Author: tirana

Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugën kandidaturës së Bajram Begajt për President të Republikës, duke çuar kështu emrin e tij në Kuvend, i cili do të mblidhet në orën 18:00 për ta miratuar. Deputetët në Komisionin e Ligjeve që votuan kundër kandidaturës së Begajt për President ishte deputeti demokrat,Oerd Bylykbashi, si dhe deputetja e LSI, Erisa Xhixho. Ky i fundit e cilësoi antikushtetuese kandidaturën e Begajt për President, pasi sipas tij, një ushtarak aktiv nuk mund të kandidojë për një post tjetër. Nga e saj, kryetarja socialiste e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, lexoi dekretin e firmosur sot nga…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftija. Ndaj Etleda Çiftjas rëndojnë akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Por megjithëse Etleda Çiftja është marrë e pandehur nga SPAK, ajo nuk është pezulluar nga detyra. Edhe pse deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ajo ka vijuar të jetë pjesë e trupave që gjykojnë subjektet e rivlerësimit. Dy standardet Ajo që vihet re është standardi i dyfishtë…

Read More

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas propozimit të Bajram Begajt nga PS për President të vendit. Pak minuta pasi maxhoranca ka depozituar kërkesën në Kuvend zyrtarisht me 37 firma dhe në limitet e afatit kohor të përcaktuar për raundin e katërt, Berisha ka mbajtur qëndrimin e tij, kundër një ushtaraku si President. Berisha shkruan se është një akt antikushtetues dhe precedent tepër i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë! Ai thekson se Kushtetuta në përcaktimin e saj është e qartë si kristal dhe është taksative në nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe zgjidhet në…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt…

Read More

Kandidati për President i Shqipërisë, Bajram Begaj, cili u propozua nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe që sot pritet të votohet në Parlament, 5 vite më parë ka plotësuar edhe formularin e dekriminalizimit. Nga të gjitha të dhënat e deklaruara në formular, Bajram Begaj rezulton të jetë një figurë e pastër. Pyetjeve në formular, Bajram Begaj i është përgjigjur negativisht, që do të thotë se nuk ka probleme me ligjin. I besuari i mazhorancës për të mbajtur postin e Presidentit ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë, nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë proces hetimit. Gjithashtu nuk ka ndryshuar as emër…

Read More

Ka hequr dorë nga apelimi për rastin e kasetave të seksit, Karim Benzema. Sulmuesi francez i Realit, fituesi  i La Ligës dhe i Ligës së Kampionëve, favorit për Topin e Artë të radhës, ka bërë të ditur se nuk do të paraqitet në gjyqin para Gjykatës së Apelit të Versajës të planifikuar për më 30 qershor dhe 1 korrik. Gjithçka ka të bëjë me një ngjarje të vitit 2015, kur Benzema dyshohet se ka bërë presion ndaj Valbuenas, duke e kërcënuar se do të publikonte një kasetë me video seksuale.

Read More

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, policia ka ndërmarrë një aksion në “Rrugën e Kombit”, ku ka ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka pezulluar 100 leje drejtimi për shpejtësi, 331 masa administrative po për shpejtësi, por pa sanksion plotësues (pezullim i lejes së drejtimit), për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit dhe për parakalime të gabuara. Shkeljet janë evidentuar nga makina inteligjente, radari automatik dhe patrullat e njësisë, që janë në lëvizje. “Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar përsëri qarkullimin…

Read More

Garda e Republikës do të marrë në mbrojtje kandidatin për President, Bajram Begaj menjëherë pasi ai të votohet në Parlament. Në ligjin e ri të Gardës së Republikës, të miratuar vitin e kaluar, është specifikuar konkretisht në nenin 12, pika b që “Garda e Republikës ruan dhe mbron: Presidentin e zgjedhur që nga momenti i votimit në Kuvend”. Që pasi kryeministri Rama njoftoi emrin e Begajt për President, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, është filmuar dy herë nga kamerat e televizioneve. Fillimisht të premten në mbrëmje në përfundim të takimit me Ramën dhe sot paradite në ambientet e Kryesisë…

Read More

Firma e Presidentit Ilir Meta për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tashmë i hap rrugë votimit të kandidaturës së tij në Parlament. Zgjedhje Begajt në krye të Shtetit, tashmë është thjesht një formalitet. Pritet që seanca të fillojë në orën 18:00 dhe më pas të votohet për emrin e Presidentit të ri. VOTAT NE KUVEND Kushtetuta përcakton se në raundin e katërt dhe të pestë Presidenti mund të zgjidhet edhe me 71 vota. E majta ka më shumë se 71 vota në Kuvend, por tashme ajo që ka rëndësi…

Read More

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari prej disa ditësh nuk i ka ndalur sulmet ndaj deputetit demokrat, Belind Këlliçi, të cilin e akuzon se loboi gjatë për votimin në anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së. Kokalari kësaj radhe ka bërë një kronologji të të gjitha lëvizjeve të Këlliçit ndër vite. Postimi i plotë: Fuqizim i Forumit Rinor nga Belind Këlliçi apo hipokrizia e tij Bashiste? 2017 – Një grup të rinjsh të Forumit Rinor dalin kundër Lulzim Bashës pasi ky refuzoi ti jepte mandat deputeti kryetarit të tyre, pra Belind Këlliçit. Më pas, grupi i të rinjve mbeti opozitë brenda opozitës mbasi…

Read More

Emmanuel Macron konfirmoi se ai kishte telefonuar Kylian Mbappe para se sulmuesi i PSG-së të njoftonte refuzimin e tij për t’u transferuar te Real Madrid dhe e kishte këshilluar atë të qëndronte në Francë. Në intervistën e gjatë të publikuar sot nga gazetat kryesore rajonale dhe nga “Le Parisien”, Macron konfirmon atë që tha Mbappe në konferencën për shtyp në të cilën zyrtarizoi rinovimin me PSG. Lojtari tha se kishte marrë këshilla nga presidenti francez i cili shpresonte se ai do të qëndronte te PSG. Macron, një tifoz i Marseille, konfirmoi versionin e Mbappe. “Ju siguroj, nuk ndërhyj në asnjë…

Read More