Author: tirana

Prej 7 vjetësh në vendin tonë funksionon profesioni i dedektivit privat. Deri tani janë licensuar prej 2 agjencive që operojnë në Shqipëri, 160 Sherlok Holms-a shqiptarë. “Në 2015, ‘16 dhe ‘17 patëm një boom kërkesash për zbulimin e tradhëtive bashkëshortore. Tashmë ka ndryshuar, kërkesat më të mëdha janë për vjedhjet e makinave, të shtëpive dhe aksidentet automobilistike. Ajo që them me bindje është se nuk është zbehur fenomeni i tradhëtisë bashkëshortore, por ka rënë fluksi I kërkesave. Tradhëtitë janë shtuar, por kanë rënë kërsesat, pasi nuk ka patur ndonjë rezultat. Pothuaj të gjitha tradhëtitë bashkëshortore që janë zbuluar atëherë, janë…

Read More

Komisioni për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar raportin e Kosovës, ku për herë të parë thuhet se marrëveshja përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të përfshijë njohjen reciproke. Por raporti që u miratua me 43 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenime,u kundërshtua nga raportuesi për Serbinë, i cili tha se një kërkesë e tillë nuk është e pranueshme. Më herët, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pranoi se ka një ndryshim të qëndrimi të Bashkimit Evropian për sa i përket marrëveshjes përfundimtare. “Kohët e fundit kemi vënë re se po shtohen më shumë thirrjet për njohje. E jona…

Read More

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar pas informacioneve se lëvizte i armatosur. Ai është konstatuar në rrugën Gruemirë-Linaj duke lëvizur me motoçikletë dhe i armatosur. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga uniformat blu, i rit ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi në fshatin Kerraj. Gjatë kontrollit në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, janë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Read More

Blendi Teta u gjet fajtor edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit për përfshirjen në vrasjen e ish policit, Santiago Malko, verën e 2019-ës në Tiranë. Ai u dënua me vendim të formës së prerë me 25 vite burg dhe është i vetmi i dënuar për vrasjen e ish policit. SPAK e akuzon atë se ka siguruar informacione për ekzekutorët e Malkos dhe ka qenë në praninë e grupit mbrëmjen kur ndodhi ngjarja. Në kërkim për vrasjen si organizator dhe porositës të vrasjes janë shtetasit Leonard dhe Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj. Malko u qëllua me…

Read More

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi vlerëson se harta e re gjyqësore do të ketë kosto dhe pasoja për qytetarët. Ai shprehet se Lushnja u mor në qafë nga politikanët, të cilët, sipas tij, e kthyen në “fshatin më të madh të Fierit.” Në postimin e shpërndarë në “Facebook”, Korreshi iu bën thirrje qytetarëve që të reagojnë, përndryshe do të vuajnë pasoja të rënda. Postimi: Sa turp me Lushnjen! Lushnja ngeli perfundimishte fshati me i madh i Fierit. Ne politikanet e morem me qafe. Lushnjaret me butesine e tyre pranojne fatin e tyre te zi ne heshtje. Trishtim! Me nje te rene te lapsit…

Read More

Rusia fitoi 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile gjatë 100 ditëve të para të luftës së saj në Ukrainë, tregon një raport i ri. Bashkimi Evropian importoi 61 për qind të eksporteve të karburanteve fosile të Rusisë gjatë kësaj periudhe, sipas raportit të Qendrës për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA). Të ardhurat e Rusisë nga karburantet fosile vijnë së pari nga shitja e naftës së papërpunuar, e ndjekur nga tubacionet e gazit, produktet e naftës, gazi natyror i lëngshëm (LNG) dhe qymyri. Raporti i kësaj organizate me bazë në Finlandë, u publikua më 13 qershor,…

Read More

Kjo mënyrë e përdorur nga autorët është përzgjedhur për të mos lënë asnjë gjurmë. Rreth 200 gramë lëndë plasëse iu vendos në pjesën e parme të automjetit, 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj. Hetuesit janë përqendruar tek pamjet filmike në vendet ku i riu ka kryer lëvizjet e fundit, për të zbuluar ku është kryer montimi i eksplozivit që i mori jetën të riut. Gjithashtu verifikime dhe me pamjet filmike pranë vendit ku u regjistrua shpërthimi fatal, pasi telekomandimi i një eksplozivi me pult kryhet në një distancë të afërt. Për këtë arsye hetuesit dyshojnë se autorët kanë ndjekur deri në momentet e…

Read More

Grupi i PD-së është duke zhvilluar një mbledhje pasditen e sotme që ka nisur në 15:30. Në mbledhje duket se ka një pjesëmarrje mjaft të ulët të deputetëve ku aktualisht janë pjesë 14 prej tyre. Kastriot Piroli Flamur Hoxha Emilia Koliqi Andia Ulliri Dhurata Cupi Gazment Bardhi Sajmir Korreshi Eralda Tase Bano Zheni Gjergji Ferdinand Xhaferraj Enkelejd Alibeaj Arbi Agalliu Bledion Nallbati Lefter Geshtenja Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit të reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale. Dje u zhvillua mbledhja e parë e deputetëve të…

Read More

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës, i cili akuzohet për atentatin ndaj Erion Hasabelliut. Ai u arrestua sot në Vjenë, ndërkohë që policia e Shtetit nuk e bëri publik lajmin, pasi ruajtja e ‘sekretit’ i ishte kërkuar nga autoritetet belge. REAGIMI I POLICISEPër të sqaruar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës. Për çdo ngjarje, arrestim, operacion, sekuestrim, si dhe për dyshime për autorë ngjarjesh, edhe kur nuk ka bashkëpunim, përsëri mes Policisë së Shtetit dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja apo operacioni ka letër-korrespondencë, fillimisht ka komunikime telefonike, pastaj komunikime zyrtare që vijnë…

Read More

Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imaraj ka humbur ditën e sotme nënën e saj, Zylfije Imeraj. Lajmin e ka bërë me dije vetë Elizabeta Imeraj përmes një postimi në rrjetet sociale. E ëma e Elizabeta Imerajt ka humbur jetën për shkak të një sëmundjeje të rëndë që vuante prej disa vitesh. Ish-kryeprokurorja e Tiranës tregon fjalët e fundit të nënës së saj, e cila ka thënë se jeta u përket të rinjëve. Elizabeta Imeraj e përshkruan nënën e saj si një grua plot forcë, plot shpresë dhe një njeri me virtyte dhe vlera që gjith jetën ua kushtoi fëmijëve të saj.…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj kërkon ndryshime ligjore për sponsorizimin e sportit. Gjatë takimit të organizuar nga FSHF me drejtuesit e klubeve për të diskutuar mbi sfidat e futbollit, Malaj theksoi se është koha që ligji të pësojë ndryshime. Ai nënvizoi se Bashkitë e vogla e kanë të pamundur që të mbajnë klubet e futbollit të cilat kanë borxhe të akumuluara ndër vite. Malaj deklaroi se fondet e taksapaguesve shqiptarë duhet të shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës në shërbim të komunitetit. “ Në fakt mendoj se pjesa e ligjit është e vonuar sepse edhe ne që e sponsorizojmë…

Read More