Gjatë votimit për emrin e Bajram Begaj për President, deputetët e Partisë Demokratike Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe Ervin Salianji, pasi u është thirrur emri, nuk kanë shkuar pranë kutisë së votimit. Ndërkohë, Sali Berisha me deputetët e tij kanë braktisur Kuvendin, duke mos qenë të pranishëm në momentin e votimit. Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, dhe deputetja e kësaj force politike, Erisa Xhixho, kanë votuar për Presidentin e ri, Bajram Begajn. Ndryshe nga shumë deputetë të Partisë Demokratike, dy deputetët e LSI i janë drejtuar kutisë së votimit, duke hedhur votën e tyre.
Author: tirana
Pas vështirësive për shkak të pandemisë, edhe disa nga artistët më të njohur të skenës kanë rritur tarifën e tyre që marrin në koncert. Megjtihatë emrat më të famshëm kanë një axhendë të ngjeshur këtë verë. Çmimet për disa artistë për një koncert: – Tayna 8.000 – 12.000 euro- Ledri Vula 8.000- 10.000 euro- Capital T 6.000 – 8.000 euro- Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro- Dhurata Dora 6.000-7.000 euro- Noizy 6.000 – 8.000 euro- Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro- Meda: 6.000 – 7.000 euro- Labinot Tahiri – 5.000 euro- Sinan Vllasaliu – 5.000 euro- Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro- Fero…
Pas bojkotit të votimit për gjeneral major Bajram Begaj për postin e Presidentit, kreu i PD Sal Berisha ka folur para gazetarëve në ambientet e jashtme të Kuvendit. Sali Berisha: Kjo procedurë është shumë e rrezikshme për vendin sepse i hap shtegun, me këtë precedent, që çdo shef shtabi të aspirojë që të kapë kreun e shtetit, duke shfrytëzuar këtë precedent, i cili, në rastin konkret, flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave ushtarake, dhe të ushtrisë, në raste të tjera, një shef tjetër shtabi mund të korruptojë dhe mund të mposhtë, mund të marrë peng kryeministrin…
Pak momente para se të niste procesi i votimit për presidentin e ri, kryeministri Edi Rama është ngritur nga vendi dhe ka shkuar i ka dhënë dorën kandidatit Bajram Begaj. Në fotot e mëposhtme duket momenti kur Rama shkoi pranë vendit ku po qëndron Begaj dhe i jep dorën. Kujtojmë se Rama dhe Begaj zhvilluan dhe mbrëmjen e djeshme një takim në ambientet e Kryeministrisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha si dhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit, kanë braktisur sallën e Parlamentit ku po zhvillohet votimi për Presidentin e ri. Në një prononcim për mediat jashtë Parlametnit, Berisha tha se gjithë ky proces ishte në shkelje flagrante të Kushtetutës. “Ne nuk imagjinonim që do kishte një shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit. Prandaj ne kërkuam që këtë deklaratë ta bënim në President. Por zonja Linda që e ka me çelës Parlamentin si dyqanin e saj, bën si të dojë. Nuk ka sallë asambleje në botëm, përëfshjirë nga ajo e OKB-së që kur e kërkon për çështje procedure,…
Parlamenti voton sot kandidaturën e Bajram Begajt për President të Shqipërisë. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka prezantuar raportin, duke thënë ndër të tjera se Bajram Begaj i plotëson të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore. Ndërkohë, Sali Berisha ka kërkuar fjalën, por procedura nuk e lejon. Tê pranishëm në Kuvend janë 103 deputetë. Nga opozita te pranishëm jane: Luciano Boçi, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferraj, Ina Zhupa, Agron Gjekmarkaj, Belind Kelliçi, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Monika Kryemadhi, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Kasem Mahmutaj, Petrit Vasili, Vangjel Dule, Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu, Mensila Doda,…
Kanceri i lëkurës është kanceri më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht melanoma është forma më serioze e sëmundjes, mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe të bëhet fatale. Ndërsa melanoma përbën vetëm rreth 1% të kancereve të lëkurës, ajo çon në shumicën e vdekjeve. Për fat të mirë, ka shumë gjëra që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun. Për të parandaluar kancerin e lëkurës, ndiqni këto strategji. Konsideroni së pari ekspozimin kumulativ të diellit Kanceri i lëkurës shkaktohet nga ekspozimi kronik kumulativ i diellit. Mendoni për të gjitha rastet kur jeni ekspozuar aksidentalisht…
Kryerepublikani Fatmir Mediu është shprehur se grupi që ai përfaqëson nuk do të marrë pjesë në votimin e Bajram Begajt për President. Sipas Mediut, Bajram Begaj është një figurë me integritet të lartë profesional, por problemi qëndron tek mazhoranca e cila sipas Mediut nuk e ka konsultuar këtë kandidaturë me opozitën. “Në emër të kolegëve të mi. Kemi këmbëngulur për një konsensus. Veprimet kanë qenë të njëanshme dhe veprimi që po bëhet është antikushtetueses se kandidatura nuk u konsultua. Në pikëpamje personale për figurën është se nuk kemi gjë me të. Ne nuk do votojmë dhe nuk do marrim pjesë.”…
Deputetja demokrate, Grida Duma është shprehur kundër bojkotit në seancën për votimin e Presidentit. “Kam qenë kundër bojkoteve. Me gjithë dyshimin që kam pasur kam ditur të bëj kritiken ndaj bojkoteve. Nuk duhet të ketë bojkote. Qëndrimin e kam thënë, profilin e njoh pak, individin Bega. Gjithsesi nuk kam asgjë për të thënë për të si personalitet sepse e njoh pak. Nuk paragjykoj as për mirë, as për keq. Unë e di që ka shumë për të bërë që institucionet të gëzojnë demokraci. Kam thënë që Presidenti duhet ta kishte propozuar opozita, por erdhëm deri këtu”, deklaroi Duma.
Bajram Begaj, i cili pritet të votohet sot si President i Republikës ka mbërritur në ambiente te Parlamentit. Begaj u paraqit me një makinë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kujtojmë që ai ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por pasi u propozua nga Kryesia e PS për kandidat për President dha dorëheqjen.
Nëse zgjoheni rregullisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit, nuk jeni të vetëm. Kjo është një dukuri e raportuar nga rreth 1 në 3 njerëz, dhe ndoshta më shumë që nga fillimi i pandemisë sëCovid-19. Sipas ekspertëve të gjumit, ajo lidhet me stresin, edhe pse jo drejtpërdrejt. “Të qenit i stresuar, nuk na bën të zgjohemi më shumë gjatë natës, por na bën më të vetëdijshëm se do të ndodhë diçka e tillë”-thotë Greg Marrej, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor Suinbërn në Universitetin e Teknologjisë në Australi. “Në fakt ne zgjohemi shumë herë çdo natë, dhe gjumi i…
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula edhe pse e vlerëson figurën e Bajram Begajt, shprehet se nuk do ta mbështesë në votimin në Kuvend për t’u bërë President. “Mazhoranca bën pisë kandidatin për president Bajram Begaj. Shqipëria ka pafundësisht individë të ndershëm e të denjë për tu bërë kryetar i shtetit. Kandidat potencial ka nga të djathtët, të majtët apo jashtë politikës, profesionistë të arrirë. I tillë është edhe Gjeneral Bajram Begaj. Një njeri i urtë që ka spikatur për profesionalizmin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur. Mjek, Profesor i Asociuar. Njeri me ambicie që i ka ngjitur shkallët e…