Author: tirana

Një zonë në Moskë ku ndodhet ambasada britanike është quajtur Sheshi i Republikës Popullore të Luhanskut, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax. Lëvizja vjen pasi rruga ku ndodhet ambasada amerikane u riemërua me emrin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut – një kundërpërgjigje jo dhe aq delikate ndaj kundërshtarëve të Rusisë. E ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut janë zona të Ukrainës të kontrolluara aktualisht nga separatistët pro-rusë.

Read More

Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID në vend. Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Tirana, të moshave 64 dhe 74 vjeç. Sakaq, vijon të rritet me ritme të larta numri i rasteve të reja. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga kryerja e 2153 testimeve kanë dalë pozitivë 974 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë, ndërsa janë shëruar 377 persona.

Read More

Monika Lubonja ka bërë me dije se llogaria e saj në “Instagram” është vjedhur prej dy ditësh, ndaj nuk ka qenë aq aktive me postime. Nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e saj në “Tiktok”, aktorja ka falënderuar të gjithë miqtë dhe ndjekësit që janë shqetësuar për gjendjen e saj. “Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është…

Read More

Policia italiane ka vënë në pranga mëngjesin e djeshëm disa emra “VIP” të krimit vendas, të cilët sipas antimafias i përkasin një grupi mjaft të rrezikshëm mafioz. Me aktivitet të konsoliduar ndër vite në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht të kanabisit dhe kokainës, me lidhje të fuqishme edhe me grupet kriminale shqiptare, të arrestuarit akuzohen për një mori aktesh të rënda si vrasje, trafik dhe gjobëvënie. Por mbi të gjitha, prokurorët mendojnë se kanë hedhur dritë edhe mbi ekzekutimin e të riut shqiptar Edvin Sadiku, i ekzekutuar 5 vite më parë me tre plumba në automjetin e tij…

Read More

Prezantimi i platformave të kandidatëve në garë për kryetar të PS ka vijuar në Njësinë 7, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetet Etilda Gjonaj dhe Blerina Gjylameti, vunë në dukje rëndësinë për të punuar në skuadër, si një familje që shtohet dita-ditës me energji të reja. Veliaj tha se kundërshtarët e Partisë Socialiste kanë filozofi të tyre përçarjen dhe se në protestën e paralajmëruar prej tyre, as ata vetë nuk e dinë se për çfarë do protestojnë. “Nuk e kuptoj për çfarë protestojnë këta sepse as tërmetin, as pandeminë, as krizën energjitike nuk e shkaktoi qeveria…

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur falënderues ndaj Anxhit, një vajzë e re që ka ndërmarrë nismën për të promovuar bukuritë natyrore të Shqipërisë. Rama shkruan se “vajza që ngjit malet” ka vendosur që të tregojë anën tjetër të Borshit dhe fshatrave përreth. “Anxhi, një nga vajza që ngjit malet dhe promovon atdheun tonë përmes kompjuterit dhe ajfonit këtë herë ka vendosur të na tregojë Borshin përtej plazheve, duke shijuar bukuritë e fshatrave përreth si Piqerasi dhe Qafën e Frashërit. Çdokush që bën të tijën për promovimin e Shqipërisë ka një vend në këtë hapësirë, me shumë respekt”, thekson shefi i…

Read More

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me homologun e Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin diskutoi mbi rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor për BE-në. Kreu i shtetit u shpreh se mbështetet shumë te Sllovenia dhe shpreson se Samiti i ardhshëm i Brdo-Brijunit që do të mbahet aty, do t’i japë një shtysë të re zgjerimit të Bashkimit Europian. “Dëshiroja ta falënderoj Presidentin Pahor për mbështetjen e tij të madhe, si dhe të Sllovenisë po ashtu, ndaj hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për përpjekjet e tij e të Sllovenisë…

Read More

Një foshnjë në Indi ka lindur me katër krahë dhe katër këmbë. Fëmija është cilësuar si një “mrekulli e natyrës” dhe madje është krahasuar me një rimishërim të Zotit. Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë foshnjën e cila u lind gjatë fundjavës në Hardoi, në veri të vendit, me katër gjymtyrët shtesë të ngjitura në stomak. Si nëna, ashtu edhe fëmija, thuhet se janë të shëndetshëm dhe në gjendje të mirë.

Read More

Policia në të gjithë Evropën ka arrestuar mbi 130 persona të dyshuar për trafik të qenieve njerëzore. Kështu ka njoftuar Europol, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit. Në operacionin e përbashkët të javës së kaluar morën pjesë 22 vende dhe gjatë tij u identifikuan 130 viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, thuhet në njoftimin për shtyp. Gjatë operacionit, i cili u koordinua nga agjencia evropiane e mbrojtjes së kufijve Frontex, pothuajse një milion njerëz dhe rreth 200 mijë automjete u kontrolluan në kufijtë tokësorë dhe detarë dhe në aeroporte. Në këtë aksion gjithëpërfshirës, përveç…

Read More

Mustafa Nano, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, në një intervistë për Ylli Rakipin. Ai foli për zhvillimin e Shqipërisë, demokracinë shqiptare dhe e konsideroi emancipimin e kombit shqiptar “një proces të mundimshëm”. Nano tha se Enver Hoxha nuk ishte një përjashtim, por një figurë që “e përfaqëson në mënyrë fantastike dhe shembullore shoqërinë dhe kombin shqiptar”. Ylli Rakipi: Ç’është klasa politike në Shqipëri. Mendon se i ka sjellë ndonjë të mirë vendit? Ky sistem hibrid që është ndërtuar, duket sikur është ndërtuar që këta të ikin nga pushteti, këta 4-5 vetë, pasi të vdesin…

Read More

Një i burgosur në Teksas të SHBA-së, Ramiro Gonzales, i cili është dënuar me vdekje, iu ka kërkuar autoriteteve që t’i shtyjnë datën e injeksionit vdekjeprurës. Shkak është bërë dëshira e tij për të dhuruar një veshkë për personat që kanë nevojë për transplant. Data e ekzekutimit për të ishte planifikuar për në 13 korrik, por avokatët e Gonzales, në një letër drejtuar guvernatorit republikan Greg Abbott, kërkuan një zgjatje 30-ditore. Në letrën e tyre, ata përfshinin një apel nga Michael Zoosman, pastor hebre. Kleriku nuk ka asnjë dyshim për qëllimet e Ramiros, duke deklaruar se: “Dëshira e Ramiros për…

Read More

Këngëtarja Eni Koçi feston sot 26-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar mesazhet e përzemërta nga të afërmit dhe miqtë. Por, urimin më të veçantë ajo e ka marrë nga bashkëshorti Genc Prelvukaj. “Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë. Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj…

Read More