Author: tirana

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi këtë të diel një takim me ish-presidentin, Alfred Moisiu. Në një intervistë në “ABC News”, Moisiu tregoi se biseda u përqendrua mbi përvojën e tij 5-vjeçare në krye të shtetit shqiptar. “Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo…

Read More

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter goditi këtë të diel Durrësin. Epiqendra e tërmetit ishte 3 km në largësi të qytetit të Durrësit dhe 30 km nga Tirana, ndërsa thellësia 10 km. Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Durrës dhe Kavajë. Vijon…

Read More

Papa Françesku iu është drejtuar liderëve botërore me një mesazh, përmes së cilës iu kërkon të arrijnë një zgjidhje diplomatike për fundin e luftës në Ukrainë. Ai bëri thirrje që të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. “Unë ripërsëris një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim. Dëgjoni britmën e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë – e shohim çdo ditë në media – respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave.” Të mërkurën, Papa bëri gjithashtu një apel…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit në Shkodër, ku blutë e qytetit kanë arritur të finalizojnë operacionin për kapjen e personave që morën pjesë në grabitjen e bankës në Koplik. Çuçi shprehet se zbardhja e kësaj ngjarjeje, si dhe zbulimi i “shtëpisë së barit” po në këtë zonë, është dëshmi e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit. “Operacioni në Shkodër për zbardhjen e grabitjes së filialit të një banke dhe zbulimi ambientit të kultivimit të kanabisit me anë të llambave, që çoi në pranga 9 persona, është dëshmia e radhës e punës profesionale hetimore…

Read More

Dy kontejnerët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, u vendosën sot  në sheshin “Sulejman Pasha” në kryeqytet, duke shënuar kështu edhe nisjen e pilotimit të teknologjisë së re për pastrimin e Tiranës. Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, kryeministri Edi Rama shprehet se është hedhur hapi i parë drejt teknologjisë së re e cila mundëson mbledhjen e mbetjeve me kazanë të rinj nëntokësore. Sipas tij, tashmë nuk do të ketë ndotje dhe se nuk do të vandalizohen kazanet. Postimi: Pastrimi është civilizim *në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt…

Read More

Grabitja e 18 milionë lekëve nga një bankë e nivelit të dytë në Koplik më maj të këtij viti u ideua dhe zbatua nga 22-vjeçari Bekim Gurraj. TCH raporton se Gurraj rreth 2 muaj para ngjarjes i vodhi makinën Golf 3 një peshkatari në liqenin e Shkodrës. Peshkatari e kishte future makinën kontrabandë nga Mali I Zi dhe e mbante të pa regjistruar vetëm për peshkim. Pasi e vodhi makinën 22-vjeçari i ndryshoi ngjyrën dhe e mbante të parkuar në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe, por larg banesës së tij. 4 ditë para ngjarjes ai shkoi me makinë para…

Read More

Trupi i pajetë i një gruaja, gjysmë e zhveshur është gjetur pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana, në provincën e La Spezia në Itali. Ngjarja në fjalë është zbuluar pak pas orës 2 të natës së kaluar. Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një shtetase me origjinë shqiptare, e moshës 30 deri në 40 vjeçe, por identifikimi i viktimës ende nuk është bërë e mundur. Pranë trupit nuk u gjet ndonjë çantë, dokumente identifikimi apo sende personale, shkruan Rai News. Trupi i viktimës ishte mbuluar nga gjaku dhe nuk përjashtohet mundësia që gruaja të jetë qëlluar për vdekje nga…

Read More

Firmosja e dekretit për lirimin nga detyra e Bajram Begajt që mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga ana e presidentit Ilir Meta teksa ishte në Stamboll, shkaktoi reagime në politikë. Nga opozita u cilësua jo kushtetuese veprimi i Metës nga jashtë territorit. Ndërkohë, për të sqaruar situatën në fjalë, vjen reagimi nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Ky i fundit sqaron lirimi nga detyra i Begajt është administruar në Tiranë pasi kërkesa dhe më pas dekreti është punuar në Presidencë. Sipas Blushit, pasi dekreti është hartuar, i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Fati i cili nuk ndihmon guximtaret por zyrtaret e desh që keto mejtime ti shkruaj hipur në balonë duke udhetuar drejt Romes si sadrazem mbi sokak. Po ikim me zemren plot. Njerzit janë më të qetë se zakonisht. Pas kanë lënë një hall të madh, dilemat e pikepyetjet që e shoqeronin atë mullâ. Kë Babo do të zgjedhe President të Republikes? Kush e si do të jetë ai? Sa i gjatë , sa i hollë, sa ezmer, sa xhanan burrë, sa shakaxhi, sa mirënjohes me Babon mbi të gjitha do të jetë? Tani keto hamendesime që qeder…

Read More

Kina do të imponohet me ambicjet e saj të politikës për sigurinë dhe ekonominë edhe në ishujt e Paqësorit. Perëndimi duhet ta përshtasë politikën e vet ndaj Kinës konform këtyre ambicjeve, mendon Alexander Görlach. Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi hat sapo ka përfunduar turin e tij të vizitave në ishujt e Paqësorit, me qëllim që këto vende të vogla të tërhiqen në varësinë e Pekinit. Këto vende duhet të miratojnë një akord për sigurinë, që mund ta zgjerojë në mënyrë masive influencën e Pekinit ndaj këtyre ishujve. Tani për tani këto vende nuk duan marrëveshje rajonale. Megjithatë aktorë…

Read More

Policia greke ka neutralizuar një 29 vjeçar me origjinë shqiptare i cili kërcënonte me sëpatë dhe thikë kalimtarët. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në lagjen Pagrati të Athinës, ku sipas policisë greke, shqiptari po dëmtonte automjetet e parkuara me një sëpatë që mbante në dorë. Në zonë mbërriti policia e ndërhyrjes së shpejtë me 4 motorçikleta. Fillimisht 29 vjeçari, emri të cilit nuk bëhet publik, kërcënoi edhe punonjësit e policisë dhe në vazhdim u afrua atyre me sëpatë në dorë. Policët ruajtën qetësinë dhe falë ndërhyrjes të shpejtë, mundën ta çarmatosin dhe neutralizonin autorin. Ai u dërgua në drejtorinë e…

Read More

NATO i tregon muskujt Rusisë. Duke nisur nga kjo e Dielë, në ujërat e Detit Baltik kanë nisur të zhvillohen stërvitjet e mëdha ushtarake detare 13-ditore, një shenjë që tregon se aleanca veriatlantike është e përgatitur për t’iu kundërpërgjigjur ashpër, çdo kërcënimi nga Rusia nëse konflikti i Ukrainës del jashtë kufijve. Surprizon përfshirja në stërvitjen “Baltops 22” e Suedisë dhe Finlandës. Ushtritë e këtyre vendeve marrin pjesë me funksione të plota krahas 14 vendeve të tjera të aleancës, edhe pse Stokholmi dhe Helsinki nuk janë anëtare, por aplikuan muajin e kaluar për të qenë pjesë e NATO-s. Pjesëmarrja e tyre…

Read More