Author: tirana

Pas 10 vitesh mungesë, Universiteti i Tiranës ka hapur zyrtarisht doktoraturat. Vetëm në Fakultetin Ekonomik janë 119 kuota të lira për aplikantët e ciklit te tretë. Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, ka përcaktuar një tarifë prej 450 mijë lekësh për këtë nivel studimesh, i cili zgjat nga 3-5 vjet. Ministria e Arsimit i bllokoi doktoraturat në 2015 pasi konstatoi mungesa në kapacitetet pritëse, sa i përket infrastrukturës dhe stafit akademik.

Read More

Sipas biokimistites dhe themelueses së Science by Design Sara Risch, kjo ndodh për shkak të reagimit të likuideve ndaj polimereve që ndodhen në paketim. Polimerer janë molekulat që ndodhen brenda paketimit – që janë krijuar vetë nga njësi më të vogla të mbledhura bashkë – dhe i shtojnë veti materialit në të cilin përdoren. Në rastin e kanaçeve të aluminit, polimeret që qëndrojnë në paketim mund të përthithin një pjesë të shijes së tretshme të pijes. Ndërkokë acetaldeleidi i polimereve, që përdoret në shishet e plastikës, mund të transferohet te cok-a brenda shishes, duke ia ndryshuar shijen.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se Shqipëria i është bashkuar vendeve që kanë bllokuar vizitën e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov. Ai deklaroi se një nga koridorët ajror që u bllokuan ishte pikërisht ai që kalon mes përmes Shqipërisë. Balla tha se më 11 korrik do të votojnë në Kuvend rezolutën për Srebrenicën. “Edhe të thuash që i mbyllën qiejt edhe të thuash që mezi prisnin të vinte Lavrov. Shqipëria iu bashkua vendeve që bllokuan ardhjen e Lavrovit. Një korridor ajror që u bllokua ishte ai që kalon përmes Shqipërisë. Nuk…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka risolli në vëmendje nga foltorja e parlamentit rastin e vajzës 21-vjeçare nga Librazhdi e cila u kap duke tradhtuar dhe u dhunua nga vjehrrit. Açka në fjalën e saj theksoi se vajza u la vetme përballë një policie që qeshte e tallej me rastin e saj. Gjithashtu ajo renditi në mënyrë konçize krimet e ndodhura brenda pak minuteve në dhomën ku u kap në flagrancë vajza e re dhe ku u dhunua nga i “gjithë fshati”. “Prej disa ditësh kemi qenë dëshmitarë por edhe aktorë në të gjitha format që na jep liria të…

Read More

Shqipëria do të përballet ditën e sotme me Islandën duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Ligën B, në Ligën e Kombeve.about:blank Kuqezinjtë do të kërkojnë të nisin rrugëtimin me fitore, për arritjen e objektivit, që është vendi i parë në grup. Pritet një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe përballjet e tjera mes Islandës dhe Shqipërisë. Pak minuta para fillimit të sfidës, është zbuluar edhe formacioni zyrtar, me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë. Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Balliu, Hysaj, Abrashi, Gjasula, Çekiçi, Cikalleshi dhe Seferi

Read More

Shpallen 6 kandidatët për kryetar të Partisë Socialiste për Degën e Bashkisë Delvinë. Brunilda Meleqi Genti Lango Ilda Boçi Izet Silaj Klejvi Cama Mardi Beqiraj E veçanta e zgjedhjes së kryetarit të degëve të Partisë Socialiste këtë herë është se kandidatët do të prezantojnë programet e tyre në dëgjesa me anëtarësinë dhe më pas do të jetë një komision i cili do të caktojë se kush do të jetë drejtuesi i ri i degës së PS.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, duke folur për lejen e re të qarkullimit, u shpreh se dokumenti i ri do t’i japë mjaft dinjitet qytetarëve shqiptarë. Në një lidhje në “Radari Informativ”, Gonxhe sqaroi se drejtuesit e mjeteve që kanë lejen e vjetër të qarkullimit nuk janë të detyruar të marrin të renë. Po ashtu, ai nënvizoi mes të tjerash se në këtë dokument është e përfshirë edhe leja ndërkombëtare. “Asnjë shtet nuk do e krahasonte atë dokument që kishim, me këtë dokument që pa përsosje të elementëve të sigurisë. Pra absolutisht që mund të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën nga vendi për të folur në lidhje me marrëveshjet e ekstradimit të Shqipërisë me disa shtete të tjera. Në atë moment u ndërpre nga drejtuesja e seancës Ermonela Felaj e cila deklaroi se kjo nuk është çështje për procedurë. Sali Berisha: Prej kohësh vendet e Beneluksit presin nga Shqipëria marrëveshjen e ekstradimit dhe Shqipëria nuk u përgjigjet këtyre vendeve, Belgjikës dhe vendeve të tjera për të firmosur në kohë Ermonela Felaj: A mund ta trajtoni në kohën tuaj të fjalës sepse kjo nuk është çështje për procedurë. Ju lutem kur të merrni fjalën nuk…

Read More

Këngëtarja Bleona Qerreti ka reaguar e revoltuar pas publikimit të pamjeve, ku dallohet një i ri teksa dhunon një qen. Përmes një statusi në “Instastory”, Qerreti i bën thirrje policisë ta gjejë dhe ta dënojë personin në fjalë, të cilin e quan një kriminel. “Të gjithë duhet të mobilizohemi ta gjejmë kush është ky qelbësirë! Ky kriminel duhet të dënohet! I lutem mediave, policisë së shtetit ta gjejë këtë kriminel- Unë personalisht do ta lidhja për qafe dhe do ta rrotulloja në ajër në të njëjtën mënyrë që ta kuptojë çfarë ka bërë!” Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është…

Read More

Për ish-presidentin Bamir Topi, zgjedhja e Bajram Begajt si kreu i ri i shtetit është në përputhje me Kushtetutën. Ai tha se pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 Edi Rama ka të gjithë të drejtën që të propozojë dhe zgjedhë një President nga mazhoranca. “Unë e kam konsideruar procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, të pritshëm. Pasi pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, zoti Rama ishte në të drejtën e tij për të zgjedhur një President të mazhorancës. Sepse kur janë bërë këto ndryshime ka pasur një konsensus të gjerë dhe në vitin 2012 Partia Demokratike porpozoi të ndjerin…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron pagesën prej 5 milionë rubla për të gjithë familjet e anëtarëve të “Rojeve Kombëtare Ruse”, të cilët kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë dhe Siri. E përkthyer në dollarë, nënkupton që çdo familje do të marrë rreth 81 mijë dollarë Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme dhe të papritura në luftën me Ukrainën. Disa prej humbjeve kanë ardhur dhe për shkak të dorëzimit të vetë ushtarëve të Moskës. Kjo ka bërë që presidentit Vladimir Putin të marrë masa për të motivuar ushtrinë në vijimin e kësaj lufte.

Read More

Një aksident me pasojë plagosjen është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Nga përplasja e dy automjeteve janë lënduar 4 persona. Bëhet fjalë për 3 vajza që udhëtonin me një mjet të llojit “BMW”, dhe shoferi i makinës tjetër që u përfshi në aksident. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentin.

Read More