Gjatë ditës së sotme, do të vijojë moti i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Sipas Meteoalb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin kthjellimet në territor. Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të larta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.…
Author: tirana
Lulzim Basha ka reaguar pas vendosjes së dy kontejnerëve të parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve. Ish-kreu i Partisë Demokratike akuzon Ramën se po prezanton si projekt të ri atë që sipas tij “pengoi sapo u bë Kryeministër, për t’i hapur rrugë vjedhjes së shekullit me inceneratorët”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u zotua të riatdhesojë mijëra sirianë, ndërsa po rritet pakënaqësia e publikut ndaj refugjatëve. Prania e tyre është ndoshta një pikë e dobët politike për zotin Erdogan, por plani i tij për riatdhesimin e refugjatëve ka filluar të kritikohet. Vlerësohet se në Turqi gjenden katër milionë refugjatë sirianë të larguar nga konflikti i gjatë në vendin e tyre. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se qeveria e tij do të kthejë në Siri në baza vullnetare një milion refugjatë, duke iu premtuar ndërtimin e njëqind mijë shtëpive, që ai thotë se do t’u ofrojnë…
Një makinë tip “Audi”, i cili drejtohej nga E.C., ka dalë nga rruga pasditen e kësaj të diele dhe ka përfunduar buzë lumit të Lanës. Nga ky aksident, nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për përhapjen e flakëve në ishullin e Sazanit. Me qëllim parandalimin e përhapjes së vatrave të zjarrit dhe që të mos përsëritet situata si në verën e kaluar, kreu i shtetit shprehet se kërkon angazhimin e plotë të strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin dhe fikjen e tyre në kohë sa më të shkurtër. Reagimi: Po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së zjarreve në zonën e Vlorës, veçanërisht në Ishullin e Sazanit.Me qëllim parandalimin e përhapjes së vatrave të zjarrit, që të mos përsëritet situata si në verën e kaluar, kërkoj angazhimin e plotë…
A është djersitja gjatë natës një shenjë e ndonjë çrregullimi të veçantë? Sipas një studimi të publikuar në “The Journal of Family Practice”, djersitjet e natës janë shumë të zakonshme, e që na ndodh të gjithëve. Shkaqet: •Ambienti i gjumit. Nëse ambienti juaj i gjumit është shumë i nxehtë, trupi juaj do të djersitet gjatë gjumit. •Stresi dhe ankthi. Stresi dhe ankthi manifestohen në shumë mënyra dhe një prej tyre janë djersitjet e natës •Alkooli rrit rrahjet e zemrës dhe relakson rrugët e frymëmarrjes, duke e bërë më të vështirë frymëmarrjen, të dyja këto mund të rrisin temperaturën e trupit,…
Të paktën 50 vetë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur sulmuan një kishë katolike në shtetin Ondo në jugperëndim të Nigerisë gjatë meshës së të dielës, sipas një mjeku dhe medias lokale. Një mjek i një spitali në qytetin Owo të shtetit Ondo i tha agjencisë Reuters se të paktën see 50 trupa ishin zhvendosur në Qendrën Mjekësore Federale në Owo dhe në Spitalin Katolik St. Louis. Presidenti Muhammadu Buhari dënoi sulmin, duke e quajtur atë “të neveritshëm”. Identiteti dhe motivi i autorëve të sulmit nuk dihen ende. Mediat lokale thanë se persona të armatosur…
Një kalimtar është përplasur nga një makinë në lagjen “Rilindja” të qytetit të Vlorës. 42-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Shqipëria ndodhet në të njëjtin rrezik si në vitin 1913. Ai shkruan se presidenti i ri u zgjodh sipas qëllimit të kryeministrit Edi Rama dhe se ndryshe nga Ilir Meta, ai nuk do ta pengojë shitjen e detit. Ndërsa e krahason shefin e qeverisë me Esat Pashë Toptanin, Vasili i bën thirrje popullit shqiptar që të “ngrihet në këmbë për çështjen kombëtare”. Postimi: Shqiperia si ne 1913,mbrojtja e kufijte detare nga Rama, ndan patriotet nga tradhetaret !! Presidenti u zgjodh dje vetem me votat e Rames sic pazari i deklaruar i kufijve detare…
Partia Socialiste vijon takimet për procesin e ri zgjedhor të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor në të 61 bashkitë e vendit. Mbledhja e tretë u zhvillua me Asamblenë e Zgjeruar të Bashkisë Pogradec, ku 5 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale: Elona Katiraj, Erion Thëngjilli, Anxhela Andoni, Mimoza Shuli dhe Alfons Olldashi prezantuan dhe ballafaquan platformat e tyre të kandidimit për kryetar të PS Pogradec.Komisioni i Posaçëm i mandatuar nga Kryesia Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretarja për Gruan, Etilda Gjonaj, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, deputetë të Qarkut…
Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë bllokuar hapësirën ajrore për ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili pritet të vizitojë Beogradin në datat 6 dhe 7 qershor. Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi gjatë ditës së sotme se situata rreth mbërritjes së Lavrov në Beograd është “e komplikuar” dhe se Vuçiç po merret me logjistikën e udhëtimit të tij. “Është vërtet e pabesueshme që situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla, siç është logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, që përcakton…
Me betimin e Bajram Begajt si President më 24 korrik, vendit do t’i rikthehet pas pesë vitesh “Zonja e Parë”. Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi rezulton specialiste IT pranë KLSH. Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem, të cilët studiojnë për mjekësi. Familja e re presidenciale jeton prej vitesh në Tiranë, dhe se nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit. Kur Ilir Meta u betua si President, Monika Kryemadhi refuzoi titullin “Zonjë e Parë” e vendit, duke ndjekur karrierën në politikë si kryetare e…