Një trup i mbytur dhe pa jetë është gjwtur sot në pasdite, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman Njoftimi i Policisë: Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë. Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Hungaria mori një fitore të madhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, ku mundi në shtëpi Anglinë me rezultatin 1-0. Ishin “Tre Luanët” ata që dominuan takimin, por dhe hungarezët nuk ngelën pas me raste. U desh të vinte minuta e 67’ për të parë një gol, ku Sobaslai nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kështu momentalisht, Hungaria kryeson në Grupin 3 të Ligës A, ku do të presë dhe rezultatin e sfidës tjetër të mbrëmjes, atë midis Italisë dhe Gjermanisë. Në sfidat e tjera, Finlanda dhe Bosnja & Hercegovinën u ndan në barazim në Ligën…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Në Kombinatin Metalurgjik ka ndodhur një shpërthim. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e përpunimit të hekurit. Si pasojë e shpërthimit, është plagosur një 38-vjeçar.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar për detyrën e Presidentit Bajram Begajt, i cili u votua sot në Parlament me 78 vota. Në një postim në “Twitter”, Borrell shkruan se mezi pret që të punojë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropian. “Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE -Shqipëri , si anëtarë të një familjeje evropiane”, shkruan Borell.
Ish-ministri teknik i PD, Dritan Demiraj ka dalë kundër bojkotit të opozitës në seancën për zgjedhjen e presidentit të ri. Nga ana tjetër ai ka vlerësuar figurën e Bajram Begaj, duke thënë se zgjedhja e tij bën të gjithë krenar. “Zgjedhja e një ushtaraku në krye te shtetit, është një vendim dhe zgjedhje që na bën të gjithëve krenare. Portreti i ushtarakut është simboli i dashurisë për Atdheun, Detyrën dhe Kombin. Presidentin Bajram Begaj e njoh personalisht për më shumë se dy dekada në Forcat e Armatosura dhe përveç të tjerave mbaj mend përkushtimin e tij maksimal ndaj pacienteve ushtarake,…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. “Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Presidenti Ilir Meta uron Bajram Begajn. “Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!”, shkruan Meta.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar zotin Bajram Begajn për zgjedhjen në postin e Presidentit të Shqipërisë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka nënvizuar se do të bashkëpunojnë në të ardhmen që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë të thellohen edhe më tej. “Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, ka…
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si President i Republikës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri shprehet besimplotë se Begaj do ta kryejë detyrën e kreut të shtetit me përgjegjësi e në respekt me Kushtetutën. “Urime z. Bajram Begaj për votëbesimin e marrë nga deputetët e Kuvendit si President i Republikës së Shqipërisë. Jam besimplotë se do kryejë me përgjegjësi të plotë, në respekt me Kushtetutën, detyrën e Kreut të Shtetit”, thekson Gjiknuri.
Kryeministri Edi Rama tha se maxhoranca tentoi një consensus me të gjallët, i cili nuk u arrit, teksa tha se me “të vdekurit” nuk kërkoi konsnesus. Rama u pyet gjithashtu edhe për faktin që ish kreu i PD-së, Lulzim Basha mungoi në seancën e sotme. Ju vjen keq që kishit një President konsensual? Nuk e kemi kërkuar kurrë dhe nuk e kemi pritur që të kemi konsenus me të vdekurit. Kemi qenë këtu për të pasur consensus me të gjallët. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë… Lëreni të flejë .
Menjëherë sapo Parlamenti votoi Barjam Begajn si President të ri të Shqipërisë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një komunikim me gazetarët, Rama u shpreh se u arrit objektivi dhe se tashmë Shqipëria ka një President normal. Rama nuk komentoi votat, po tha se rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një provë, që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten. “Besoj se kemi arritur objektivin që kemi pasur që në krye të herës dhe të gjitha reagimet flasin për këtë, natyrisht përjashtuar ndonjë reagim palidhje të hapësirës politike, flas përtej saj, që do…
Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë. Begaj është votuar pro tij, nga 78 deputetë. 4 deputetë kanë qenë kundër. 1 votë ka shkuar abstenim. Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe tre deputetë të PSD.