Një nga ngjarjet më të rënda që lidhet me zhdukjen e dokumenteve të pronësisë në kuadër të tjetërsimit të pronave, që po ndodh prej vitesh në Sarande, ka 13 vite që ka ngelur pa autor. Në 4 prill 2009, persona të paidentifikuar shqyen dyert e zyrës së Kadastrës së qytetit dhe arritën të marrin prej saj kasafortën, ku ndodhej dokumentacioni i pronave, regjistrat themeltare, si dhe dokumentet, të cilave u janë referuar punonjësit e kadastrës që nga viti 1990. Nga Tirana atë ditë mbërritën me helikopter ekspertë të kriminalistikës për këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa një ditë më pas…
Author: tirana
Gjithsej 32 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas një deklaratë të një zyrtari ukrainas, shkruan skynews. “Ne vlerësojmë kujtimin e të viktimave”, tha Oleksandr Korniyenk, duke shtuar se duhet guxim dhe forcë për të gjithë ata që raportojnë për Ukrainën në frontin e luftës. Gjatë muajit të parë të pushtimit rus, dy gazetarë u vranë kur forcat ruse shënjestruan një ekip të kanalit televiziv amerikan Fox News. Ata u identifikuan si Pierre Zakrzewski, një kameraman 55-vjeçar dhe Olexandra Kuvshyno va , një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte për Fox News, sipas Reporterëve pa Kufij.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profesionit për mjekun Edvin Prifti. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” i cili raporton se SPAK ka çelur një çështje të re hetimore për kardiologun. Kjo çështje po hetohet nga prokurori Sotir Kllapi. Bëhet fjalë për një hetim të nisur pas denoncimit nga djali i një pacienteje, e cila ndërroi jetë disa kohë, pasi u operua nga mjeku Prifti. Më herët, Prifti qëndroi i pezulluar për 1 vit në kuadër të një çështjeje për korrupsion, pasi doli në përgjime teksa po hetohej për ish-gjyqtaren…
Arrestohet i shumëkërkuari Alfred Mikeli. Njoftimi i policisë Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Last move”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim,…
Në një reagim të bërë në Facebook, deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka lëshuar akuza ndaj qeverisa lidhur me projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Tabaku ka bërë publik një dokument për financimet e këtij projekti, teka shprehet se prej vitit 2018, në këtë rrugë kanë përfunduar vetëm 35 km. Më tej ajo shton se ky projekt nisi me 5.2 mld lekë dhe më pas shkoi në 6.7 mld lekë. “Vetëm vitin e fundit shpenzimet për këtë rrugë janë rritur me thuajse 30% duke treguar më shumë hallin e qeverisë për të hedhur në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë se…
Ndërsa temperatura rritet, dielli bëhet më i fortë dhe dita zgjatet, kuptojmë se vera ka ardhur. Tashmë po kalojmë ditët e para të qershorit dhe ndjejmë se humori po ndryshon për mirë. Yjet lëvizin në mënyrë më të favorshme dhe disa shenja do të ndjejnë një rinovim, sidomos në fushën e dashurisë. Dashi Këtë verë ju jeni në qendër të vëmendjes. Vetëbesimi juaj rritet falë Zeusit që do të jetë në shtëpinë tuaj të 1-rë, atë të vetëvlerësimit dhe në këtë mënyrë tërheq njerëzit që janë të impresionuar nga vetja juaj e vërtetë. Shoqërohu me njerëz që e admirojnë temperamentin…
Fundi i vitit 2017 ishte edhe fundi i karrierës ndërkombëtare të Malcolm Simmons si gjyqtar ndërkombëtar në Ballkan. Ai nuk kishte shërbyer kurrë si gjyqtar në vendin e tij, siç konfirmoi Zyra Gjyqësore në Mbretërinë e Bashkuar, por, megjithatë, kishte arritur të bëhej president i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it – misioni i sundimit të ligjit i Bashkimit Evropian i ngarkuar me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një sistemi drejtësie në Kosovë. Simmons kishte qenë gjithashtu kryetar i trupit gjykues në raste të profilit të lartë, politikisht të ndjeshme, krimesh lufte, siç ishte gjyqi për rastin e Kleçkës, i…
Kristjan Asllani ka mahnitur të gjithë klubet e Europës me paraqitjet e tij fantastike të kryera me Empolin në sezonin që përfundoi. Sipas ekspertit të merkatos, gjithashtu gazetarit sportiv, Alfredo Pedula, ka deklaruar se në garë për të fituar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares, përveç Interit dhe Milanit, kanë hyrë dhe sheikët e Newcastle. Klubi i njohur i Premier Ligës e ka me nxitim dhe i ka kërkuar drejtuesve të Empolit një takim menjëherë gjatë kësaj jave për të rënë dakord për këtë transferim. Gjatë sezonit që përfundoi, 20-vjeçari është aktivizuar në total në Serinë A me fanellën e skuadrës…
E dielë e përgjakshme në Nigeri, ku një sulm në një kishë katolike rezultoi me dhjetëra të vdekur, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Motivi i masakrës që ndodhi në jugperëndim të vendit nuk është i qartë, por mund t’i atribuohet tensioneve të përgjakshme ndëretnike dhe ndërfetare midis popullatave lokale dhe barinjve nomadë islamikë, Fulani. Siç raportohet nga policia dhe mediat lokale, duke cituar dëshmitarë, të paktën pesë burra të armatosur hapën zjarr dhe hodhën bomba ndaj besimtarëve brenda Kishës së San Francesco në Oëo, në shtetin Ondo, duke vrarë disa njerëz. Në mbrëmje numri i të vrarëve ishte ende i…
Detaje të reja për vrasjen e 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri në Itali. Gruaja, e cila punonte si prostitutë u vra barbarisht dhe u gjet një ditë më pas nga policia. Për burrin, një dhimbje në zemër. Gruaja e vrarë në bregun Parmignola jetonte në Alteta, një fshat i vogël në Massa, jo shumë larg shinave hekurudhore, në një vilë me një kopsht të vogël përpara. Nevila Pjetri jetonte me bashkëshortin e saj, Leonardo Marku (ata u martuan vitin e kaluar). Ai kishte gjithashtu një qen që e donte shumë dhe një makinë të madhe gjermane. Burri mësoi tragjedinë nga policia…
Kompozitori i njohur Limos Dizdari ia ka dalë. Prej 1 muaji në spital, Dizdari ka arritur të fitojë betejën duke iu gëzuar jetës. Ka qenë vajza e tij Alda, e cila ka dhënë lajmin e mirë me një postim në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar dhe fotot nga spitali “Shefqet Ndroqi” të babait të saj, i buzëqeshur mes mjekëve. Alda Dizdari tregon se e kishte prerë biletën dhe ishte përgatitur për një funeral, por se mjekët, që i quan heronj dde shpirti i pamposhtur i të atit bënë mrekullinë. Postimi i Alda DizdaritNuk kam fjalë të falënderoj mjekët dhe gjithë…
Prokuroria e Sarandës ka vendosur nën sekuestro zyrën e noterit Aleko Anagnosti, së cilës iu vu zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qendër të qytetit. Policia aktualisht është duke ekzekutuar urdhrin për sekuestrimin e zyrës. Anagnosti ndodhet në paraburgimin e Sarandës me masë “Arrest në burg” 45 ditë për shpërdorim detyre. Ai u arrestua më 1 qershor, pasi ishte i përfshirë në tjetërsimin e një prone prej 10 mijë metra katror në Sarandë, ku përveç tij, në pranga ranë edhe disa zyrtarë të tjerë.