Author: tirana

Stomatologia shqiptare Monika. S, 46-vjeçe është arrestuar, pasi dyshohet se ka vrarë të fejuarin e saj belg Robby Claes. Ka qenë avokatja e saj, Lynn Cloerinx që e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se “kilientja e tij ka ende besim tek hetimi”.Ish-piloti u gjet i vdekur në shtrat me një qese plastike të lidhur rreth kokës. Ai vdiq nga pasojat e mbytjes. Gjaku i Claes përmbante gjithashtu substanca dehëse të pazakonta. Një tjetër element që bie në sy ishte se Monika S. i vendosi çarçafët për të larë pasi e gjeti të fejuarin pa jetë. Provat fillestare treguan gjithashtu se Monika mund të jetë…

Read More

Aktorja Monika Lubonja ka ironizuar deklaratat e bujshme të Dritan Bramës për raportin e tij me Ilir Shaqirin. Teksa ishte e ftuar në një festë, Monika Lubonja tregoi se rastësisht ka takuar edhe Tan Bramën, të cilin e cilëson si “një nga miqtë e saj më të mirë.” Gjatë bisedës që dyshja zhvilluan, të publikuar në Instastory, Monika ironizon Ilir Shaqirin pas deklaratave të Tanit për miqësinë me të. Biseda: Monika Lubonja: Në këtë mbrëmje të bukur unë jam takuar me një nga miqtë e mi më të mirë, por e kisha shumë kohë më parë… Tani. Tan Brama: Monika…

Read More

Në forumin e “Dixhitalizimit kundrejt parasë fizike”, zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se sot 95% e shërbimeve janë dixhitale. Numri dy i qeverisë, veçoi ndër të tjera fizkalizimin. Sipas tij, kjo reformë ka për të sjellë një kulturë të re në sjelljen e tregut që do të çojë në uljen e informalitetit. “Ne kemi marrë hapa të rëndësishëm. Fiskalizimi është një reformë në vetvete. Ka për tu kthyer në kultura e vetme e sjelljes në treg të sipërmarrjes dhe pastaj do të ketë referenca pozitive në uljen e informalitetit. Do të sjellë reduktimin e cash në ekonomi”, tha Ahmetaj. Zv.krtyeministri u ndal…

Read More

Avokatët e Elbasanit i janë bashkuar protestës së thirrur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Ata kanë njoftuar 4 ditë bojkot të seancave, veç seancave për masat e sigurisë dhe kërkojnë që qeveria të heqë dorë nga miratimi i ndarjes së re territoriale. Demir Çiftja, kreu i Dhomës së Avokatisë së Elbasanit, tha për mediat se bojkoti mund të intensifikohet deri në ndërprerje totale. “Dhoma e Avokatisë së Elbasanit sot mbështet bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore sipas vendimit nr.1 të datës 11 qershor, të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Këshilli kombëtar ka vendosur të…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta, Manastirliu, deklaroi gjatë ditës së dytë së Konferencës Kombëtare Antikurrupsionit se vaksina për të shëruar korrupsionin në fushën e Shëndetësisë është transparenca. Ministrja u shpreh se qasja e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit është proaktive, që ka të bëjë me përdorimin e mjeteve monitoruese dhe inovacionit në luftën ndaj korrupsionit. Por shtoi gjithashtu se përmes Reformës në Drejtësi dhe Njësisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë realizohet qasja reaktive ndaj luftës së korrupsionit që nënkupton ndëshkimin dhe reagimin kur ndodh një akt i jashtëligjshëm. “Vaksina që e lufton korruspsionin është transparenca. Transparenca si pjesë e një qeverisjeje…

Read More

Kur mendojmë për shëndetin e dhëmbëve tanë, gjëja e parë që na vjen në mendje është një buzëqeshje e ndritshme dhe një frymë e freskët, megjithëse disa kushte shëndetësore mund të shkaktojnë erë të keqe pa marrë parasysh sa mirë i pastrojmë dhëmbët dhe i pastrojmë me fije. Megjithatë, higjiena orale lidhet me shëndetin tonë të plotë në mënyra të ndryshme. Për shembull, ndërkohë që ne mund të mos e lidhim automatikisht shëndetin e dhëmbëve me shëndetin kardiovaskular, higjiena e dobët orale shoqërohet gjithashtu me shkallë më të lartë të sëmundjeve të zemrës. Përveç kësaj, gjendja në gojën tonë mund të tregojë…

Read More

Një 27-vjeçar shqiptar dhe një 40-vjeçar italian janë arrestuar nga karabinierët në Arezzo të Italisë, të dyshuar si përgjegjës për një aktivitet të madh trafikimi droge. Pas një serie vëzhgimesh që nisën në pranverën e vitit 2021, hetuesit sinjalizuan dy kanale furnizimi me kokainë në qytet, njëra prej të cilave në Umbria dhe një në zona Valdarno e Arezzo. Shqiptari dhe italiani u ndaluan pasi atyre iu gjetën në total rreth 250 gramë kokainë dhe rreth 8000 euro cash, një shumë e konsideruar si të ardhura nga veprimtaria e paligjshme. Gjatë arrestimit, një prej tyre ka bërë rezistencë dhe madje…

Read More

Fustan i bardhë. Dy fjalë dhe emocione të pafundme për kombinimin që i përshtatet të gjithëve dhe që duket se është marrë nga nata jonë më e çmendur e verës. Kur trendet e reja vijnë gjithmonë dhe pak më vonë ato zhduken, por ai fustani yt i bardhë do të të bëjë fytyrëbardhë çdo natë dhe në çdo rast. E bardha është ngjyra më e mirë e sezonit, pasi thekson në mënyrë të pabesueshme lëkurën tonë të djegur nga dielli, ndërsa në të njëjtën kohë, nxjerr një fisnikëri që asnjë ngjyrë tjetër nuk mund ta arrijë. A do të shohim…

Read More

Është konfirmuar në detyrë drejtuesja e Gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë, Irena Gjoka. Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se vendimi u shpall nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. KPK fillimisht kishte konfirmuar në detyrë gjyqtaren e posaçme, por vendimi ishte apeluar nga Komisioneri Publik, pas pretendimeve të ngritura nga ONM. KPA në vendimin e shpallur këtë të martë, hodhi poshtë pretendimet, duke e konfirmuar në detyrë Gjokën, e cila prej afro një viti mban edhe postin e nënkryetares së GJKKO.

Read More

Gjykata e Apelit ka reaguar sot në lidhje me ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajamakun, vetëm pas arrestimit të tij në Itali pasi u kap me një sasi kokaine, ndërsa kujton se çështja ndaj tij është në Apel. Ndonëse akuzat ndaj tij për “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, kryer në bashkëpunim si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, u rrëzuan në 30 dhjetor 2021, vjen një tjetër sqarim nga ana e togave të zeza. Në njoftimin e gjykatës thuhet se organi i akuzës kërkoi 9 muaj burg për Kajmakun, ky i fundit…

Read More

Analisti i njohur Shpëtim Nazarko deklaroi se kjo mënyrë drejtimi e Edi Ramës tregon se pas rënies së tij, nuk ka për të pasur PS, ashtu siç nuk ka sot Parti Demokratike. Më tej ai tha se PS-ja do të shkermoqet sapo të ikë Edi Rama. “Çdo shoqëri dhe çdo parti, i ngjan atij vreshtit me rrush që po s’pati ata hunjtë që e mbajnë, mbaron. Jo vetëm që nuk krijon stafe të mëdha, por nuk ndërton strategji të mëdha. Gjithë fondet për bujqësinë shkojnë për bujtina. Këtë e shkruan në statut, kur fiton kryetari i partisë, i zgjidh të…

Read More

Papa Françesku ka deklaruar se pëfshirja e mercenarëve nga Rusia në luftën kundër Ukrainës, duke përfshirë çeçenë dhe sirianë, është “monstruoze”, sipas një artikulli të botuar në La Stampa, shkruan BBC. Papa tha se lufta në Ukrainë ishte “ndoshta në një farë mënyre e provokuar”. Ai i përshkruan trupat ruse si “të egër dhe mizor”, duke shtuar se ukrainasit po luftojnë për mbijetesë. I pyetur nëse është në favor të presidentit rus, Vladimir Putin, Papa Françesku tha se ai nuk do ta reduktojë kompleksitetin e luftës në një dallim midis “të mirës dhe të keqes”. Ai tha se shpreson të takohet…

Read More