Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të kalojë në votim projektligjin që synon rritjen e pagës minimale. Për këtë pikë të rendit të ditës, të hënën nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm. Deputetët e opozitës – Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – nuk kanë arritur të çojnë përpara mocionet për shtyrje të projektligjit dhe si përgjigje kanë lëshuar sallën duke pamundësuar votimin. Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se këtë shtyrje po e kërkojnë duke pasur parasysh protestën e veteranëve. “Ne nuk jemi për të tensionuar situatën, por për të zgjidhur…
Author: tirana
Billi Mucklow dhe Andy Carroll kanë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe më pas kanë realizuar kërcimin e tyre të parë si burrë dhe grua. Teksa të sapomartuarit kërcenin ngadalë futbollisti i dha një puthje të ëmbël në faqe partneres së tij e cila kishte veshur një fustan nusërie klasike me dantella, ndërsa dhëndri zgjodhi një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë. Ata më në fund u martuan të dielën pas një lajmi që shpërtheu në rrjet kur u shfaqën fotot e sportistit në shtrat me dy vajza të tjera. Ambienti ishte mbuluar me drita rozë,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për reagimet në situatën në ishullin e Sazanit. “Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”
Tirana dhe Struga do të punojnë bashkë për zhvillimin e nismave dhe projekteve në fushën e teknologjisë, mjedisit, turizmit dhe kulturës. Bashkia e Strugës, në bashkëpunim me Lëvizjen Popullore “Bashkimi”, ka shprehur interesin të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës dhe Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon për realizimin e këtyre nismave. Në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy qyteteve, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu vullnetin e Tiranës për të çuar përpara projektet. “Nëse kemi hapësira ku mund të bashkëpunojmë, për të forcuar marrëdhëniet dhe të organizojmë aktivitete të…
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se anulimi i vizitës së tij në Serbi, ka qenë i pashembullt. Lavrov i ka bërë këto deklarata në një konferencë për mediat, pasi vendet afër Serbisë – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – kanë mbyllur hapësirat ajrore për aeroplanin që planifikohej të dërgonte kryediplomatin rus të hënën në Beograd. Kryediplomati rus ka thënë se homologu i tij serb, Nikolla Sellakovic është ftuar në Moskë, dhe shpreson që udhëtimi i tij nuk do të pengohet.Rusia ka fajësuar Perëndimin pasi Lavrov ka anuluar vizitën në Serbi. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme…
Rezart Veleshnja është një nga aktorët e humorit më të njohur, i cili ka rënë në sy për talentin e tij në spektaklin e humorit “Portokalli”. Prej vitesh tashmë, ai është pjesë e këtij emisionim ku spikat me rolet e tij. Një pikë e fortë e aktorit janë edhe imitimet. Ai në skeçet e tij ka imituar personazhe të njohur shqiptarë si Sali Berisha, Arjan Cani apo edhe Eni Shehun. Për moderatorin në një intervistë të tij të fundit është shprehur se shumë persona e “akuzojnë” që këtë të fundit e imiton si gay. Mirëpo, Rezarti ka treguar që kjo…
Administrata e Joe Biden po rishkruan strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke pasur parasysh pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe partneritetin në rritje mes Moskës dhe Pekinit. Një draft i hershëm i vitit të kaluar u fokusua në Kinë dhe Azi, por versioni i ri thekson rëndësinë e Evropës dhe Azisë, shkruan The Times. Në vend që të minimizojë rëndësinë e Kinës, drafti do të argumentojë se Evropa dhe Azia janë të ndërlidhura ngushtë. Strategjia është pikë referimi e të menduarit të Shtëpisë së Bardhë mbi politikën e jashtme dhe udhëzuesit e investimeve, politikën dhe vendosjen. Ai është përditësuar nga…
Detaje të reja publikohen nga ngjarja e Sarandës ku iu vu zjarri zyrës së noterit Aleko Anagnosti. Burime nga policia bëjnë me dije se në zyrë, krahas dokumenteve të noterit, ishin dhe një sërë dokumentesh që u takojnë një sërë zyrtarësh të tjerë. Gjithashtu në zyrën Anagnostit, ndodheshin dokumente të ish-prokurorit të Tiranës, Artan Lulajt i cili u shkarkua nga vetingu në muajin janar të këtij viti. Gjithashtu, kishte dokumente që i përkasin noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Sarandës, Edmond Gjoka. Policia prej disa orësh po vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar dëmet e shkaktuara…
Kreu i PD-së Sali Berisha i bën thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes, sipas tij tejet të rëndë të forcave të armatosura të një vendi anëtar të saj. Berisha shkruan se ushtria është në kolaps të plotë, gjysma e ushtarëve kanë dhënë dorëheqjen, helikopterët nuk ngrihen dot në ajër, anijet s’janë në gatishmëri. POSTIMI I PLOTË Ushtria në kolaps të plotë! Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen në komandat e tyre për shkak të rrogave shumë të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme. Oficerë madhorë te saj punojne pasdite ne bare dhe restorante per te plotesuar rrogat…
Nuk ka fituar kurrë në Islandë, por ky detaj ka pak rëndësi për kompanitë e basteve. Ndryshe nga sa ishte projektuar në fillim, kuqezinjtë kanë fituar terren në raport me ishullorët, pak përpara ndeshjes, ekipi i Edy Reja shihet favorit në raport me Islandën nga kompanitë e basteve. Një fitore e mundshme e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 2,45, një koeficient që pritet të zbres akoma më shumë. Një fitore e mundshme e Islandës vlerësohet me koeficientin 2,70. Dy përfaqësueset nuk kanë dalë asnjë herë barazim ndërmjet tyre ndërsa një rezultat i tillë kuotohet me koeficientin 3,10.
Kujtimet e ngjarjet, ndërhyrjet dhe veprimet, sukseset e dështimet, dëshirat dhe mundësitë… Të gjitha të përmbledhura nga Alfred Moisiu në një libër për Presidencën 2002-2009 do të jenë si udhërrëfyes për një tjetër President të vendit. Alfred Moisiu, parathënien e librit të tij “Midis Nanos dhe Berishës”, Presidentit të ardhshëm Bajram Begaj, ia dha dje në formë këshille për mandatin e ri presidencial. “Kujtimet e mia janë kujtime të një Presidenti që, as ditën e parë dhe as të fundit, nuk erdhi në detyrë për të përfituar nga lartësia zyrtare e postit, por si në ditën e parë edhe në…
Vladimir Putin ka nevojë për petrodollarë, dhe ato i duhen pikërisht tani. Shumë analistë prisnin që presidenti rus të shpallte zyrtarisht gjendjen e luftës me Ukrainës, një veprim që do të lejonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë që ka Rusia. Por edhe pse Putin mund të dëshirojë të dërgojë më shumë ushtarë rusë në Ukrainë, ai nuk ka mundësi ta bëjë këtë. A do ta detyrojë embargoja e sapo-shpallur kundër naftës ruse nga Bashkimi Evropian, që t’i japë fund luftës? Aktualisht, Kremlini e ka zbutur shumë propagandën e tij. Tani nuk po flet më për pushtimin e Kievit. Mesa…