Më 28 maj u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare ish-presidenti, Bujar Nishani. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune. Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit ka reaguar pak orë më parë përmes një postimi në Instastory. Fiona ka postuar një foto nga fëmijëria, ku shfaqet në shpatullat e të atit. Një moment ky i paharrueshëm për të. “Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar Fiona përmbi foto tepër…
Author: tirana
Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Lushnjë, i cili ushtronte dhunë ndaj djalit të tij të mitur. B.B. u arrestua në flagrancë, ndërsa ndaj tij rëndon vepra penale “Dhuna në familje”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur”, njofton policia.
Rusia ka paralajmëruar se Evropa do të ‘zhduket’ në një apokalips bërthamor. Ky është më i fundit në valën e kërcënimeve të Kremlinit drejt botës Perëndimore, të cilët i kritikon për furnizimin e Ukrainës me raketa. Këtë herë ka qenë Viacheslav Volodin, kreu i rajonit Duma që sulmoi pasi ish-ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslav Sikorski tha se aleatët perëndimorë mund të dërgojnë më shumë armatime në Kievin e rrethuar prej disa muajsh. Sikorski pretendoi se Vladimir Putin kishte shkelur Memorandumin e Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë të vitit 1994, i cili justifikon dërgimin perëndimor të armëve bërthamore. Ai i tha kanalit…
Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar për vendimin për hartën e re gjyqësore. Berisha thekson se ky vendin është antikushtetuese dhe dhunon parimet e procesit te rregullt gjyqësor për qytetarët shqiptar. Reagimi i kreut te PD, Sali Berisha per Hartën Gjyqësore. Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar. Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u…
Është gjetur e vdekur Elena, 5-vjeçarja e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit. Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. Në fillim gruaja tregoi për një rrëmbimin e vogëlushes, e cila ndodhi nga tre burra të armatosur dhe me kapuç, shkruajnë mediat italiane. Pas një nate të gjatë marrjeje në pyetje të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm gruaja e përlotur ka çuar hetuesit drejt vendit ku ndodhej kufoma e vajzës së…
Një 20-vjeçare nga provinca e Pesaros në Itali është dhunuar nga një 22-vjeçar shqiptar, pasi ka dalë nga një diskotekë me miqtë. Shqiptari, i cili punonte si murator, ka tentuar ta marrë me forcë të renë në makinë me ndihmën e personave të tjerë, por kanë qenë miqtë e saj ata që i kanë ardhur në ndihmë, raportojnë mediat italiane. E reja që u përpoq në çdo mënyrë për të shpëtuar, arriti të tërheqë vëmendjen e miqve të saj të cilët thirrën menjëherë karabinierë, të cilët arrestuan shqiptarin. Sapo shpëtoi, 20-vjeçarja u dërgua në spital dhe do të qëndrojë nën kujdesin…
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se pas miratimit në Kuvend, nesër do të nisë punë Komisioni i Reformës Territoriale. Teksa bëri të ditur që komisioni do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani reforma territoriale, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njera tjetrën në nivel rajonal. “Është dakordësuar mbajtja nesër e mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale ku grupi i punës do të hartojë një projekt. Është e rëndësishme që ky komision të bëjë një hulumtim të punës së deritanishme. Zhvillimi rajonal duhet…
Në një takim sekret që ka zhvilluar Nuredin Dumani me Arjan Spahinë, i cili u ekzekutua më pas në Belgjikë në nëntor 2020, tregon për një kontratë vdekjesh, të lidhur mes Erjon Alibej, Arjan Spahisë dhe Nuredin Dumanit. Sipas rrëfimit të Dumanit, ky takim është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, njeri ky i afërt i klanit “Çapja” në Elbasan, ndërsa vendi i takimit ka qenë natën dhe pikërisht në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, në zonën e Fushë-Mbretit. Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e…
Vihet në funksion në të tretin vit radhas pas një periudhe 27-vjeçare kanali vaditës i Klosit. Kryebashkiaku Agron Malaj bën të ditur se Bashkia Mat në bashkëpunim me Bashkinë Klos vendosin në funksion këtë kanal vaditës i cili i shërben fshatrave Mallunxë, Shoshaj-Zenisht në bashkinë e Matit dhe gjithë luginës së lumit Mat nga bashkia Klos e deri në Zenisht. “Bashkia Mat ka përfunduar me sistemimin pothuajse të të gjithë kanaleve vaditës në Njësitë Administrative, që në këtë sezon do u vijë në ndihmë banorëve për prodhimin e tyre bujqësor”, shkruan Malaj.
Ish zv.ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka ka hapur sesionin e radhës të Konferencës Kombëtare “Anti-korrupsion” e cila sot mban ditën e dytë të punimeve. Në fjalën e saj, ekspertja e çështjeve të Integrimit dhe Drejtësisë nënvizoi se korrupsioni është një nga pengesat kryesore të zhvillimit ekonomik të një vendi, duke prekur drejtpërdrejtë mënyrën se si administrohet buxheti i shtetit, shkurajohen investimet, dëmtohet konkurrenca e lirë dhe zhvillimi i qëndrueshëm. “Korrupsioni devijon përdorimin e të ardhurave publike, nga e mira e përbashkët, drejt përfitimit të ngushtë dhe vetjak të zyrtarëve publik, duke hartuar politika që shpërndajnë burimet në shërbim të të…
Prokuroria e Elbasanit i është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Gazetari Aldo Kozarja bën me dije se prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur tre persona. Gjithsesi, prokurorët janë duke kryer veprime pikërisht në vendin e ngjarjes, të cilin e kanë rrethuar me shirita. Pjerin Xhuvani, u vra më 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan. Asokohe si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur Emiljan Prenga 39 vjeçar, Pavlo Vuksani 50 vjeçar, Eltjon Bodinaku…
Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame ka folur për korrupsionin në institucionin që ai drejton dhe ka pranuar se ende vijon të mbetet problem dhënia e ryshfetit apo siç quhet ndryshe në gjuhën popullore “kafe 20, 30 apo 50 mijë lekë” për të marrë shërbimet. “Mbetet ende problem ai korrupsioni i vogël endemik, me 20, 30 apo 50 mijë lekë. Kjo zhduket nga shërbimet online. Në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, kjo shenja më e sigurtë e uljes së korrupsionit. Nëse për doganierët dikur thuhej “ou pse ka dhe rrogë”, fakti që po bëjnë presion për rritjen e rrogës…