Author: tirana

Ivan Balliu do të vijojë që të luajë në kampionatin spanjoll dhe lajmin e ka dhënë vetë përmes një postimi në rrjete sociale. Pas edicionit të shkëlqyer me Rayo Vallecano, 30-vjeçari rinovoi kontratën me klubin. Mbrojtësi shqiptar do të vijojë karrierën në skuadrën madrilene deri në vitin 2025. Balliu u shpall disa herë “Lojtari i Muajit” te Rayo Vallecano, duke e detyruar edhe trajnerin Edy Reja që pas një kohe të gjatë ta rikthente në kombëtare, ku ka qenë një prej më të mirëve në fushë.

Read More

Ku do të shkojë Ronaldo? Real Madrid mbetet një opsion, i cili me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij te Manchester United. 37-vjeçari dëshiron të vijojë të luajë në Champions League dhe këtë gjë United nuk ia mundëson dot. Shoku i tij i skuadrës te Portugalia, Jose Fonte, mendon se rikthimi në Madrid do të ishte lëvizja ideale. “A do të kthehet ai në Madrid? Mendoj se kjo do të ishte më e mira për të. A duan ata që ai të kthehet apo jo, kjo është një pyetje tjetër. Ajo që unë di për momentin është se…

Read More

Policia e Krujës ka arrestuar 2 persona babë e bir me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. burime zyrtare nga policia lokale thanë se në kuadër të operacioni policor të koduar “Kroi i Madh” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve H. K., 53 vjeç dhe S. K., 19 vjeç, të dy banues në Krujë (babë e bir). Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali…

Read More

50 anëtarë të qeverisë dhanë brenda 48 orëve dorëheqjen, duke shkaktuar një furtunë në kabinetin britanik. Por si arriti Boris Johnson deri në këtë pikë? Popullariteti i kryeministrit britanik, nisi të merrte goditje serioze për shkak të një sërë skandalesh, duke filluar që nga pandemia, deri te ato seksuale. Qeveria britanike vendosi masa kufizuese në periudhat më të gabuara, duke shkaktuar me mijëra viktima nga koronavirusi. Në prill 2022, Johnson u gjobit nga policia, duke e bërë atë kryeministrin e parë britanik në detyrë që shkelte ligjin, pasi vetë ai pranoi pjesëmarrjen në një festë ditëlindjeje, gjatë karantinës në qershor…

Read More

 Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka tentuar të zbehë mesazhin që përcolli protesta e djeshme. Por, për Tabakun kjo nuk mjaftonte. Nga Jorida Tabaku Shënim për një protestë! Do shkosh në protestë s’do shkosh në protestë! Kjo ishte pyetja që m’u bë pareshtur dje. A thua se kjo protestë bëhej për të ndarë se kush ishte me partinë dhe kush me armikun. “Në fakt për këtë bëhet!”, thoshin miqtë e mi. Po unë që s’kam munguar në asnjë protestë të demokratëve, madje as kur isha shtatzënë dhe na hidhej gaz pa kursim, nuk kisha dilemë! Në protestat e…

Read More

Edhe 3 këngë të reja janë shtuar listës verore. Don Xhoni, Dafina dhe Fifi kanë publikuar këngët e reja. “Katile” mban titullin kënga e reperit Don Xhoni, e cila është tipike verore e zhanrit hip-hop. Klipi i këngës është mjaft i veçantë pasi protagoniste e tij është influencuesja shumë e përfolur shqiptare, Megi Pojani. Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka ardhur me një tjetër projekt të ri muzikor. Ashtu siç kishte paralajmëruar artistja ka sjellur këngë me titullin “Malli”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një klip të veçantë. Në klip Dafina shfaqet tejet atraktive e shoqëruar nga…

Read More

Të shtunën besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, dhe sot kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët. Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Spahiu shprehet se Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për fenë islame prandaj duhet të japim sa më shumë dashuri dhe të dhurojmë për të varfërit. “Të dashur qytetarë, Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame. Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.), atë kohë vetëm një fëmijë, dhe dhembshurinë e nënës së tij heroike, Haxhires. Kurbani na…

Read More

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka sot do të dalë para kolegëve të saj në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kjo pas akuzave nga ana e Partisë Demokratike se bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria. Njoftim për media Të nderuar kolegë, Sot, ditën e premte, datë 08.07.2022, ora 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, me këtë rend dite: Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ndjekjen e procedurës parlamentare…

Read More

Zjarri që ra në një banesë në Tiranë e që i mori jetën foshnjes 6-muajshe, po del të jetë më tragjik nga veprimet e familjarëve. Një fqinjë ka treguar detaje rrëqethëse. Gruaja shprehet për mediat se e moshuara që ndodhej në banesë ka dalë të kërkojë ndihmë nga fqinjët, por kishte harruar që kishte nipin brenda. Ajo thotë se e moshuara që quhet Janulla kishte përmendur qenin fillimisht e më pas ishte kujtuar për nipin. I vogli, sipas fqinjës, ka dalë i nxirë nga tymi. “20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me…

Read More

Nga: Alban Daci Shqiptarët ishin privuar nga e drejta për të protestuar njësoj siç ishin privuar nga e drejta për të blerë pantallona xhins, për të blerë e pasur një makinë sportive, për tu argëtuar në diskotekë ose edhe thjeshtë për të shijuar një gotë verë cilësore! Pra, dëshira për të protestuar, përtej nevojës për Liri ishte kthyer një tabu dhe qeniet njerëzore dëshirën më të madhe kanë të thyejnë tabutë dhe të marrin situatën nën kontroll! Kështu, në fillim të viteve ’90, shqiptarët e shikonin sheshin e protestën si një ushqim të ndaluar, si një mollë të ndaluar që…

Read More

Një vit më parë Papa Françesku u operua në zorrë. Ka muaj që e përditshmja e tij karakterizohet nga dhimbjet në gju. A do të njoftohet në fund të verës dorëheqja e tij nga pontifikati? Ipeshkvit të Augsburgut iu dëgjua zëri kohët e fundit. Të premten (01.07) Bertram Meier, ishte për vizitë tek Papa Françesku në Vatikan. Në fund të vizitës ai tha për agjencinë katolike të lajmeve (KNA) se nuk pa që 85 vjeçari të ishte i lodhur në detyrë. “Ai ishte në gjendje të mirë si nga fiziku ashtu edhe nga gjendja shpirtërore, kishte shumë humor dhe nuk…

Read More

Me qëllim lirimin e hapësirave publike, Policia e Durrësit zhvilloi një operacion në zonën e plazhit në Porto Romano. Nga bregdeti i Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse. U proceduan penalisht edhe 5 administratorë subjektesh, një nga Tirana dhe 4 nga Durrësi. Njoftimi i Policisë Në kuadër të plan-operacionit “Bregdeti i lirë”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës, kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme që…

Read More