“Më duhet të them se nuk jam i befasuar”. Me këto fjalë e ka nisur adresimin e tij publik Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke folur për detajet e anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Të hënën mbrëma, Vuçiç doli në një intervistë televizive në RTS Daily dhe tha se “ne e kemi dënuar inkursionin në Ukrainë, por Rusia është një mike tradicionale e Serbisë”. “Nëse shikon fjalorin që përdorin, me të cilin dikush nuk na trajton si fqinj dhe mik… Nëse do të doja të sillem si ata, do të thosha – më falni,…
Author: tirana
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë. Takimet që Drejtor Nano zhvilloi me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese amerikane kishin si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunuese midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së. Drejtori i Përgjithshëm Nano u takua me Zëvendësndihmës prokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare…
Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, ka ‘përgëzuar’ ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, që, sipas tij, i dha ‘puthjen e vdekjes’ nismës Ballkani i Hapur, për të cilën tha se ishte një ide e administratës së ish-presidentit amerikan Trump që e avancon agjendën e “partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë”. Pas anulimit të vizitës në Beograd, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se “NATO-ja dhe BE-ja duan ta kthejnë Ballkanin në një projekt të tyre të quajtur ‘Ballkan i Mbyllur’”, duke iu referuar Ballkanit të Hapur. Për këtë Joseph tha se Lavrovit i takojnë meritat për…
Lagjia “Llapushaj”, më e vjetra e qytetit të Gramshit, është transformuar tërësisht falë punës së Bashkisë, ku ka përfunduar rruga e re e cila u vjen në ndihmë banorëve të zonës. Rruga e përfunduar u inspektua nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me Kryetarin e Bashkisë Klodian Taçe dhe deputetin e zonës Besian Ajazi.Drejtues politik i PS për qarkun e Elbasanit Damina Gjiknuri deklaroi se realizimi i një investimi të tillë është tregues i qartë se kur ka vullnet, mund të bëhen punë të mira. “Unë u surprizova sepse kam qenë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase janë duke luftuar ende në Severodonjeck, pavarësisht se ushtria ruse ka më shumë trupa dhe armë në rajonin lindor të Ukrainës. “Ata janë më shumë në numër, janë më të fuqishëm, mirëpo ne kemi mundësi të luftojmë”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se luftimet e ashpra shtëpi për shtëpi dhe bombardimet pa dallim të ushtrisë ruse, kanë kthyer Severodonjeckun dhe Lisiçanskun në “qytete të vdekura”. Pushtimi i këtyre dy shënjstrave strategjike nënkupton se forcat ruse do të kenë kontrollin e gjithë rajonit Luhansk në lindje. Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se më datë 06.06.2022 kanë përfunduar hetimet dhe është dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan çështja penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Bashaliu, i akuzuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 78/1, 274 dhe 278/1 të K.Penal. Kjo çështje penale i përket ngjarjes së datës 08.06.2021 ku në fshatin Gjocaj të Peqinit, i pandehuri Leonard Bashaliu, vrau me armë zjarri viktimën Ylber Xhahysa, dtl.16.03.1977. I pandehuri Leonard Bashaliu është…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Dhramës në zonën veri-lindore të Greqisë, ku një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në banesë nga e bija e tyre. Sipas medieve lokale dyshohet se gruaja 65-vjeçare është vrarë nga i shoqi, i cili më pas ka kryer vetëvrasje, shkruan protothem.gr. Megjithatë pritet që pista e vrasjes të konfirmohet nga autoritete e policisë helene.
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelene në afërsi të fshatit Shtëpëz, në orët e para të mëngjesit sot. Shoferi i mjetit tip Toyota me Targe ATK 3603 ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga. Si rrjedhojë makina është përmbysur, ndërkohë drejtuesit i mjetit Erfjan Menga është lënduar ne krahë dhe është çuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se shoferi është jashtë rrezikut për jetën.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se presidenti i ri është figura e duhur për institucionin e Presidencës. Ndërsa e pyetur se a shkaktoi përçarje, presidenti i ri mes kreut të PD, Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, Spiropali tha se opozita nuk ka aspak nevojë për ndërhyrjen e mazhorancës, pasi sipas Spiropalit tashmë janë bërë copë-copë. Pyetje: A futet në sherr Berishën dhe Metën, a i përçatë me presidentin e ri? “Nuk kanë nevojë për ne, ata janë copa-copa. Ata e bëjnë vetë.”, tha ajo. Pjesë nga biseda: Spiropali: Besoj fort që në këtë rast…
Samiti i NATO-s që do të mbahet gjatë këtij muaji në Madrid, do të vendosë nëse do të rritet më tej numri i trupave të Aleancës në krahun e saj lindor për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë në Evropë. Presidentët e Letonisë dhe Lituanisë përfituan nga vizita e kancelarit gjerman Olaf Solz në Vilnius, për të bërë thirrje për një prani të shtuar të NATO-s në shtetet baltike, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Si presidenti lituanez Gitana Nauseda, ashtu edhe homologu i tij letonez Egils Levic i bënë thirrje aleancës ushtarake të vendosë më shumë trupa në…
Shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf. Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali. Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të…
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deklaroi për “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se opozita nuk e bojkotoi zgjedhjen e Presidentit. Ai tha se deputetët e opozitës ishin të opranishëm në momentin që nisi procesi i votimit dhe më pas janë larguar, duke shtuar se ky ishte abstenim dhe jo bojkot. Pjesë nga diskutimi: Xhafo: Në cilin moment duhej që zoti Bajram Begaj do duhej të ishte i liruar nga Forcat e Armatosura, që të ishte i ligjshëm procesi? Boçi: Dua të qetësoj të gjitha deklarata, ne nuk kemi qenë në bojkot, ne kemi qenë prezent në nisjen e procedurës së…