Author: tirana

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka folur për Reformën Territoriale dhe shkurtimisht ka komentuar edhe votën e emigrantëve. Kume tha se janë partitë politike ato që duhet ta diskutojnë këtë problem dhe të bëjnë më shumë sa kanë bërë deri tani. Sipas Kumes, përgjigjesia më e madhe për këtë çështje nuk mund t’i lihet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Përgjigje e kësaj pyetje nuk e jap unë, por klasa politike. Nuk duhet të mjaftohet me atë që ka bërë në refromën e fundit, në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, por është trajtuar në mënyrë të tillë që shumë gjëra i lihen KQZ-së.…

Read More

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviç është shprehur se nisma “Ballkani i Hapur”, ka gjetur ‘recetën’ për të ardhmen e rajonit. Gjithashtu ai ka theksuar se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë për unitet në Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij alternativa e vetme për vendin e tij është rruga në BE. Ndërsa ka folur për pjesëmarrjen e tij në takimin në Ohër, Abazoviç tha se në atë takim u fol për turizmin , trafikun e lirë, energjinë , bujqësinë, krizën ekonomike shëndetësore dhe infrastrukturën.

Read More

Mbrojtësi holandez i Juventusit është në qendër të mërkatos, edhe për një negociatë rinovimi që nuk ka nisur për momentin. Propozimi i bardhezinjve nuk ndezi entuziazmin e lojtarit, i cili deri më sot mburret me një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro, e destinuar të rritet në 140 milionë vitin tjetër. Jashtë ka një radhë ekipesh pas tij. Sipas “Corriere dello Sport”, Chelsea është në krye, por më pas vjen Real Madrid, Manchester city dhe PSG. Por nuk duhen harruar edhe Barcelona me Manchester United. Juventus është vendosur me shpatulla pas murit dhe e ardhmja e holandezit është në pikëpyetje.

Read More

Enkelejd Alibeaj ka thirrur ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike për të diskutuar rreth angazhimit në Komisionin e Reformës Territoriale. Gazetari Juxhin Mustafaraj bën të ditur se prezent do të jetë vetëm pjesa e Grupit që njeh Alibeajn si kryetar, kurse pjesa tjetër do të bojkotojë. Mbledhja do të mbahet në orën 15.30 në selinë blu ndërsa bëhet e ditur se ka një dakordësi me mazhorancën për mbajtjen ditën e nesërme të mbledhjes konstituese. Në përbërjen të Komisionit për Reformën Territoriale, në karriget e opozitës janë dërguar në Kuvend vetëm emrat e atyre deputetëve demokratë që mbështesin Alibeajn,…

Read More

Është gjetur trupi i pajetë i Elena Del Pozzo, vajzës 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo. Ka qenë nëna e vogëlushes ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit. Karabinierët e Katanias shkuan në vendngjarje, një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin, babain e vajzës. Lajmi është konfirmuar nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro, i cili ka shpjeguar: “Po mbledhim deklaratat e saj”. Çifti nuk ishin bashkë prej disa kohësh Babai dhe nëna e vajzës nuk ishin bashkë prej disa kohësh. Burri…

Read More

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se forma më efikase e qeverisjes është fuqizimi i qytetarëve duke i mundësuar kanale digjitale për të kryer denoncime. Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Kombëtare Antikorrupsion, Çuçi theksoi se rritja e platformave ku qytetarët mund të denoncojnë marrjen e rryshfetit dhe digjitalizimi i shërbimeve, janë dy element kyç në luftën ndaj korrupspionit. “Përmirësimi i vazhdueshëm që ne i kemi bërë mekanizma të korrupsionit përmes teknologjisë është tregues i luftës tonë kundër korrupsionit. Fuqizimi i qytetarëve duke i mundësuar kanale digjitale për të denoncuar korrupsionin është forma më efektive e qeverisjes. Deri më sot…

Read More

Rreth 560 rrënjë kanabis janë asgjësuar në zonën e Velipojës. Asgjësimi i bimëve narkotike është bërë nga efektivë të policisë së Shkodrës. Bëhet me dije se në kuadër të peracionit “Luarzë” u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër. Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi B. H. i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B. Njoftimi i policisë: Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, me…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar arrestimin me drogë në Itali të ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Sipas tij, qëndrimi i PS eshte gjithmone qe ligji duhet te godase mbi kedo qe ka kryer shkelje. Pyetje: A ka një qëndrim PS për arrestimin e Agim Kajmakut që u kap nga policia italiane me drogë, ju e keni suportuar dhe mbrojtur pas akuzave të opozitës. Taulant Balla: Sa herë që ligji funksionon mbi këdo PS përshëndet veprimet e organeve të policisë e drejtësisë. E ky qëndrim i qartë i yni që nuk bën dallim për askënd, këtu biem…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar edhe kërkesën e PD për të ngritur një komision Hetimor për investimet strategjike, i cili u rrëzua pak ditë më parë në Kuvend. Ai tha se nuk e ka parë riformulimin e ri. “Nuk dua të nxitohem të shprehem, e megjithëse rregullorja e Kuvendit është e qartë se si dhe çfarë ndodh kur një kërkesë është paraqitur, është rrëzuar dhe duhet të presësh sesionin e ardhshëm. S’e kam parë riformulimin. Kur të jetë në Kuvend do e diskutojmë dhe do të japim opinionin tonë. Ajo që dua t’i sugjeroj opozitës…

Read More

Greqia fqinje ka prezantuar sot një platformë me anë të së cilës pritet të rimbursohen abonentetë e energjisë elektrike me një shumë deri në 600 euro. Lajmin e bëri të ditur ministri i Qeverisjes Digjitale Kyriakos Pierrakakis. “Në thelb 98% e familjeve në Greqi do të kalojnë përmes kësaj platforme sepse ka të bëjë me një të ardhur neto familjare prej 45 mijë eurosh, këto të ardhura nuk llogaritin asnjë të ardhur të një anëtari të mbrojtur. Nga dita e premte, në bazë të shifrës së fundit të numrit të TVSH-së, mund të dorëzohet aplikimi. Deri në fund të qershorit…

Read More

Partia Socialiste vijon takimet në Qarkun Gjirokastër për procesin zgjedhor të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor. Takimi i radhës u zhvillua me Asamblenë e Zgjeruar në Bashkinë Përmet, ku 2 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale: Adelina Janollari dhe Edvin Tuci prezantuan platformat e tyre të kandidimit. Komisioni i Posaçëm i Kryesisë së Partisë Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, deputetë, anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e kandidatëve dhe të dëgjonin vizionin e tyre dhe…

Read More

Një grua në Greqi ka gjetur vdekjen pasi tentoi të hynte në banesën e saj përmes ballkonit të fqinjëve. Mediat në vend raportojnë se nëna 36-vjeçare kishte harruar çelësat dhe tentoi të hynte në shtëpinë e saj nga banesa tjetër. Por, ndërsa përpiqej të bënte kalimin ajo rrëshqiti dhe ra në një hapësirë të zbrazët duke gjetur vdekjen. Banesa e saj ndodhej në katin e tretë. Ngjarja si duket ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:30, kur 36-vjeçarja kuptoi edhe që kishte mbetur e mbyllur jashtë. Pas aksidentit ajo u dërgua në spital ku konstatua e vdekur.

Read More