Author: tirana

Më 3 qershor 2022 në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës, u vra me armë zjarri Naim Bajri, 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.Biznesmeni i peshkut u ekzekutua mëngjesin e dy ditëve më parë në afërsi të merkatës në lagjen rus, teksa ishte duke pirë kafen me punëtorin e tij, i cili po ashtu mbeti i plagosur. Në drejtim të Bajrit u qëllua me 10 plumba, nga dy persona të maskuar, ndërkohë që makina e autorëve u gjet e djegur disa minuta pas ngjarjes në Baypassin e Shkodrës. Burime nga grupi hetimor…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është evakuuar në një vend të sigurt, pasi në hapësirën ajrore të shtëpisë së tij të plazhit në Delaware, është futur një mjet i vogël fluturues. Kjo ka shtyrë forcat ushtarake ajrore që përkujdesen për sigurinë e Presidentit Biden, që të aktivizojnë dy avionë ushtarakë. Sipas raportimit të Daily Mail, presidenti Biden është dërguar me shpejtësi në një lokacion të sigurt ne Rehoboth, për shkak të një rreziku të mundshëm ndaj sigurisë së tij. Biden është evakuuar në një stacion zjarrëfikës.

Read More

Kërkesa e lartë nga shtetas të huaj ka rritur 40-60% çmimet e apartamenteve ekzistuese nga Shkëmbi i Kavajës, Lungomare e deri në Sarandë brenda vitit. Në resortet e reja që po ndërtohen në Rivierë, çmimet e apartamenteve nisin nga 2,000 deri në 4,500 euro/m². Këtë vit janë shtrenjtuar edhe çmimet e vilave në bregdet. Vilat elitare me pamje nga deti po shiten 1,2 mln euro nga 1 mln euro që ishte çmimi i tyre në vitin 2021. Në resortet e Jugut, pronat po blihen më shumë nga shqiptarët, për të investuar në qiradhënie apo rishitjen e tyre te të huajt,…

Read More

Vendi ynë do të jenë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehta, të cilat do të sjellin temperatura shumë të larta. Pjesa më e madhe e territori do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, por parashikohet që pasditja të sjellë kalime të pakta dhe të përkohshme vranësirash. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13 deri në 37 gardë, sipas Meteoalb. Era do të fryjë e lehtë, mesatare në det me shpejtësi 40km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Read More

Në stadiumin “Dall’Ara” të Bolonjës, matën forcat dy superfuqi të futbollit europian, Italia me Gjermaninë, që bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës A së bashku me Anglinë dhe Hungarinë. Pas minutash të tëra me rezultatin të pandryshuar (kishte goditur shtyllë Scamaca, goli i parë i sfidës erdhi në të 70-tën nga Lorenzo Pellegrini, që ngriti peshë tifozët vendës me një finalizim të thjeshtë, i gjendur i vetëm vetëm pak metra larg portës së mbrojtur nga Neuer. Mirëpo epërsia e italianëve zgjati shumë pak. Pas një aksioni pa shumë pretendime, “Panzerat” përfituan nga shpërqendrimi i vendasve, duke barazuar me Kimmich.…

Read More

Dashi Dita nuk do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj do të detyroheni të ndryshoni planet. Këshillohet që të mos mërziteni, pasi janë gjëra që ndodhin. Gjatë pasdites gjërat do ecin më mirë dhe në mbrëmje do keni mundësi të relaksoheni si dhe të përmirësoni humorin, në sajë të miqve tuaj më të dashur. Demi Kjo e diel nuk do ju krijojë shqetësime. Në mëngjes do të merreni me disa detyra, ndërsa pasditja do jetë relaks total. Sa i përket dashurisë, raporti me partnerin do jetë i qetë, por mundohuni të bëni më shumë kujdes ndaj…

Read More

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, pasi ai u kërkoi fuqive botërore të mos “poshtërojnë” presidentin rus Vladimir Putin lidhur me Ukrainën, në mënyrë që të ketë shanse për një zgjidhje diplomatike të konfliktit. “Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë, poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do të bënte një thirrje të ngjashme. Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten,” shkruante zoti Kuleba të shtunën në Twitter. Më mirë të përqendrohemi të gjithë tek përpjekjet për t’i treguar vendin Rusisë. Kjo do të sillte paqe dhe do të shpëtonte jetë”,…

Read More

Kantautori i njohur Eugen Bushpepa ka nxjerrë në pah elementet e “shëmtuara” të muzikës në tregun shqiptar vitet e fundit. I ftuar mbrëmjen e sotme në “A live night”, këngëtari tha se tekstet lënë për të dëshiruar sepse nuk janë të mirëfillta. Sipas tij, disa përcjellin dhunë, e disa nuk kanë logjikë. “Tekstet e mirëfillta, sipas meje, nuk ka muzikë të shëmtuara. Tekste të shëmtuara ka pafund tregu shqiptar të them të drejtën. Nuk po them të jenë vetëm tekste filozofike se duhen edhe tekste realiste, por duhet që teksti të përcjellë një ndjenjë. Edhe dhuna mund të jetë ndjenjë,…

Read More

Shqipëria e viteve të para pas diktaturës komuniste, kishte shumë varfëri, skamje, betejë për mbijetesë por kishte shumë shpresë. Një shpresë për liri që përcillej nga fuqia e shpirtit të një populli që kishte lënë pas 45 vite diktaturën më famëkeqe në të gjitha vendet e lindjes komuniste. “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa ishte thirrja që përbashkoi një popull, një thirrje që i drejtohej elitës së re politike por edhe komunitetit ndërkombëtar, në atë kohë pati shumë shpresë se Shqipëria do të bëhej shumë shpejt pjesë e bashkimit evropian. Sot pas tri dekadash duket e pabesueshme por Shqipëria është…

Read More

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për zgjedhjen e Presidentit të ri, Bajram Begajt. Me anë të një postimi në Facebook, Patozi ka ironizuar qëndrimin e opozitës. Ai shkruan se në Parlament, sot kishim një President dhe 5 opozita. Patozi i referohet opozitave duke u nisur nga votimet, për të cilat shkruan se një votoi pro, një kundër dhe një abstenim, ndërsa dy opozitat më të mëdha, nuk votuan fare. Postimi i Astrit Patozit në Facebook: NJË PRESIDENT DHE 5 OPOZITA. Sot në parlament kishim vetëm një President dhe të paktën 5 opozita. Një që ishte kundër, një…

Read More

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Policia njofton se ai është gjetur nga kalimtarët e rastit. Nga informacionet paraprake, 50-vjeçari nuk është identifikuar ende. Në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjeve. Njoftimi : Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon…

Read More

Zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, e ka komentuar dhe analisti Fatos Lubonja. Lubonja është ndalur kryesisht te përplasja mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi ky i fundit dekretoi lirimin e Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA. Në një lidhje me “Skype” në News24, Lubonja tha se ka disa arsye pse Ilir Meta i hapi sot rrugën Begajt për t’u zgjedhur President. Sipas tij, kjo dobësi e Metës mund të ketë ardhur nga frika e tij se mund të zgjidhej President Ardian Dvorani, por mund të ketë pasur edhe kërcënime nga Rama. “Nuk do…

Read More