Author: tirana

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do kenë një ditë shumë të lodhshme. Gjatë orëve të punës do të merreni me punë shtesë, duke përfunduar një projekt që e keni shumë për zemër. Sa i takon fushës së ndjenjave, ata që janë në kërkim të një partneri do të shfrytëzojnë pasditen për të bërë një takim të këndshëm. Demi Kjo ditë do ju dhurojë emocione të shumta pozitive. Gjatë mëngjesit do mësoni një lajm që do ju lumturojë. Humori i mirë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, duke bërë që gjithçka të duket më e lehtë. Në mbrëmje do arrini…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë, si dhe kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gimaj”, Si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj, në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të kontollit të territorit, në afërsi të këtij ambientit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -E. D., 25 vjeç, banues në fshatin…

Read More

QSUT ka hedhur poshtë pretendimet e Sali Berishës se drejtoresha Albana Fico kishte porositur krevat dopio për zyrën e saj. Në një reagim zyrtar thuhet se tenderi është për shkak se spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore. “Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT.Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Policia bën me dije se rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë të veçantë sot nga zv/Presidentin i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Kirill Gevorgian gjatë takimit që zhvilloi me këtë të fundit në selinë e Gjykatës në Hagë. Kryeministri Rama i dhuroi në mënyrë simbolike helmetën e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar ndërsa Gevorgian i dha atij dy dhurata të mbështjella në dy pako. Ndërsa, dhuratën që i bëri Gevorgian, Rama ka preferuar të mos e zbulojë. Në momentin që ai e nxjerr nga pakoja, kryeministri e fut sërish brenda.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Radhimë, ku një 34-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij. Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e dyshuar, ku publikohet edhe momenti i kapjes së 34-vjeçarit. Njoftimi i policise Vlorë: Qëlloi me armë zjarri dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar. Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta,…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi sot fakte të reja për aferën e inceneratorëve. Kryemadhi tha se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë. Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse. “I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike…

Read More

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Holandë, ka zhvilluar takime edhe me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan. Pas takimit, vetë gjykata ka pasqyruar këtë vizitë duke theksuar së vlerësojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjykatës dhe vlerësoi kryeministrin Rama që nderoi Gjykatën me vizitën e tij. Nga ana tjetër, në njoftimin e Gjykatës thuhet se kryeministri Rama dha mbështetjen e tij (të Shqipërisë) për këtë institucion, duke theksuar se: “Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar në drejtësinë dhe legjislacionin ndërkombëtar kundër krimeve më të rënda të kryera kudo në…

Read More

Në emisionin ‘Me zemër të hapur’ sot erdhi historia e Flutura Temës. Ajo është një nënë që brenda në shpirt mbart dhimbje dhe mall. Flutura është divorcuar para 10 vitesh për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin dhe vjehrrën. Futura është bërë pjesë e emisionit disa herë dhe ka rrëfyer se që në momentin që është bërë nënë e dy fëmijëve, familja e bashkëshortit filloi ta sulmonte, fyente dhe akuzonte për gjithçka ndodhte në shtëpi. E detyruar në kushte të tilla, ajo u largua nga banesa së bashku me fëmijët e mitur. Por pas lutjes së vjehrrit ajo u rikthye në…

Read More

Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pasi Gjykata e Apelit shtyu seancën gjyqësore për rastin “Babale”. I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëje nëse do të lihet në fuqi vendimi i Shkallës së parë, deputeti demokrat tha se çdo lloj vendimi do të respektohet, por shtoi se me të gjitha provat në dispozicion, nuk ka gjykatë që të marrë vendim në dëm të tij. “Çfarë do bëj? Do të hidhem përpjetë? Çdo vendim do të respektohem. po them me fakte e me prova që s’ka gjykatë që s’e merr parasysh. Sot ata nuk janë në sistemin…

Read More

Një qen është ndoshta një nga krijesat e vetme të gjalla në tokë që ju do më shumë sesa mund ta doni veten, tregojnë studimet e reja. Veçanërisht me shembullin e mëposhtëm: Kur tregohet një foto e qenit të tyre gjatë një skanimi MRI njerëzit reagojnë ashtu siç do të reagonte duke parë një foto të fëmijës së tyre. Në librin e ri të Dr. Anna Machin, “Pse duam: Shkenca e re prapa marrëdhënieve tona më të ngushta”, ajo i sfidon lexuesit e saj të rivlerësojnë rëndësinë e dashurisë brenda qenies së tyre, të vënë në dyshim perceptimet e tyre…

Read More

Edhe pse Jupiteri dhe Neptuni do të jenë retrogradë dhe do të na rikthejnë në realitet në një mënyrë disi të papritur, korriku është i mirë për disa shenja. Është plot me mundësi dhe plane të reja, të gjitha falë hënës së plotë në Bricjap dhe sezonit të luanit duke filluar nga 22 korriku e në vazhdim. 3 shenjat më me fat për muajin Korrik: Binjakët Mes planetit tuaj në pushtet, Mërkurit dhe Venusit që lëvizin në një pozicion të favorshëm për ju, këtë muaj bëhuni gati për momente të bukura me partnerin tuaj. Mirëkuptim, biseda të qeta dhe të…

Read More