Author: tirana

Rreth 12 milionë euro është vlera e pasurive që shteti i ka konfiskuar nga qytetarët e Kosovës. Përveç veturave, Agjencia e Administrimit të kësaj pasurie menaxhon edhe pasuri të paluajtshme, e shumë gjëra të tjera me vlerë. Rreth 12 milionë euro është vlera e gjithçkaje që është aktualisht e sekuestruar apo konfiskuar nga organet ligjzbatuese në Kosovë. Shumica dërrmuese prej tyre janë nën masë sekuestrimi, pasi dyshohet se janë përfituar kundërligjshëm. Vlera e saktë nuk dihet ende, por zyrtarët e këtyre pasurive, thonë se janë në fazë të vlerësimit. Disa nga pasuritë e luajtshme ruhen në periferi të Prishtinës. Këto…

Read More

Një 20 vjeçar në Elbasan është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi është konstatuar se mbante me vete radio policie. “E. Q., 20 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 radio si ato të Policisë”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

Policia ka njoftuar se një 35-vjeçar është hedhur nga një shtyllë elektrike në Maliq. Njoftimi i policisë Maliq: Më datë 05.06.2022, rreth orës 08:50, jemi njoftuar se në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektrike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kreu i PD Sali Berisha, ka zgjedhur bregdetin për të pushuar këtë fundjavë. Larg nga skena politike siç edhe jemi mësuar ta shohim, kreu i PD, përshëndet me një foto të publikuar në Facebook, ndërsa uron pushim të këndshëm, për ndjekësit e tij. I veshur sportiv, Berisha i kthehet ‘zakonit’ të vjetër duke bërë ecje. “Mire mëngjes miq, pushim te këndshem! sb”, shkruan ai.

Read More

Një ditë pasi u votua në parlament, si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon takimin e tij të parë me ish-presidentin Alfred Moisiu, i konsideruar si një nga krerët më të mirë të shtetit në vendin tonë në periudhën e pluralizmit. Takimi i karakterit informal ka nisur rreth orës 10:00. E përbashkëta mes tyre, përveç faktit se njëri ka qenë në krye të shtetit dhe tjetri pritet të marrë detyrën muajin e ardhshëm është fakti se të dy vijnë nga karriera ushtarake.

Read More

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet për parandalimin e krimit dhe sigurimin e rendit në të gjithë vendi. Sipas policisë gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 493 persona, nga këta: 136 janë arrestuar, 334 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim. •Janë kapur në total 54 persona në kërkim, 51 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar. •Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Mbikalimi”, “Chiller”, “Replace”, “Promise”, “Komuna”, “Zenelaj”, “Double 3”, “Thirra”, “Gryka”, “Vazhdimësia”, “Shënjestra 2”, “Muriqani”, “Perimetri”, “Zimaj”, “Tjetërsimi i Lagunës”, “Butterfly”, “Luzi 2”, “Kulla”, “Agimi” dhe “Bruz Zalli”,…

Read More

E diela pa makina në çdo fillim muaj është shndërruar në një traditë jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Sot 5 qershor, qytetet në të gjithë vendin kanë kufizuar qarkullimin e automjeteve, për t’i lënë hapësirë fëmijëve dhe aktiviteteve sportive. Muajin e kaluar Vlora e Saranda e braktisën nismën.about:blank Qyteti i Fierit i është bashkuar ‘Ditws pa makina’, ku drejtori i policisë bashkiake Arben Dimo ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit. Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve, bëhet në kuadër të Ditës pa Makina nga ora 08:00…

Read More

Klevis Gurraj dhe Bekim Gurraj, dy vëllezërit nga Bajza në Malësinë e Madhe që janë ndaluar nga policia si të dyshuar për grabitjen e një filiali banke në Koplik. Ndërkohë në orën 10:00 pritet që policia vendore e Shkodrës dhe prokuroria të dalin me një komunikatë për shtyp lidhur me këtë ngjarje. Policia ka shoqëruar rreth 15 persona në total duke bërë ndalimin e dy vëllezërve ndërsa po punohet për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë për këtë grabitje. Po ashtu policia dhe prokuroria do të dalin në komunikatë edhe për një tjetër ngjarje në Malësinë e Madhe që…

Read More

Duke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi të gjithçka, mjeku dhe ushtaraku Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Presidenti i ri i vendit pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti – ditën kur largohet nga zyra presidenti aktual, Ilir Meta. Begaj, mjek në profesion, mori detyrën si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, në vitin 2020. Që nga viti 1998 ai ka shërbyer në disa poste administrative ushtarake, si komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, shef i Njësisë Mjekësore…

Read More

Pushimet e Bill Gates kanë tërhequr vëmendje të madhe në Greqi. Protothema raporton se mbërritja e tij në Athinë, qëndrimi në suitën presidenciale të hotelit “Britania e Madhe”, vizita e tij në Akropolin e Athinës mund të quhet si “arratisja” e Gates në një destinacion top sekret në Greqi. Një skenar për qëllimin e vërtetë të udhëtimit të tij në Greqi, është se Gates ka për synim të blejë një pjesë në Petali, një kompleks ishujsh të pabanuar në Evia Jugore, pranë Karystos. Në fakt, thuhet se tashmë është përcaktuar çmimi që do të thirret të paguajë miliarderi amerikan dhe…

Read More

Partia Socialiste vijon takimet në të 61 bashkitë e vendit për procesin e ri zgjedhor të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor. Takimet e para po zhvillohen në Qarkun Korçë dhe pas Bashkisë së Maliqit, mbledhja e dytë u zhvillua me Asamblenë e Zgjeruar në Bashkinë Devoll, ku 5 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale: Daniel Meço, Genti Lakollari, Henrik Rusi, Terion Mersuli dhe Zerina Sinani paraqitën platformat e tyre të kandidimit. Komisioni i Posaçëm i Kryesisë Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretarja për Gruan, Etilda Gjonaj, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, drejtuesi politik i qarkut Korçë,…

Read More