Motra e Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit që u vra të shtunën në Tiranë, ka treguar për jetën e të vëllait, duke e përshkruar si një person që nuk kishte konflikte me njeri. Në një intervistë të dhënë për “Fax News”, ajo u pyet për jelekun antiplumb që u gjend në banesën e të ndjerit. Sipas sa, jelekun ia kishte bërë dhuratë një shoku i tij në Greqi, dhe se nuk është përdorur asnjëherë. “Vëllai im nuk kishte konflikte me asnjë njeri, ishte i lirë, bënte jetë familjare me ne. Lëvizte në këmbë, i pëlqente të bënte xhiro me biçikletë. Rrinte gjithë ditën në…
Author: tirana
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim u takua këtë të martë në Pallatin Presidencial me kreun e ri të shtetit, Bajram Begaj. Ndërsa e uroi për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë, diplomatja amerikane përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin të vazhdojnë bashkëpunimin me të në detyrën e tij të re. Kim e falënderoi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera gjatë presidencës së tij të ardhshme.
Moderatorja shqiptare nga Kosova, Liberta Spahiu është ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore. Ishte vetë prezantuesja ajo që publikoi në “Instagram” fletën e gjobës, duke e ndarë me ndjekësit e saj këtë masë administrative. Shkak ka qenë përdorimi i telefonit teksa drejtonte makinën.
Deputeti socialist Erion Braçe thotë se Bordi i Transparencës për çmimet e naftës nuk e ka përmbushur detyrën dhe sipas tij shumë shpejt do e humbasë funksionin pasi në pika të ndryshme të karburanteve pasqyrohen çmime të ndryshme, nga çmimi tavan që ka vendosur Bordi. Sipas tij, çmimet janë abuzive, pasi gazi në tregjet ndërkombëtare është ulur në nivelet e para luftës, ndërsa këtu ende tregtohet me 90 lekë, por ka pika që e shesin edhe me 72 lekë. Sipas tij bordi nuk po funksionin, por çmimet po i vendos konkurrenca në treg. “Dy gjëra nuk vendosen në protesta, çmimet…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër Bordet e Transparencës, duke i konsideruar si “mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetarët”. Sipas tij, qëllimi kryesor është pasja kontrolli i shoqërisë. POSTIMI I PLOTË Edi Rama tha: Bordet janë komuniste por janë të dobishme!Kjo sepse:Ato mbushin valixhet e qeveritarëve dhe klienteles së tyre!Ato zbrazin xhepat e qytetarëve!Në tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet rritjes së çmimeve me bordet shushunja 340 milionë euro.Miq, këto ditë bordi komunist i Edi Ramës i rritjes së çmimit të ushqimeve ka vendosur çmimet e reja më të…
Tre persona kanë humbur jetën në Bradford të Anglisë, pasi një fugon, i cili po lëvizte në sens të kundërt në autostradë, u përplas me një automjet. Në pranga ra një 15-vjeçar, si autori i dyshuar i përplasjes që rezultoi fatale. I riu, i cili drejtonte një fugon të vjedhur, nuk iu bind policisë kur i bëri shenjë që të ndalonte, duke kaluar në kahun e kundërt. Nga përplasja humbën jetën tre persona, 49, 28 dhe 18 vjeç, ndërrsa mbeti i lënduar edhe një pasagjer tjetër, por jashtë rrezikut për jetën.
Avokati Spartak Ngjela shkruan në rrjetet sociale se të në Shqipëri të gjithë kryeministrat pas rënies së komunizmit kanë qenë të drejtues të korrupsionit. Shkrimi i plotë: Të gjithë kryeministrat e Shqipërisë, pas rënies së komunizmit, kanë qenë drejtues të korrupsionit. Të gjithë, që nga i pari e deri tek ky i fundit. Tani korrupsioni në Shqipëri është fenomen drejtues. Shoqëria ka pësuar një dëm të madh moral që nuk kurohet dot paqësisht, por vetëm me goditje të rënda penale dhe me një shërbim sekret të ngritur me ligj me emrin: Agjencia Antikorrupsion. Këtë duhet të bëjë në Shqipëri politika…
Nuk ka më Turqi? Vendi është përballur shpesh me batuta jo shumë të këndshme pasi shpesh e kanë krahasuar me “gjelin e detit”. Por OKB-ja tashmë ka pranuar kërkesën e saj për t’u njohur zyrtarisht si Türkiye në anglisht. Kjo mund të jetë një arsye e pazakontë për ndryshimin e emrit por nuk është i vetmi vend që ka ndryshuar emrin. Pse vendet ndryshojnë emrat? Arsyeja më e zakonshme është dëshira për të hequr “prangat e kolonializmit”. Që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë vende kanë fituar pavarësinë dhe më pas janë ripagëzuar qytetet, institucionet për të pasqyruar kulturat vendase,…
Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj në mbledhjen e Grupit të PD-së ka thënë se nga takimet me qytetarët kanë kërkuar rritje të numrit të Bashkive. “Mendoj qe komisioni ka një kompozim shumë të mirë duke filluar nga Dhurata qe ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsideratë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetarë, ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive”, tha Xhaferraj.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa kundërshton miratimin e hartës së re gjyqësore, pasi, sipas saj, rrezikon ta çojë në kolaps gjyqësorin. Me mbylljen e gjykatave në disa qytete të vendit, Zhupa argumenton se do të shkaktohet rritja e shpenzimeve për qytetarët, por edhe rritja e kostos së shërbimeve nga avokatët. “Harta gjyqësore që mbyll 18 gjykata, pa asnjë studim, duke demtuar aksesin në drejtësi, dhënien e drejtësise, rritur kostot e qytetarëve, NUK DUHET të miratohet. Avokatët e Vlorës i janë bashkuar bojkotit, duke theksuar se harta e re e çon sistemin e drejtësisë drejt kolapsit. Vetëm sot në Vlorë janë…
Edhe pse i testuar vetëm në një provë të vogël klinike një ilaç i ri zgjon shpresat për pacientët me kancer. Një provë të vogël klinike me 18 pacientë, që morën për rreth gjashtë muaj ilaçin Dostarlimab, ka zgjuar shpresa të mëdha tek mjekët dhe pacientët e sëmurë me kancer. Sipas Dr Luis A. Diaz J. nga Qendra e Kancerit “Memorial Sloan Kettering” në Nju-Jork tek të 18 pacientët tumorët u zhdukën përfundimisht. Ai tha se kjo ishte “hera e parë në historinë e kancerit”. krebs metastasenEdhe pse testi sa i përket numrit të pacientëve ishte shumë i vogël, ai…
Gjatë emisionit të tij, aktori Bes Kallaku vuri theksin te problematikat me të cilat përballet një turist në Shqipëri, duke filluar nga çmimet e larta. Me nota ironie, ai u shpreh se çmimet vendosen në bazë të veshjes së klientit, duke marrë shkas nga ndryshimet e shpeshta. “Sa herë që vjen stina e verës kemi vetëm dy pyetje: Ku do të shkojmë dhe a do të ikim me pushime. Në vendet perëndimore është absurde të thuash a do të ikim me pushime, thjesht duan të zgjedhin vendin. Përveç rasteve kur preferojnë të vijnë për pushime në Shqipëri. Këtu te ne është…