Author: tirana

Këngëtarja e famshme, Mariah Carey është paditur për 20 milionë dollarë për këngën “All I Want for Christmas Is You”. Ajo akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit nga muzikanti pak i njohur, Andy Stone. Ky i fundit pretendon se ka shkruar dhe regjistruar një këngë me të njëjtin titull përpara se Mariah Carey të publikonte këngën e saj, e cila njihet ndryshe si “kënga e krishtlindjes”. Por në fakt që të dy tekstet e këngëve janë të ndryshme dhe gjithashtu kanë melodi të ndryshme.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas zjarrit masiv në ishullin e Sazanit, ku janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. Përmes një postimi në “Facebook”, Peleshi shkruan se 61 efektivë të Forcës Detare dhe Tokësore po punojnë për shuarjen e flakëve, me përpjekjet maksimale pavarësisht terrenit të vështirë. “Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit.”

Read More

Moderatorja Nevina Shtylla nuk i ka mbajtur lotët gjatë prezantimit të rubrikës “Just dance” në emisionin “E diell”. Një konkurrent u përlot teksa falënderoi të motrën për mbështetjen pa kushte që i ka ofruar në çdo çast të jetës. Ky moment preku emocionalisht edhe Nevinën, e cila nuk i mbajti dot lotët. “Unë vëllanë e kam larg, çfarë mund të them. E puth shumë”, u shpreh moderatorja me lot në sy, ndërsa i dërgonte të vëllait një puthje nga ekrani.

Read More

Rusia goditi me raketa Kievin, duke pretenduar se shkatërroi tanke dhe automjete të tjera të blinduara të dhuruara nga Evropa për Ukrainën. Që nga 28 prilli kryeqyteti i Ukrainës kishte rënë në qetësi, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin të dielën paralajmëroi perëndimin se furnizimi me armë i Ukrainës do të zgjaste konfliktin. Ai tha se Moska do të godiste objektivat që nuk ishin goditur ende nëse Perëndimi do të do të vazhdonte me dërgesa të sistemeve me raketa. Forcat ruse sulmuan me raketa kryeqytetin e Ukrainës. Që nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në 28 prill…

Read More

Për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës- Tiranë, Policia Rrugore iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugë alternative. Me qëllim shmangien e trafikut dhe për të mos rënduar më shumë fluksin e automjeteve në këtë aks, policia sugjeron “Rrugën e Ndroqit” dhe autostradën Tiranë-Elbasan. “Policia Rrugore e Tiranës Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative: *Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit); *Elbasan-Tiranë. Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit…

Read More

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët këtë të diel. Mësohet se zjarri, i cili ka rënë në pjesën lindore të ishullit, në vendin e quajtur “Plazhi i Gjeneralit”, ka nisur që prej orëve të para të mesditës dhe vijon ende. Janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Forcat e rojës bregdetare si dhe administrata e zonave të mbrojtura po punojnë për shuarjen e flakëve.

Read More

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar se në rast se SHBA do të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprime, atëherë Moska do të reagojë. “Dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të ‘zvarritë konfliktin e armatosur për një kohë të gjatë’. Nëse ato furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte”, mësohet të ketë thënë Putin në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-1. Ukraina ka kërkuar sisteme të avancuara të lëshimit me shumë raketa si M270…

Read More

Temperaturat e larta që na kanë shoqëruar gjatë këtyre ditëve sjellin edhe nevojën për t’u arratisur drejt bregdetit. Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka ndarë me ndjekësit disa çaste nga e diela e saj. Në një foto të publikuar në “Instastory”, si asnjëherë më parë, ajo është shfaqur e veshur me bikini, duke nxjerrë në pah edhe fizikun e saj në formë.

Read More

Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë në Stamboll, ku u prit nga drejtuesit e shoqatës “Vatra” dhe qindra bashkëkombës të diasporës të vjetër dhe të re në Turqi. Kreu i Shtetit u shpreh se diaspora e hershme dhe e re shqiptare në Turqi është krenari që përfaqëson vlerat tona më të mira kombëtare. Duke vlerësuar kontributin që shqiptarët kanë dhënë në Turqi, Meta u shpreh se komuniteti ynë është integruar më së miri, duke arritur suksese në shumë fusha. “Diaspora e hershme dhe e re shqiptare në Turqi është krenari që përfaqëson vlerat tona më të larta kombëtare. Shumë i…

Read More

Policia ka publikuar pamje nga momenti kur polumbarët e RENEA-s, gjatë kërkimit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës, evidentojnë me kamera nënujore, në thellësi gati 30 metra, njërën nga armët që autorët përdorën gjatë grabitjes së filialit të bankës në Koplik, Malësi të Madhe. Si rezultat i operacionit u kapën dhe u ndaluan Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj.

Read More

Mali i Zi po planifikon të shkojë drejt legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Kjo nismë mbështetet nga partia URA e kryeministrit Dritan Abazoviç, si dhe nga Partia Socialiste Popullore, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës. Megjithatë, ku propozim kundërshtohet nga partia boshnjake në qeveri. Deputetët e URA-s thonë për mediat malazeze se mbështetjen e tyre e bazojnë tek studimet më të fundit shkencore që vërtetojnë efektivitetin e kanabisit në sasi shumë të kufizuara për kurimin e disa sëmundjeve. Kujtojmë se pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama bëri me se po përgatitet një draft për të lejuar legalizimin…

Read More

Trajneri i Real Madrid, Pablo Laso ka pësuar infarkt këtë të diel. Njoftimi u bë publik nga vetë klubi spanjoll i basketbollit. “Real Madrid C.F. njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në spitalin universitar “La Moraleja” pasi pësoi një infarkt të miocardio (muskulit të zemrës).” Ndërkohë, nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tij shëndetësore. Dy herë kampion i Euroligës me Real Madrid, Laso konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në Evropë. Fakti që ai mbetet trajner i Real Madridit për më shumë se një dekadë që kur erdhi në stol në verën e vitit 2011, e dëshmon…

Read More