Pensionistët deri në 70 vjeç mund të drejtojnë autobusë, kamionë, çdo mjet për transport publik apo transport mallrash si dhe lejet e drejtimit për ta mund të jenë të vlefshme për 15 vite. Pas ndryshimit të kodit rrugor duke ashpërsuar gjobat për tejkalimin e shpejtësisë dhe përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve, grupi parlamentar i PS-së propozon ndryshime të tjera ligjore përmes disa amendamenteve dërguar Kuvendit duke kërkuar rritjen e kufirit të moshës me 5 vjet për drejtimin e mjeteve për transportin publik. Aktualisht kodi rrugor lejon shoferët deri në moshën 65 vjeç të drejtojnë autobusë apo kamionë e…
Author: tirana
Kryeministri holandez, Mark Rutte tregoi një episod të së shkuarës me homologun e tij shqiptar, Edi Rama se në Samitin e Sofjes më herët gati sa nuk ishin kapur fizikisht. Mes të tjerash ai evidentoi dhe një nga problemet që vuan sot vendi ynë, që janë vakancat në gjyqësor. “Më kujtohet samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje, ku gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin. Por ende asokohe mbanim pas çështjet e anëtarësisë. Megjithatë, Shqipëria ka punuar për këto çështje. Kemi pasur bashkëpunim. Ka një problem të vendeve të lira për gjyqtarë në Shqipëri, pasi është pastruar sistemi, por ndërkohë duhet…
Në një intervistë për “Ora Verore”, këngëtarja dhe ish-moderatorja e Big Brother mjaft e përfolur, Beatrix Ramosaj, tha se ndihet më e frymëzuar se kurrë, ndërsa shtoi se po punon për projekte të reja. Beatrix Ramosaj: Jam më e frymëzuar se kurrë, më e angazhuar se kurrë, projektet janë të shumta po punoj shumë. Jam e rrethuar me shumë dashuri, jo vetëm nga familja e miqtë por edhe nga publiku. Dua të veçojë mbështetësit e mi. Ramosaj ka komentuar dhe për ribashkimin e Bora Zemani dhe Donald Veshajt, duke thënë se i vjen mirë që ka ndodhur një gjë e…
Disa raporte të publikuara në revistën franceze “Marianne” dëshmojnë se Kulla Eifel, ose siç njihet ndryshe “Zonja e Hekurt e Parisit”, është në një gjendje të keqe dhe i mbushur me ndryshk. Në raport pretendohet se kulla ka nevojë për një riparim të plotë, dhe jo thjesht “një rinovim sa për sy e faqe” për Lojërat Olimpike 2024 në Paris. “Nëse Gustave Eiffel do të vizitonte vendin, ai do të pësonte një atak në zemër,” i tha Marianne një menaxher i kullës. Kompania që mbikëqyr kullën, Sete, e cila është 99% në pronësi të bashkisë, heziton ta mbyllë atë për një periudhë…
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një intervistë televizive ku ka bërë një rrëfim ndryshe. Zyrtarja e lartë amerikane ka treguar se në bashkëpunim me ambasadën suedeze po zhvillojnë një projekt për restaurimin e kalasë së Durrësit, pasi u dëmtua nga tërmeti. Ambasadorja Kim tregoi se më shumë i pëlqen veriu i Shqipërisë, pasi është rritur në male dhe tha se çdo fytyrë e veriorëve i ngjasonte me familjarët dhe të afërmit e saj. “Jemi në Durrës sepse kemi një projekt të rëndësishëm rreth ruajtjes së Kulturës. Në 2019 ishte një tërmet I tmerrshëm dhe kalaja Durrësit u…
Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt disa fëmijëve pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Personi, i cili lëvizte me biçikletë, u afrua pranë vendit ku po rrinin fëmijët dhe më pas filloi të qëllonte me pistoletë në drejtim të tyre. Fatmirësisht, asnjë nga fëmijët nuk është lënduar. Si pasojë e plumbave, policia njofton se është dëmtuar vetrata e një lokali aty pranë. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor, në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama mund të “shkarkojë ndonjë ministër”, për të hequr vëmendjen nga një denoncim i kryer prej saj ditën e sotme, se dy pensionistë rezultojnë milionerë pa dijeninë e tyre, pasi janë përdorur nga persona të lidhur me inceneratorët. Kryemadhi tha se Rama e bëri një gjë të tillë me databazën e pagave, që sipas saj doli në publik për të larguar vëmendjen për denoncimet ndaj inceneratorëve. Kryemadhi tha se një gjë të tillë Rama mund ta përsërisë duke shkarkuar ministren Olta Xhaçka. Por kryetarja e LSI shtoi se “s’ka asgjë të…
Disa njerëz dyshohet se janë vrarë ditën e sotme në SHBA, pas një sulmi me armë gjatë festës së pavarësisë së SHBA-së që po mbahej në qendër të qytetit Highland Park, në Illinois. Zyrtarët lokal të Highland Park thanë se parada e Ditës së Pavarësisë është anuluar dhe këshilluan njerëzit të shmangin qendrën e qytetit. Një dëshmitar, tha për CNN se kishte dëgjuar rreth 20-25 të shtëna armësh, ndërsa turma që po festonte u largua. Numri i viktimave dhe të plagosurve mbetet i paqartë, ndërsa nuk dihet ende motivi i sulmit.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte gjatë konferencës së përbashkët për mediat në Amsterdam me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tha se vendi i tij mbështet fort hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se Shqipëria ka punuar shumë për të arritur deri këtu, ndërsa shtoi se Holanda mbështet propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë, e cila po mban peng dy vendet. “Sigurisht ka qenë vetëm një kohë e shkurtër ku ishim bashkë në samitin e përbashkët në BE, i cili nuk ishte një takim i suksesshëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor…
Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja që figuron të ketë një pasuri 30 milionë dollarë, si pjesë e një skeme evazioni fiskal nga inceneratorët një vit më parë i bënte thirrje të birit përmes ekranit të News 24 që të kujdesej për të. “Këtu kam një vit e tetë muaj. Në fillim e kisha shumë të vështirë për shkak të mentalitetit. Kur ra tërmeti u shemb shtëpia. Isha me qira nëna. Dola e pastrehë. Deri në vitin 1997 kam jetuar me djalin. Por djali u martua dhe do nusen më tepër. Por nusja ka xhepin e vet. Unë kam xhepin tim. Kisha 20…
Kryeministri i Holandës Mark Rutte, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për ditëlindjen, i cili sot mbush 58-vjeç. Urimi i Rutte erdhi gjatë konferencës së përbashkët për mediat që dy kryeministrat po mbajnë në Amsterdam. “Është kënaqësi të jetë me ne ditën e ditëlindjes së tij. Sot bën 58. Të uroj gëzuar ditëlindjen Edi”, u shpreh Rutte.
Ndarja nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani ka shkaktuar plagë të thella veçanërisht te familjarët e tij. Fiona Nishani ka kujtuar të atin përmes disa fotove. Ajo ka ndarë në “Instagram” një foto nga fëmijëria e saj, teksa shfaqet krah babait të saj. “Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, shkruan ajo. Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj të këtij viti në një spital në Gjermani, ku u dërgua për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.