Gjermania e ka ndëshkuar Italianë pas 10 minutash lojë. Mesfushori Joshua Kimmich ndëshkoi kampionët e Europës me një goditje brenda zonës.
Author: tirana
Toleranca ndaj kulturave të ndryshme ishte ne qendër të diskutimeve të Konferencës së organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar me Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku merrnin pjesë personalitete të njohura të jetës akademike dhe të shoqërisë civile. Në fjalën përshëndetëse, Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri deklaroi se harmonia fetare që ekziston në Shqipëri është një pasuri edhe për vetë Bashkimin Europian ku vendi ynë aspiron që të anëtarësohet. “Kemi gjetur brenda secilës kulturë që përfaqësojmë më të mirën e përbashkët për të promovuar vlerën më të mirë që kanë shqiptarët: tolerancën dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Kjo është një pasuri…
Pas Xhani De Biasit, i cili arriti të çojë përfaqësuesen shqiptare në finalet e kampionatit europian të Francë 2016-n, Edoardo Reja është padyshim trajneri që e do dhe e duan më tepër shqiptarët. Ose të paktën e donin, deri përpara dy ndeshjeve të fundit. Me 1355 ditë në krye të pankinës kuqezi, italiani 76-vjeçar ka provuar 53 lojtarë, për të mbërritur sot tek emra që për shumë njerëz janë ndër emrat më cilësorë që ekipi ynë përfaqësues ka pasur vitet e fundit. Edi Reja e arriti dhe një sukses. Vendin e parë në grupin e shkuar në Nations League, ç’ka…
Tre janë kategoritë e studentëve që do të përfitojnë përjashtim tarifash dhe bursa në universitete për çdo muaj të studimeve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar politikën e re që lidhet me programet e studimit që janë prioritet kombëtar dhe për mbështetjen financiare për studentët e shkëlqyer dhe për studentët që ndjekin në universitete publike një nga programet që konsiderohen prioritet kombëtar, ndërkohë që është hartuar lista e programeve prioritare që cilat u përkasin shkencave humane, shkencave natyrore, inxhinierike, bujqësi, veterinari, shërbime, etj. Të gjitha ata që tre vitet e studimit i mbarojnë me…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është bërë sërish baba. Lajmin e ka bërë me dije vetë sulmuesi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, njofton ardhjen në jetë të djalit të tij, Lion. “Mirë se erdhe djali im Lion. Qofsh i shëndetshëm dhe i hairit”, ishin fjalët e përdorura nga Cikalleshi për t’i uruar mirëseardhjen djalit të tij.
Sunny Hill Festival, këtë vit do të organizohet në Tiranë. Nw lidhje me kwtw lajm Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës. Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se vendim vjen pas zvarritjeve të Qeverisë. “Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën. Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës”. “Duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që festivali “Sunny Hill” do të organizohet në Tiranë dhe jo në Prishtinë. Sipas kreut të qeverisë, ky është një lajm i mirë, duke shkruar: “S’ka si Tirona jo”. Po ashtu Rama shkruan se javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit. Postimi i Ramës LAJM I MIRË Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ S’ka si Tirona jo❤️
Gjermania dhe Italia luajnë aktin e dytë mes njëra-tjetrës në Ligën e Kombeve me ndeshjen e parë që përfundoi në barazim 1-1. Italia do të kërkoj të ruaj kreun e grupit, ku me një tre-pikësh do të konsolidonte pozitat e saj në klasifikim me sytë dhe nga sfida tjetër mes Anglisë dhe Hungarisë. Gjermania nga ana tjetër do të kërkoi të rikthehet te suksesi pas tre barazimeve radhazi, ku me anë të një fitore do të ngjitej në vendin e parë duke arritur objektivin fillestar që kishte në këto ndeshje të para të Ligës së Kombeve. FORMACIONET ZYRTARE:
Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor. Berisha tha se qeveria e Edi Ramës, i përçmon mjekët dhe i detyron ato të emigrojnë. “Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë,…
Në qoftë se temperatura është shumë e lartë dhe juve nuk iu gjenden ilaçe në shtëpi, mund të përdorni disa produkte të thjeshta. Patate Grijeni pataten, vendosini në këmbë dhe vishni çorape. Mbajeni veshjen derisa të thahet, pastaj zëvendësoni nëse është e nevojshme. Qepë Ashtu si patatet, thjesht shtoni pak kripë për të lëshuar lëng. E bardha e vezës Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat, tundeni pak dhe vendoseni në leckë. Mbështillni këmbët me një leckë dhe vishni çorape dhe ndërroni leckën kur të nxehet. Lakër Merrni një fletë lakre dhe vendoseni në ballë, qafë. Zëvendësoni me një…
20 vite nga zhdukja e Klementina Çekiçit nga Pogradeci vjen për herë të parë dëshmia tronditëse. 40-vjeçarja u zhduk bashkë me të bijën 2-vjeçare shkurtin e vitit 2002, duke lënë pas dhe një tjetër vajzë të mitur. Një vit pas kësaj ngjarje, kur shpresat për nënë e bijë ishin shuar, policia gjen vogëlushen në një banesë të qytetit të Fierit, ku jetonte një zonjë me emrin Antoneta. Kjo e fundit, në intervistën e dhënë për emisionin “Pa Gjurmë”, tregon me detaje, sesi dy persona i lanë në përkujdesje vajzën, kundrejt 10 mijë lekëve në muaj, duke ia dorëzuar në një…
Qeveria ka vendosur të dyfishojë gjobat për bizneset e mëdha që nuk deklarojnë saktë pagën e punonjësit. Nga 100% e vlerës së kontributit të munguar në buxhetin e shtetit, penaliteti do të bëhet 200%. Njëkohësisht me rritjen e gjobave, qeveria u ka dhënë të drejtë inspektorëve që të penalizojnë direkt me gjobë punëdhënësin që nuk ka deklaruar të punësuarin, pa paralajmërim. Gjatë 3 viteve të fundit vlera e gjobave të vendosura për mosdeklarim real të pagës kapi shifrën 1,4 milionë dollarë.