Rusët kanë goditur me raketa një kishë në Donetsk. Nga pamjet e publikuara në mediat e huaja shihet teksa kisha është nën flakë. Kisha e Svyatohirsk Lavra u ndërtua në 1526 dhe është objekt i rëndësishëm i kultit. Kujtojmë se luftimet në Ukrainë janë përqendruar në pjesën lindore të vendit. Presidenti ukrainas ka deklaruar së fundmi se rusët kanë nën kontroll 20% të territorit.
Author: tirana
Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka firmosur lirimin nga detyra të Bajram Begajt, i propozuar nga PS për President. Presidenti Meta ka firmosur nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj. Meta deklaroi më herët se “është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.…
Janë bërë katër vite që kur Tayna debutoi në treg me këngën “Columbiana”. Ky duet me reperin Don Phenom rezultoi një sukses i vërtetë. Gjatë këtyre viteve, Tayna solli një sërë hitesh, solo dhe bashkëpunime. Së fundmi, ajo ka publikuar një video, ku thotë se ndihet krenare për arritjet “Vetëm katër vite karrierë dhe ndihem sikur e kam bërë këtë gjë përgjithmonë. Jam shumë mirënjohëse për secilin prej jush. Jam krenare për veten time që nuk jam dorëzuar asnjëherë, për femrën që jam bërë sot dhe më e rëndësishmja, për shpirtin e pastër pavarësisht të gjithave”, ka shkruar ajo. Aktualisht,…
Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dyshimtë se mund të jetë infektuar me linë e majmunëve. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më 3 qershor kanë nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është një burrë i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit. Sipas ministrisë, pacientit i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet në laboratorin referent të Organizatës Botërore të Shëdentësisë në Hollandë. “Presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve…
Një shqiptar në Itali është vënë në pranga pasi sulmoi një klient në një bar, pasi donte që t’i vidhte një sasi parash. Mediat në vend raportojnë se për 50 euro, shqiptari i kafshoi klientit në lokal veshin. Incidenti ka ndodhur në Trento ndërsa thuhet po ashtu se pasi i kafshoi veshin, shqiptari e goditi burrin me grusht dhe i shtrëngoi qafën derisa ai humbi ndjenjat. Në ndihmë të klientit kanë ardhur punonjës të barit, ndërsa shqiptari ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Agjentët, të koordinuar nga Prokuroria Publike e Trentos, pas një hetimi të shkurtër kapën grabitësin, e arrestuan…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi kryebashkiakëve amerikanë të ndërpresin lidhjet “vëllazërore” me qytetet ruse dhe të marrin pjesë në “projektin më të madh ekonomik të kohës sonë” duke ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës, gjatë një fjalimi video në Konferencën e 90-të Vjetore të SHBA-së të Kryetarëve të bashkive. “Dhjetëra qytete amerikane ruajnë të ashtuquajturën ‘vëllazëri’ me qytetet e Federatës Ruse”, tha Zelensky, duke përfshirë Çikagon dhe Moskën. “Çfarë ju japin këto lidhje? Ndoshta asgjë. Por ata i japin Rusisë mundësinë të thotë se nuk është e izoluar, edhe pas fillimit të një lufte të tillë”. “Prandaj, bëni thirrje…
Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen. Këngëtarja kolumbiane konfirmoi se nuk është më me futbollistin 35 vjeçar pas një lidhjeje 11 vjeçare. Dyshja, lidhja e të cilëve filloi në vitin 2010, kanë së bashku dy djem, Milanin dhe Sashën. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjensia e komunikimit të Shakirës.Ky lajm vjen pasi mbrojtësi i Barcelonës përflitet se ka tradhtuar këngëtaren me famë botërore. Ditën e sotme,…
The Economist “Kur ti mendon se po shikon TikTok, në fakt TikTok po të shikon ty”, tha Eugene Wei, një blogere, në vitin 2020, duke shpjeguar natyrën pothuajse të mprehtë të TikTok-ut. Ajo që ti sheh në TikTok është shumë e thjeshtë: mund të gjesh këshilla se si të stilosh një fustan, të argëtohesh duke pare video por gjithashtu edhe të joshesh pa e vënë re nga ajo çfarë ti sheh. Vetëm 5 vite pas “lindjes” së aplikacionit, TikTok pretendon se ka tejkaluar 1 miliard përdorues në muaj, pavarësisht bllokimit në Indi. Më 12 janar, App Annie, një grumbullues i…
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur sot prapaskenat e selektimit të zgjedhjes së kandidatëve për President, nga propozimet e kryera nga deputetët socialistë. Gjithashtu kryeministri nuk la pa shigjetuar edhe deputetë që nuk ishin përfshirë në këtë proces, që sipas Ramës janë shprehur se zarfet janë punë për mosha të reja. “U arrit në konkluzion që të propozonim këtë kandidaturë. Më vjen keq për ndonjë deputet që nuk u përfshi duke menduar që zarfet janë punë për mosha të reja dhe jam i bindur që herën tjetër të gjithë do të përfshihen”, tha kryeministri. Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh: “Grupi do…
Uniformat blu kanë vënë në pranga autorët e dyshuar të grabitjes së filialit të BKT. Mësohet se të ndaluar janë dy të rinj nga zona e Bajzës në Malësinë e Madhe. Ngjarja e cila ka ndodhur në Malësinë e Madhe . Autorët nën kërcënimin e armëve, grabitën 4 mln lekë të vjetra, 1 mijë dollarë e 1 mijë euro.
Kandidati i socialistëve për president ka dhënë një mesazh para votimit në Kuvend. Në deklaratën e siguruar nga gazetarja Erneta Shevroja për abcnews.al Begaj ndër të tjera shprehet se ishte i papritur lajmi që maxhoranca e përzgjodhi atë. Ai thotë se nëse Kuvendi e voton sot si president, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës në atë detyrë të lartë. “Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka”, thotë Begaj. Mesazhi i plotë: Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca…
Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi Presidenti i Republikës, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.