Author: tirana

Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Liri Berisha feston sot përvjetorin e 51-të të martesës, si edhe ditëlindjen e 74-tër. Sali Berisha i ka uruar edhe shumë vite të tjera ndërsa ndan një foto familjare me dy fëmijët, Shkëlzenin dhe Argitën. “Mirëmengjes miq, sot familja jonë feston 74 vjetorin e më të mirës së familjës tonë, Lilit, por edhe 51 vjetorin e martesës tonë. Gëzuar Lili! Së bashku edhe shumë e shumë vite të tjera! sb”,-shkruan Sali Berisha në facebook.

Read More

“Përshëndetje nga Ljubljana, kryeqyteti i gjelbër i Europës”,-shkruan Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit ndodhet në Ljubjanë ku pritet të takohet me homologun slloven Borut Pahor. Meta ka surprizuar sesi ka zgjedhur t’i drejtohet Ljubljanës, jo me avion apo me një automjet zyrtar, por me tren si të gjithë qytetarët e thjeshtë drejt kryeqytetit slloven.

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Holandë, ku këtë paradite po zhvillon një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, që sipas Ramës janë të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë në sektorë me rëndësi. “Holanda ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in. Ne kemi shumë shpresë sesë…

Read More

21-vjeçari Charles De Ketelaere është kthyer në një objektiv për disa klube europiane dhe Club Brugge fërkon duart, pasi edhe çmimi i lojtarit do të rritet. Milani ka bërë një ofertë fillestare 20 milionë euro plus bonuse dhe belgët duan më shumë se kaq. Leeds United, Newcastle dhe Lyon janë klubet e tjera që e duan sulmuesin belg, ndërkohë që në listën e klubeve të interesuara është shtuar edhe një tjetër klub i Premier League. Arsenali është futur në garë për shërbimet e De Ketelaere, edhe pse së fundmi ka blerë te Manchester City brazilianin Gabriel Jesus. Arteta kërkon sa…

Read More

Të tjera dëshmi e të vërteta dalin në dritë nga vrasja makabër e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit, ku shkak i këtij krimi të rëndë ishte një vajzë, që kishte krijuar lidhje paralele me viktimën dhe njërin prej autorëve. Emisioni “Uniko” sjell dëshminë e një personi shumë të rëndësishëm në këtë histori. Bëhet fjalë për shokun e ngushtë të Martin Çeços, Rezart Dokolli, i cili ishte në dijeni të ndjenjave të Martinit për vajzën. Ai zbulon për herë të parë detaje të reja mbi ndjenjat e të riut, madje…

Read More

Krimi në vend nuk ka të ndalur. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos. Policia njofton se një 30-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij 50-vjeçare. Nuk dihen ende motivet, ndërsa e lënduara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. “Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit”, informon Policia.

Read More

Analisti Mustafa Nano gjatë një interviste për emisionin “Të Paekspozuarit” ka bërë një rrëfim për disa nga momentet e rëndësishme të jetës së tij. Nano foli për përmbysjen e diktaturës dhe faktin se ai u bë kryetar i Partisë Demokratike për Skraparin dhe si u largua nga kjo parti. Ai rrëfeu disa detaje nga një takim me Sali Berishën dhe tregoi arsyen e vetme për të cilët e ka zili doktorin. Ylli Rakipi: Në fillimin e pluralizmit, ju u bashkuat me Partinë Demokratike. Përse? Mustafa Nano: Këtë foton me Berishën e kam publikuar unë dhe kam bërë gabim që e…

Read More

Detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi në drejtim të një grupi fëmijësh. Bëhet me dije se personi që qëlloi drejt fëmijëve është Agron Mahmuti (Mehmeti) 49 vjeç. Mësohet se 49-vjeçari kishte pasur një konflikt me një 13-vjeçar dhe pikërisht fëmija ka qenë edhe shënjeshtra e autorit. 49-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të 13-vjeçarit, por fatmirësisht nuk e kapi plumbi. “Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas…

Read More

Ndonëse në muajt e parë të këtij viti Shqipëria kishte ritmet e inflacionit më të ulëtat në Rajon, qytetarët e saj janë më të shqetësuarat në raport me 5 vendet e tjera sa i përket nivelit të lartë të çmimeve, zbuloi Barometri i Ballkanit 2022. Rreth 64% e të anketurave në Shqipëri janë totalisht të pakënaqur me nivelin e çmimeve, pasi i konsiderojnë të larta dhe të papërballueshme me të ardhurat që kanë. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave që ishin shumë të shqetësuar për çmimet rreth 64% në krahasim me mesataren rajonale (52%). Të dhënat nga tabelat…

Read More

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzave të mitura. Gazetarja Dorjana Bezat mëson se u arrestua V.Haxhija, pasi në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka kryer ngacmime seksuale me disa vajza kryesisht të mitura. Nga këqyrja e telefonit celular të, ku policia gjeti komunikime dhe materiale filmike. Para uniformave blu 65-vjeçari ka pranuar autorësinë e këtyre materialeve.

Read More

Skenat e dhunës nga artistët shqiptarë duket se janë bërë ta zakonshme kohët, e fundit. Pas sherrit Noizy-Clevio, një tjetër akt dhune po qarkullon në rrjete sociale. “JOQ” ka bërë publike videon nga momenti ku reperi i njohur Stresi bashkë me disa të tjerë, dhunojnë ish anëtarin e TBA-së me një shkop dhe shkatërrojnë automjetin ku ndodhet ai. BMT shihet teksa ul kokën dhe mbrohet te shoferi, i cili thotë se është thjesht një taksixhi. “Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk kam gjë me ty”, dëgjohet të thotë Stresi ndërsa i kërkon BMT-së që të…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë dhe të shkencave mjekësore teknike të viteve 2020 dhe 2021. Lajmi i mirë që Kushi theksoi, është se për Mjekësinë e Përgjithshme Ministria e Arsimit sapo ka miratuar 100 kuota shtesë. “Për mjekët, për pedagogët, por edhe për maturantët që sapo janë diplomuar. Sapo kemi miratuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit 100 kuota shtesë në raport me vitet e kaluara për programin Mjekësi…

Read More