Author: tirana

Një pasardhës i doktorit personal të diktatorit nazist Adolf Hitler ka publikuar disa letra personale ku zbulohet sesi Hitleri tmerrohej kur trajtohej për problemet me zërin. Carl Otto von Eicken –specialisti gjerman i hundës, fytit e veshit – ka trajtuar Hitlerin disa herë gjatë 10 vjetëve të shërbimit prej vitit 1935. Letrat janë zbuluar nga Robert Deopgen, stërnipi i von Eicken, i cili i gjeti teksa kërkonte në arkivat e familjes për një projekt arsimor. Aty dëshmohet për tmerrin e Hitlerit nga sëmundjet e rënda. “Nëse diçka shkon keq, më duhet ta di absolutisht”, i tha Hitler doktorit pas konsultimit…

Read More

Pas anulimit të vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, në Beograd, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç këshillon Serbinë që të tregohet e kujdesshme dhe ta bëjë të qartë qëndrimin e saj, nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. “Nuk është koha për ulje në dy karrige. Serbia duhet të përcaktohet në rast se ka ambicie për BE”, ka thënë Plenkoviç, raportojnë mediat kroate e serbe të hënën. Lavrov ishte planifikuar të vizitonte Beogradin më 7 qershor, por vizita e tij u anulua, pasi shtetet si Rumania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i…

Read More

Flakët kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Repsit në Mirditë. Një sipërfaqe prej 5 hektarësh me pisha në fshatin Mashterkor është përfshirë nga flakët. Zjarri po djeg pemët në një masiv pyjor, ndërkohë që rrezikohen dhe banesat aty pranë. Ndërhyrja është e vështirë dhe zjarrfikësit po punojnë vetëm me mjete rrethanore në terren. Me rritjet e temperaturave, disa vatra zjarri janë shfaqur në zona të ndryshme të vendit, më e rënda ajo në ishullin e Sazanit, ku flakët po djegin pisha shekullore dhe pemë të tjera, për të tretën ditë radhazi. Nga pamjet që janë marrë nga qyteti i…

Read More

Pasi u zgjodh anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, zëdhënësja e “Foltores”, Floriana Garo ka falënderuar të gjithë demokratët për mbështetjen që i kanë ofruar. Në reagimin e saj, Garo zotohet se do të bëjë më të mirën për të justifikuar besimin që i është dhënë. “I jam thellesisht mirenjohese Keshillit Kombetar per cdo vote qe me dha per te qene pjese e Kryesise se Partise Demokratike! Faleminderit Kyetarit Berisha qe me perzgjodhi te jem ne krah te tij ne Foltore, ne kete beteje te forte dhe plot me shprese! Faleminderit te gjithe demokrateve e simpatizanteve te PD qe me…

Read More

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të Kadastrës, Artan Lame ku i ka kërkuar informacione mbi kandidatët e KED. Në letrën e Metës, thuhet se disa drejtori vendore të AKSH nuk kanë asnjë informacion. Disa drejtori vendore të Kadastrës nuk po i japën informacionin që kërkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ky është pretendimi i Presidencës në një letër drejtuar drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. LETRA REPUBLIKA E SHQIPËRISËPRESIDENTI Nr. Prot. 1921/1 Tiranë, më 6.06.2022 Lënda: Mbi domosdoshmërinë e përcjelljes së informacionit prej Agjencisë Shtetërore e…

Read More

Greqia po zhvillon stërvitje në ishujt pranë detit Egje, për të qenë në gatishmëri të plotë për çdo situatë, pas provokimeve turke. Siç shihet edhe nga fotot, ushtria greke po kryen manovra luftarake në ishuj, ndërsa mediat helene raportojnë për të shtëna me automatik dhe mitraloz në zonën ku është e vendosur garda kombëtare. Kujtojmë që prej disa javësh luftanijet turke patrullojnë pranë ishujve grekë në Egje, duke krijuar tension të vazhdueshëm mes palëve. As takimi i ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Turqisë nuk mund ti qetësonte gjakrat mes dy vendeve, pasi turqit pretendojnë se ishujt nën zotërimin e…

Read More

Një modele 17-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga babai i saj në një ndërtesë të braktisur në periferi të Moskës. Eva Sibatullina u qëllua për vdekje me thikë nga i dashuri i saj, i cili u arrestua. Fillimisht, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u vetëdorëzua në polici, i detyruar nga i ati, një ushtarak i vjetër i gardës kombëtare. Mësohet se çifti kishte konflikte të shpeshta me njëri-tjetrin, por nuk dihet ende cili ka qenë shkaku që nxiti Yurchikov të kryente këtë krim.

Read More

Socialistët dhe demokratë janë bërë bashkë gjatë diskutimeve në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për rastin e nuses 20-vjeçare nga Librazhdi e cila u kap me të dashurin në shtratin martesor nga vjehrri dhe vjehrra. Deputetja e PD-së Flutura Açka është shprehur se e shqetësuar për rastin, duke kërkuar nga AMA që të reagojë më shpejt sesa keqbërësit. “Ajo ngjarja me atë vajzën e Librazhdit më ka tronditur shumë dhe them që është e nevojshme një seancë dëgjimore me AMA-n apo për çfarë kanë ato nevojë për nesh sepse ekzekutimi, akti ishte me vonesë. Gjerat ndodhën ligjet duhet të veprojë…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar rreth 100 mijë euro në dy muajt e fundit vetëm për dietat e deputetëve për të mbuluar shpenzimet e tyre në udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Në listëpagesën e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se vetëm në muajt mars dhe prill, lëvizjet e 127 ligjvënësve, kryesisht për të takuar elektoratin që përfaqësojnë, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit plot 120 milionë lekë, ose rreth 100 mijë euro. Vetëm gjatë muajit prill, 105 deputetë, pasi 22 e kanë refuzuar, kanë përfituar vetëm si dietë shumën e konsiderueshme prej 5 milionë e 842 mijë lekë.…

Read More

Një 30-vjeçar nga Prishtina ka humbur jetën pasi u godit nga një lis i vjetër që u rrëzua si pasojë e erërave të forta që kanë mbërthyer vendin. E plagosur ka mbetur edhe një grua, e cila ka marrë dëmtime të rënda dhe po trajtohet në spital. “Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç …

Read More