Ditët kur zgjoheni të lodhur e me dhimbje të vazhdueshme të trupit, me siguri që i keni provuar të paktën një herë në jetë dhe i mbani mend. Veçanërisht dhimbjet e qafës, si një pjesë shumë delikate dhe e ndjeshme e trupit, mund të kthehen shumë shpejt në dhimbje kronike. Shkaktarë mund të jenë faktorë nga më të ndryshmit, por për dhimbjen gjatë natës ka një shpjegim specifik nga ekspertët. Në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju tregojmë disa mënyra të lehta dhe të shpejta se si ta evitoni këtë problem që prek një numër shumë të madh njerëzish. Çfarë e…
Author: tirana
Një jaht është përmbytur në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se fatmirësisht 2 turistët italianë që ndodheshin në të kanë shpëtuar. Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre. Nuk dihet nëse ka qenë defekt teknik apo shkaqe të tjera që shkaktuan incidentin që çoi në përmbytjen e jahtit. Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit
Pas 4 ditësh zjarr në ishullin e Sazanit më në fund vjen një lajm i mirë për ndërhyrje nga ajri. “Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Eskpertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, njofton ministria e Mbrojtjes.
Ditën e sotme dhe të mërkurën (7 dhe 8 qershor) do të mbahet samiti i nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Sipas Tanjug, në samit do të jetë i pranishëm Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Gjithashtu janë planifikuar takime të veçanta me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.
Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Policisë së Triestes e koordinuar nga Drejtoria Antimafia, kanë sekuestruar 4.3 ton kokainë mëngjesin e sotëm. Mediat italiane raportojnë se janë duke u kryer hetimet paraprake, ndërsa janë lëshuar 38 masa arresti për persona mes Evropë dhe Kolumbisë. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 2 milionë euro para cash dhe disa makina, mes tyre dhe një kamion. Mendohet se kjo sasi pas shitjes në treg me pakicë do të kapte shifrën e 240 milionë eurove, ndërsa për ta blerë dyshohet se janë shpenzuar rreth 90 milionë euro.
Dy persona kanë vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë ditës së hënë në Kosovë, si pasojë e motit të keq. Rrëzimi i një lisi në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë i mori jetën një 30-vjeçari nga Podujeva, ndërsa la me lëndime serioze një 30-vjeçare. “Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrëzuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij incidenti, njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën”. “Ndërsa, e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç është dërguar…
Deri më tash në Bashkimin Evropian, sa herë që është folur për procesin e zgjerimit të tij, është përmendur “gjashtëshja ballkanike”: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina. Me një dinamikë dukshëm të ngadalësuar, BE-ja e ka vazhduar procesin e përafrimit me to – katër prej të cilave: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë statusin e vendit kandidat – por vetëm Mali i Zi dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata për anëtarësimin. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndonëse i kanë përmbushur të gjitha kushtet, nuk i kanë nisur ende këto…
Një 2-vjeçar ka vrarë babanë e tij aksidentalisht, teksa e qëlloi pas shpine me një pistoletë që ishte lënë në dhomë, pa mbikëqyrjen e prindërve, njoftuan autoritetet vendase të hënën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA-ve. Ishte bashkëshortja ajo që lajmëroi policinë dhe urgjencën për ngjarjen tragjike që ndodhi në shtëpinë e saj. Fillimisht policia mendoi se 26-vjeçari fatkeq ishte qëlluar për vdekje nga hajdutët që mund të kishin hyrë në banesën e tij, tha John Mina, oficeri i zonës , gjatë një konference për shtyp. Sipas medieve të huaja arma ishte lënë në një çantë në…
DashiDite fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni ne çdo moment mire me partnerin dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret do kenë një dite te favorshme dhe do e gjejnë personin për te cilin do ju rrahe zemra fort. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire për shkak te disa shpenzimeve te papritura dhe te konsiderueshme. DemiDite e mbushur me kontradikta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te dy strikte dhe nuk do toleroni as për gjene me te vogël. Kjo…
Të ardhurat nga biznesi për të vetëpunësuarit dhe individët tregtarë do të tatohen në masën 15%. Profesionistët e lirë janë ne shënjestrën e ligjit të ri lista me të cilët do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, por ndryshimet duket se janë gjithëpërfshirëse pasi prekin shumë kategori tatimpaguesish. Një pjesë e tyre, pritet të nisin zbatimin nga 1 janari 2023. Kështu, referuar draft-ligjit të ri individët që përfitojnë të ardhura nga punësimi deri në 2.4 milionë lekë në vit do të tatohen 13%, kurse për ata që tejkalojnë mbi 2.4 milionë lekë të ardhura norma e tatimit maksimale…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për firmosjen e dekretit për Bajram Begajn nga Stambolli. Ai tha se është njeriu që ka qëndruar koherent me Kushtetutën më shumë se kushdo tjetër në këto 30 vite. “Se çfarë thotë zoti Berisha është e drejtë e tij. Nëse ka ndonjë njeri në këtë tokë më koherent me Kushtetutën. Më falni për mungesën e modestisë, por ai është vetëm Ilir Meta. Ku është e shprehur kjo që firmoset jashtë territorit? Presidenti përgjigjet për zbatimin e kushtetutës së Shqipërisë”, tha Meta në Syri Tv.
inistrja Elisa Spiropali, ka folur në foltoren e Kuvendit, ku ka kritikuar opozitën në lidhje me qëndrimin për figurën e presidentit të ri të zgjedhur Bajram Begaj. Gjithashtu Spiropali nuk la pa shënjestruar edhe presidentin Ilir Meta. Pjesë nga fjala e ministres Spiropali: “Duke pasur parasysh se cili ishe rezultati final do të votonim të njëjtën zgjedhje do të votonin 10 herë rresht për gjeneral Begaj. Tani ja vlen të thuhen disa të vërteta. Pikërisht se ishin në dritë të diellit ka shumë zhgënjime nga ata që janë mësuar të gënjejnë. Si deputet dhe ministre e PS dhe në grupin…