Author: tirana

Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh gjatë takimit me krerët e rretheve të LSI-së se 25 Korriku do të jetë një ditë e veçantë për partinë, pasi më 24 Korrik mbaron mandati i Ilir Metës për president. Kryemadhi i bëri thirrje anëtareve të LSI-së të marrin seriozisht punën brenda partisë, në mënyrë që LSI-ja të përgatitet për zgjedhjet lokale të pranverës së 2023-it. “Në pranverë kemi zgjedhje dhe duhet të jemi shumë më të përgatitur sa i përket prezencës tonë. Angazhimi ynë duhet të jetë më i madhe krahasuar me fushatat e tjera. 25 korriku është Konventa…

Read More

Roland Kulla, shtetas shqiptar me banim në Santa Croce Camerina, në provincën e Raguzës, është kapur në befasi nga policia teksa transportonte 8 kg drogë nga Salerno me një Mercedes të Klasit A. Policia i gjeti 5.8 kg hashash dhe 2 kg kokainë të fshehur në pjesën e poshtë të makinës. Kulla dyshohet se ishte transportues i përhershëm i sasive të mëdha të drogës, ndoshta për llogari të personave të tretë, shkruajnë mediet italiane. Pas arrestimit, policia sekuestroi drogën dhe makinën e përdorur për transport.

Read More

Një 16-vjeçar nga Roskoveci i Fierit është proceduar penalisht, pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec, pasi në oborrin e banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Read More

Që në ditën e parë të korrikut, vendi është përfshirë nga një mot i nxehtë, me temperatura që kanë arritur deri në 40 gradë C. Meteorologu Elvi Jahaj, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, thotë se të premten pritet një ndryshim drastik i motit, ku temperaturat do të bien me 11 gradë C si dhe do të ketë reshje shiu të shoqëruara herë pas here dhe me rrebeshe. “Vendi vazhdon të ndikohet nga masa të nxehta nga Afrika. Temperaturat kanë arritur deri në 39-40 gradë C në rang vendi. Ndjesia reale është disa herë më e lartë. Për nesër dhe pasnesër do…

Read More

Nesër në sheshin “Skënderbej”, balerini shqiptar me famë botërore, Eno Peçi do të sjellë valsin e famshëm vjenez, në kuadër të aktiviteteve të “Tirana, kryeqyteti evropian i rinisë 2022”. Aktiviteti “Vals me të rinjtë”, që do të zhvillohet në datën 6 korrik, organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë, ka bërë të ditur balerini Peçi. Valsi që kemi përgatitur me 5 balerinë të tjerë shqiptarë, nuk do jetë ai valsi profesional, por do jetë paksa më i thjeshtë, më i lëvizshëm, vals pak më i thyer, më i përditësuar. E rëndësishme…

Read More

Përmes një kërkese, këtë të martë grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ku i kërkon që të mos zvarritet shqyrtimi i mandatit të ministres Olta Xhaçka. Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Nikollës që të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, nesër në orën 13:00. 14 deputetë të PD-së kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kjo për “shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike. Për demokratët kjo është shkelje…

Read More

Kundërshtimin për “Open Balkan”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e harron ta deklarojë në çdo takim, apo dalje mediatike. Këtë herë ai ka thënë se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe se drejt arritjes së këtij qëllimi duhet Procesi i Berlinit. Teksa mori pjesë në panelin “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”, organizuar nga qeveria e Greqisë, Kuri tha se ka shpresa të mëdha që Procesi i Berlinit të riniset nga kancelari gjerman, Olaf . “Unë besoj se me presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe me kancelarin Scholz në Berlin ne…

Read More

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës pas denoncimit nag ana e LSI-së për çështjen e inceneratorëve. Deputeti Belind Këlliçi tha në një deklaratë për mediat, se SPAK-u duhet të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe dhe të mos merret më me bishtat. “Haxhire Gurakuqi është një shqiptare e moshuar që jeton në azil. Ajo priste që Edi Rama dhe Arben Ahmetaj t’i ndërtonin shtëpinë e shembur nga tërmeti. Për Mafian e inceneratorëve nuk dinte gjë, sepse nuk i ndiqte lajmet. Deri ditën kur mafia mbërriti edhe në azilin e saj, dhe zonja Gurakuqi u bë vetë lajmi. Dy…

Read More

I vendosur në një nga fshatrat më të bukura të rivierës shqiptare, në shëtitoren kryesore, buzë detit në Dhërmi, ‘Beach Bar La Brisa’ premton një përvojë të paharrueshme për këdo. Ujërat e kristalta dhe perëndimi spektakolar i diellit i cili shijohet perfekt në Beach Bar La Brisa është sfondi perfekt i pushimeve . Hidhni çdo gjë pas krahëve dhe shijoni shumëllojshmërinë e koktejeve alkoolike dhe analkoolike enkas për ditët e nxehta të plazhit. Beach bar do të shndërrohet në vendin tuaj të preferuar, jo vetëm për kafen e mëngjesit, apo aperitivin e pasdites, por edhe për të shijuar drekën ose…

Read More

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Luksemburg, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e Prokurorit Publik Evropian. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të lehtësohet bashkëpunimi në çështjet penale dhe shkëmbimin e informacionit. Palët ranë dakord gjithashtu të bashkëpunojnë në ngrirjen e aseteve si dhe të parashikojnë ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, parashikohet mundësia e komandimit të një oficeri ndërlidhës nga Prokuroria e Përgjithshme në selinë e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Luksemburg. Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) është prokuroria e re e pavarur publike e Bashkimit…

Read More

Situata është normalizuar në zonën e Radhimës, në plazhin “Bora-Bora” në pronësi të Eduard Kondit, aty ku një ditë më parë në sy të pushuesëve u përdorë një armë zjarri. Prej dy ditësh vëllai i tij, Benjamini ishte kthyer nga Anglia, ndërsa për shkak të konfliktit të mëparshëm Eduardi qëlloi disa herë në ajër dhe u largua me vrap. Diën e parë Benjamini kishte shkuar në lokal për të konsumuar diçka. Po ashtu ai kishte shkuar sërish edhe ditën e djeshme, por kjo siç duket ka shqetësuar vëllain e tij Eduardin, i cili kur e ka parë i është drejtuar…

Read More

Ky vit i festivalit “Sunny Hill” është më i diskutuari. Aktivistët kërkojnë anulimin e vendimit të Komunës së Prishtinës që lejon mbajtjen e festivalit në Parkun e Gërmisë, mbi arsyetimin se e dëmton mjedisin. “Ne si organizatë që e monitorojmë Drejtorinë e Parqeve nuk kemi hasur në ndonjë debat publik apo thirrje për pjesëmarrje në vendim. Kjo konsiderohet shkelje ligjore”, sqarohet në kërkesën e tyre. Ndërkohë që thonë që këtë e bazojnë në dëmet e viteve të kaluara. “Degradimin e biodiversitetit dhe mjedisit nga shfrytëzimi i festivalit e tregojnë faktet nga vitet e kaluara i keni parë te gjitha dhe…

Read More