Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo ka rrëfyer së fundmi detaje nga jeta e saj personale. Në një intervistë televizive, ajo ka treguar momentin më të vështirë që ka përjetuar. E përlotur, ajo tregoi se si e përjetoi vdekjen e babait të saj. “Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë…
Author: tirana
Nesër do të mbahet protesta e PD-së, që Sali Berisha e ka cilësuar si më madhështoren. Sot kryeministri Edi Rama ka hequr veprën e artit që ndodhet në krah të Kryeministrisë, e që është instalacioni i Kërpudhës. Në shumë protesta ajo është dëmtuar, por Rama e ka rikthyer gjithmonë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, foli për rritjen e pagave për personelin mjekësor, si edhe për shpërblim për mjekët që punojnë larg banesave. Duke filluar nga 1 korriku pagat e mjekëve dhe infermierëve do rriten me 6%. Ndërkohë sot është vendosur një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre. “Do prezantoj një akt të rëndësishëm, ka të bëjë me politikën e rritjes së pagave për personelin shëndetësor. Nga data 1…
Nesër do të mbahet protesta Kombëtare e PD-së, e thirrur nga Sali Berisha. Po ashtu është zbuluar edhe fletëpalosja e PD-ja. Siç mund ta shihni, fletëpalosja nis me fjalët “Shqipëria në rrezik! Mos thuaj: Ç’më duhet mua?”. Në fletën e shpërndarë qytetarëve lexohet edhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar: Bashkimi i Kauzave!”. Ironizohet ish-kreu i PD, Lulzim Basha, teksa shkruhet se “7×7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)! Boll më me kauza të shitura”.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje socialistëve të zhgënjyer që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. Kryemadhi e ftuar në “MCN”, thotë edhe se njerëz pranë Lulzim Bashës janë paguar me paratë e incerenatorëve dhe se për të, kjo është një skemë e lejuar nga Rama për paratë e drogës. “Ka faturime të Klodian Zotos në kompani pranë z.Bashës. Janë kthyer në vila dhe biznese të tjera. Ne do t’i çojmë në SPAK. Skema e inceneratorëve u përdor për blerjen e votave Fier, Durrës dhe Tiranë. Kjo po të ishte një skemë e thjeshtë do të…
Në një kapuç të zi u gjet një fije floku. Kështu u zbardh masakra e Kartodromit, ku mbeti i vrarë Fatmir Rama, i njohur si “Miri i Xhikes”. Në fjalën e saj gjatë emisionit “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha tha se për rastin ishte kërkuar ndihmë nga Italia. “Ky është rasti kur merr kuptim se hetimet varen nga një fije floku. Ne nuk kemi pasur atëherë departament të ADN. U kërkua bashkëpunim me Italinë, e kjo ishte një nga dosjet që u dërgua disa herë në shkallët e gjyqësorit”,-tha ajo. Gjykata e Tiranës ka dënuar të arrestuarin e vetëm për…
Sali Berisha ka përcjellë mesazhe për protestën e nesërme para Kryeministrisë. Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile, kryetari demokrat tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë. “Do të mbushet Bulevardi në një protestë epike do të thosha, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat janë të larta, por…
Abuzimi me tokën për varre në Tiranë, ka çuar në pranga tetë sekserë. Denoncimi është kryer nga Bashkia e Tiranës, ndërsa hetimi është ndjekur nga Krimi Ekonomik dhe Prokurorisë. Tre nga tetë të arrestuarit, mësohet se shisnin tokë për varre të parablerë, të cilat kushtonin deri në 2 mln lekë të vjetra. Operacioni po vijon, ndërsa nuk bëhet të ditura detaje në lidhje personat e përfshirë.
Nesër është protesta kombëtare, ndaj dhe sot Partia Demokratike ka njoftuar me shkresë policinë e Tiranës. Sipas PD-së, protesta marshim nis nga selia blu në orën 19:00 dhe përfundon para kryeministrisë në orën 21.00. Sali Berisha njoftoi për protestën e shtatë korrikut disa javë më parë, si një reagim kundër qeverisë dhe rritjes së çmimeve të produkteve të shportës dhe karburanteve.
Pas një mungese prej disa muajsh, këtë të mërkurë është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19, të cilët nuk kanë vendosur masa kufizuese, por masa e vetme është ajo e thirrjes për vaksinimin dhe mbajtjes së maskës në ambiente të mbylluara. Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetare e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se e vetmja masë që duhet marrë tani është vaksinimi, edhe pse ditët e fundit në vend janë rikthyer vdekjet dhe është parë një rritje e shifrave të të infektuarëve. “Për momentin, me këto shifra që kemi, nuk është rasti për të propozuar…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e krahason rezistencën e ukrainasve ndaj pushtimit rus me atë të çekosllovakëve kundër tankeve ruse të dërguara në gusht 1968 për të shtypur eksperimentin e “socializmit me fytyrë njerëzore” të sekretarit të Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, Alexander Dubcek. “Ukrainasit u përballën me pushtimin rus pa armë. Qytetarët folën me ushtarët rusë, ata shkruar atyre, ata evokuan absurditetin e kësaj lufte në të gjitha sferat publike. Janë imazhe që na kujtojnë një tjetër pushtim, një fazë tjetër kundërshtimi. Ishte në Pragë në 1968”, tha von der Leyen.
Vajzat binjake të moderatores dhe gazetares së mirënjohur, Eni Vasili sot festojnë datëlindjen e parë. Përmes një postimi në Instagram, moderatorja ka publikuar një foto nga festa me binjaket e saja, e ku shkruan “Ne bëmë 1”. Gazetarja ka organizuar një festë të vogël familjare për të festuar ditëlindjen e parë të vogëlusheve. Emrat e vendosur kanë një domethënie. Sofi është emri i gjyshes së bashkëshortit të moderatores dhe Nkol, emri i babait të saj. View this post on Instagram A post shared by ENI VASILI (@enivasili)