Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 5-vjeçare, Elena Del Pozzo, është gjetur e pajetë në zonën e Katanias. Pak orë pas nisjes së kërkimeve ka qenë nëna e saj Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka rrëfyer nën presionin e prokurorëve se e ka vrarë vetë të bijën. Gjyshja e vogëlushes nga babai ka folur për mediat duke rrëfyer se një ditë e ka parë Martinën duke ushtruar dhunë mbi të bijën. “Një ditë ajo po e rrihte vogëlushen. Kur u grindën nuk donte të dilte nga shtëpia.Po i jepte një goditje dhe ne ia morëm nga…

Read More

Moti i keq ka përfshirë mesditën e kësaj të marte zonën e Leskovikut, ku bashkë me rrebeshin e shiut, nuk ka munguar as breshëri. Mësohet se reshjet e breshërit kanë rënë për rreth 30 minuta, duke “zbardhur” Kolonjën, por ndërkohë janë prishur dhe të mbjellat e fermerëve. Më shumë janë goditur vreshtaritë dhe drutë frutore. Kjo është hera e dytë që zona e Leskovikut preket nga breshëri brenda pak kohësh, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj.

Read More

The Economist Sezoni i vozitjes në Amerikë ka filluar zyrtarisht. Pavarësisht rritjes së inflacionit dhe kërcënimit të vazhdueshëm të pandemisë, shoferët mbushën autostradat gjatë fundjavës së fundit të Ditës së Përkujtimit. Rreth 40 milionë amerikanë udhëtuan, një rritje prej 8.3% në të njëjtën fundjavë të një viti më parë, pavarësisht rritjes së çmimeve mbi 50%. Rafinerit zakonisht korrin marzhe fitimi prej 5-10 dollarë për fuçi por këtë herë, megjithatë, rafinimi po luan një rol kryesor. Marzhet për shumë rafineri janë rritur dhe pengesat në këtë sektor po rrisin çmimet globale të naftës. Tre faktorë shpjegojnë pse rafinimi është në qendër…

Read More

Elena Del Pozzo, vajza 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo, Itali u gjet e vdekur. Ka qenë nëna e saj, Martina Patti, 24 vjeçe, e cila ka gjetur trupin e vogëlushes pas “presionit të ushtruar nga hetuesit, sipas mediave italiane. E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj, por në pyetje nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse e ka kryer krimin. Rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen. Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës,…

Read More

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale. Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht. Ky projektligj është kundërshtuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shkak të mospërfshirjes së tyre në rritjen e pagës minimale. Për këtë arsye, ata kanë organizuar edhe një protestë para Kuvendit të Kosovës, më 6 qershor. Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro. Kjo, njëherësh, vazhdon të jetë…

Read More

Një metodë e re e bombardimit të kundërshtarit është përdorur nga Rusia në Ukrainë. Mediat kanë publikuar fotot e një droni të përdorur për të sulmuar vijën e parë të Kievit me granata, të cilat mbahen poshtë tij në filxhanë plastikë kafeje. Armët e montuara u gjetën kur pajisjet u rrëzuan në periferi të Marinkas, më pak se gjysmë milje nga linjat ruse. Pamjet e forcave ukrainase tregojnë dy dronë “Mavic 3”, me vlerë mbi 2 mijë euro që janë transformuar në granatambajtës. Një nga fotot tregon një granatë me gjilpërën e saj të nxjerrë brenda një filxhani. Kupa ishte ngjitur me…

Read More

Një 39-vjeçar me inicialet E.M ka rënë në prangat e policisë pasi është mësuar se hapte llogari false në rrjete sociale me të dhënat e të tjerëve. Gjithashtu 39-vjeçari është me precedent penalë, pasi më parë ka qenë i dënuar për grabitje me dhunë. Tiranë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Username”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik. Përdorte të dhënat e shtetasve të tjerë për të hapur llogari false në rrjete sociale, vihet në pranga 39-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. V., se një…

Read More

“Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Ajo do të nisë në orën 18:00 të mërkurën e 15 qershorit. Qytetarët priten të mblidhen në “Sheshin Skënderbej” e nga aty, do të drejtohen për te “Kryeministria”. Qytetarët u shprehën se do të marrin pjesë në protestë, ndërsa shtojnë njëzëri se rritja e çmimeve e ka bërë të përballueshme jetesën e tyre. Ndërkohë, profesori Arlind Qori, një nga organizatorët e protestës, u shpreh se manifestimet priten të vijojnë, deri në zgjidhjen e problematikave. Ai i cilësoi bordet e ngritura si të pa…

Read More

Një urdhër-arresti europian është lëshuar nga Prokuroria e Apelit të Selanikut për bariun 48-vjeçar shqiptar, i cili u identifikua si autori i përdhunimit të dyshuar ndaj një 22-vjeçareje, në një plazh në Kalkidhiki. Për ngjarjen që ndodhi në fund të muajit maj, autoritetet greke thonë se gjurmët e tij janë zhdukur pas përfshirjes në këtë ngjarje dhe nuk përjashtohet që ai të jetë arratisur jashtë vendit. Për këtë arsye, urdhri evropian është lëshuar në rast se ndodhet në një shtet anëtar të BE-së. Greqia kërkon që ai të arrestohet dhe t’u dorëzohet autoriteteve gjyqësore greke, në kuadër të parimit të njohjes…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar apartamentin 400 mijë eurosh të bashkëshortes.   Kreu i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se ka para të gatshme në bankeë në vlerë prej rreth 400 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka të para kursyera 23 mijë euro. Por, bashkëshortja e tij ka dhe borxhe. Ajo ka marrë një kredi në vlerë 290 mijë euro, që e ka në kohëzgjatje prej 25 vitesh, e që ka thënë se e ka marrë për blerjen e apartmentit. Ndërkohë, Kurti ka…

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me personazhin e botës së krimit Kasandër Noga, i cili akuzohet se është autor i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut që mbeti i plagosur në Bruksel. Noga, ndonëse tentoi që të arratisej nga vendi i ngjarjes, 44-vjeçari u arrestua në Vjenë. Por kush është Kasandër Noga që nga brezi i tij njihej si personi që bënte ligjin në Qytet Studenti?! Burime për BW bëjnë me dije se për ironi të fatit Noga ka qenë student i Akademisë së Policisë, por është përjashtuar para se të diplomohej. Të njëjtat burime sqarojnë  se Noga, që akuzohet për…

Read More

Kasandër Noga 44-vjeçari shqiptar që i bëri atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë është arrestuar nga autoritetet austriake në Vjenë. Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetaren e Panorama.al Nikoleta Kovaçi. Autori dhe i plagosuri janë përfshirë në një sagë përplasjesh për të paktën 20 vite me radhë. Pikërisht rreth 20 vite më parë, Noga me mikun e tij Julian Çelën akuzohen se hynë në spitalin e reanimacionit ku ishte i shtruar babai i Erion Hasanbelliut, Aqif Hasanbelliu bashkë me një person tjetër dhe pasi u hoqën serumet qëlluan drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend. Një vit më vonë Hasanbelliu me shokun e…

Read More