar të gjithë pagesën e spitalit.

Read More

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell veçanërisht gjatë periudhës së plazhit, ka risqe në shëndet. Dermatologia Blerta Gjoni, shprehet se rastet më të shpeshta janë djegia e lëkurës, infeksionet bakteriale apo dhe mykotike. Për shkak të temperaturave të larta dhe diellit të fortë, mjekët rekomandojnë qëndrimin në hije, ambiente të freskëta dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme nga ora 11:00 deri në 17:00.

Read More

“Miss Shqipëria 2022”, eventi më i madh e jetëgjatë i bukurisë shqiptare, sonte zgjedh vajzën më të bukur në këmbët e kalasë së Porto Palermos në Himarë. Motoja e tij qysh në zanafillën e vet ka qenë “një miss, një kala, një histori” duke ndërthurur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë. Mbrëmjen e sotme që do të transmetohet live në Tv Klan Plus, pritet të shpallet Miss njëra prej 27 vajzave finalist. Edhe edicioni i 24-t i Miss Shqipëria udhëhiqet nën drejtimin e producentit Petri Bozo.

Read More

Vrasjet në Athinë, ku viktima janë edhe shqiptarë, kanë “pushtuar” mediat greke. “Kurthi i vdekjes” ishte ajo që iu bë shqiptarit mbrëmjen e djeshme në Athinë. Kështu e përshkruajnë mediat greke masakrën e ndodhur në Agioi Anargyros. Të huajt kishin vendosur një kurth vdekjeje për ta vrarë në Patisia, një prej shqiptarëve. Një muaj më parë, një prej shqiptarëve u vu në pranga për trafik droge. Viktima besonte se fajin për arrestimin e kishte i bashkakuzuari e së bashku me të afërmit dhe miqtë e tij krijuan një kartel dhe prisnin autorin e të shtënave në Agioi Anargyros për ta…

Read More

Marrëdhënia gjermano-amerikane po përjeton një rilindje. Kjo nuk është gjë e vogël pas dy dekadash të vështira me mosmarrëveshje për luftën në Irak, akuzat gjermane për spiunazh dhe tallje të vazhdueshme nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Invazioni rus në Ukrainë i ka dhënë një shtysë të re marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Berlinit. Vëzhguesit politikë thonë megjithatë, se përmirësimet kishin filluar më parë. Lufta në Ukrainë “ringjalli të gjithë aleancën transatlantike dhe Gjermania nuk bën përjashtim”, thotë për DW, Daniel Benjamin, ish-zyrtar i Ministrisë së Jashtme të SHBA-së dhe tani president i Akademisë Amerikane në Berlin. “Që nga marrja e detyrës,…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një vajza 11 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe vajza është dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, aty ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës. “Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sot rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Read More

Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe, ka treguar sesi në fshatrat e Korçës breshëri ka shkatërruar grurin dhe se tashmë banorët janë të pashpresë. Përmes një postimi në Facebook, Braçe i bën thirrje qeverisë “Rama 3” që të mbulojë shpenzimet. Për të kjo do të rrënonte edhe më shumë fermerët, të cilët sipas Braçes, nuk do të kenë mundësi financiare për të mbjellë në shtator. “Puna e 8-9 muajve, rrënuar në 30 minuta pardje nga breshëri. Super prodhimi i fushës së Maliqit në Korçë, në 90% është bërë kështu. Janë të ardhurat e vetme të një bujku që nuk do…

Read More

Dy ngjarje të rënda kriminale me personazh shqiptarët, kanë tronditur mbrëmjen e së shtunën Athinën. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe një person i tretë që mbeti i plagosur rëndë në përplasjen e përgjakshme. Shtetasi shqiptar i cili pasi doli nga mjeti “Audi”, u godit nga një makine në ecje. Ai kishte gjithashtu plage me armë zjarri, ndoshta nga shkëmbimi i zjarrit me mjetin “Mercedes-Benz”. 3 persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie, në dy përleshje me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që dyshohet se kishte protagonistë shqiptarët.…

Read More

Pas një rrugëtimi të gjatë në 61 Bashki dhe me pjesëmarrjen e 100 shkollave, Organizata LIBURNETIK ka përfunduar me sukses edicionin e pestë të Re-Debate, Kampionatit Kombëtar të Debatit të Enjten e 30 Qershorit. Ky edicion shënoi dhe përfshirjen më të gjerë të shkollave të mesme nga i gjithë vendi i cili u zhvillua tërësisht në prezencë fizike, duke bërë së bashku në misionin e nxitjes së të menduarit kritik dhe kulturës së debatit afro 1500 të rinjë gjimnazistë dhe 100 mësues të shkollave të mesme duke shënuar kështu një tjetër sukses për këtë program tashmë të konsoliduar në shumë…

Read More

Aktorja turke Ebru Sahin, një nga emrat më të përfolur dhe ylli i NBA-së, Cedi Osman, tashmë janë burrë dhe grua. Aktorja dhe sportisti me origjinë shqiptare u martuan dy ditë më parë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Duke tërhequr vëmendjen me lumturinë e tyre, çifti u martua në një ceremoni të vogël dhe modeste ku morën pjesë miqtë e tyre të ngushtë dhe familjarët. Në dasëm nuk mungoi as muzika shqiptare. “O sa bukur na ka dalë nusja, marshallah, marshallah”,- dëgjohet në këngohet e kërcehet nga çifti e të pranishmit.

Read More