Author: tirana

Ndërsa rrjeti po zien për sherrin e bujshëm mes Noizy-t dhe Cllevios, të dy miq të reperit Stresi, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit. Stresi doli live në Instagram, duke dhënë mendimin e tij për këtë ngjarje. Ai thotë se Noizy nuk i ka bërë asgjë por fajet i ka vetë shoku i tij që e ka sharë. Stresi gjithashtu theksoi se i është lutur Cllevios, të cilin thotë se e ka mik që nga mosha 17 vjeçare, që të mos ofendojë njeri sepse askush nuk duron nga familja. “Unë jam fans i babait tim, vetëm atë kam idhull.…

Read More

Berisha “kursen” Metën: Kam vetëm një qejfmbetje, s’i druhen një tradhtie me Ramën “Jo unë jam shumë i kursyer në atë drejtim, E vërteta është se kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim por germa është germë dhe nuk ka kufizime je jashtë apo brenda si kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim. Skam asnjë qejfmbetje me Metën. Do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë, kjo është e vetmja qejfmbetje. Shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla. Germa e kushtetutës nuk parashikon bllok, fryma është tjetër” .

Read More

Përfaqësues të biznesit kanë treguar sot në një tryezë me kreun e PD-së, Sali Berisha se çfarë u ndodh kur përballen me doganat dhe tatimet. Një ndër ta ishte dhe një grua bisnesmene, a cila i tha: “Tani kemi arritur në një pikë që doganën jo e jo që nuk e kapim dot, por u qajmë hallin edhe atyre që kanë mbetur jashtë oligarkëve dhe themi si i zë gjumi natën. Shihja Neranxin dhe thosha “qenka akoma gjallë ky”. I kam provuar të gjitha. Kam arritur kam shkarkuar maunen vetë, e kam hedhur në Lanë se ishin ftojtë e prishur.…

Read More

Rreth 54 efektivë të Forcave të Armatosura, forca të zjarrfikëses dhe banorë të zonës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh, në Mirditë. Pas një aksioni të përqendruar u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, duke shmangur totalisht edhe rrezikun për banesat. Flakët e zjarrit dogjën rreth 1 ha bimësi në këtë fshat.

Read More

Rinovimin është një formalitet, njoftimi do të arrijë së shpejti. Prezenca në selinë e Simone Inzaghit dje shërbeu më shumë se çdo gjë tjetër për të bërë një pikë të re në treg së bashku me CEO-n Beppe Marotta. Trajneri i Interit dha miratimin, i bindur për përshpejtimet për Bellanovan dhe Asllanin, dy lojtarë me perspektivë e të rinj, me kosto të ulët dhe me rroga që të lejojnë të respektosh indikacionet e pronarëve. Negociatat vazhdojnë pozitivisht me Cagliarin dhe Empolin, me mundësi mbylljeje në një kohë të shkurtër. Duke thënë se gjithçka është bërë për Mkhitaryan, vetë Inzaghi tashmë…

Read More

Trupi i pajetë i 35-vjeçares Nevila Pjetri u gjet me shenja dhune dhe i gjakosur në orët e para të mëngjesit të së dielës në argjinaturën e përroit të Parmignolës. Karabinierët kanë nisur hetimet jo vetëm në zonën e Marinellës, ku shqiptarja punonte si prostitutë prej disa kohësh, por edhe në Toskanë, ku jetonte me bashkëshortin e saj. Ky i fundit, edhe pse kishte rreth 1 vit i martuar me Nevila Pejtrin, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për “jetën dyfishtë të 35-vjeçares”. Hetuesit po shikojnë kontaktet e fundit të viktimës para se të hipte në makinën e vrasësit të…

Read More

Leonard Marku, bashkëshorti i Nevila Pjetrit, shqiptares që u gjet e pajetë në Itali, ka treguar komunikimin e fundit me të. Marku, teksa ka folur për “New24”, shprehet se “kur u largua natën e ngjarjes nga shtëpia më tha se do dilte për kafe dhe do të takonte një mikun e saj italian”. Mediat italiane shkruan ditën e raportimit të krimit të rëndë se Nevila punonte si prostitutë, madje cituan dhe “koleget” e saj që e kishin parë atë të hipte në një makinë të bardhë që drejtohej nga një burrë, për të mos u kthyer më. Por për bashkëshortin…

Read More

Prej 4 ditësh tashmë ishulli i Sazanit është nën pushtetin e flakëve. Për 3 ditë resht është punuar me mjete rrethanore nga forcat zjarrfikëse dhe ato të armatosura për të lokalizuar flakët për shkak edhe të terrenit të vështirë. Vetëm ditën e sotme (7 qershor) është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri pas dërgimit të një avioni tip Canadair CL 415 nga Greqia. Ndërkohë që ishulli vazhdon të jetë i mbuluar nga tymi dhe flakët ajo që ka mbetur janë vetëm mbeturina, hiri dhe sipërfaqe të tëra të shkrumbuara me shkurre dhe pemë. Operacioni nga ajri ka nisur prej orëve…

Read More

28-vjeçari shqiptar Dragan Hasanaj kishte “thyer” disa shtëpi në landin e Bavarisë, por gjermanët nuk ia falin shqiptarin dhe i ‘qepqn me bukë në trastë’! Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim nga Interpoli me kërkesë të homologëve të Gjermanisë. Mediat lokale bëjnë me dije se 28-vjeçari Dragan Hasanaj me origjinë nga Mallakastra ishte shpallur në kërkim në Gjermani për vjedhje shtëpish. Pas krimit të kryer atje, ai është larguar nga Gjermania për në Itali, por një urdhër arresti ndërkombëtar bëri që edhe italianët të viheshin pas tij duke e kapur në Siçili. Por nuk mbaron me kaq,…

Read More

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka premtuar sot biznesit të vogël se do të jetë ai që do ta hartojë paketën fiskale dhe programin e qeverisë së ardhshme. “Shpreh mirënjohjen më të thellë për punën e sakrificat që bëni, por njëkohësisht dhe keqardhjen më të madhe për represionin e vërtetë që iniciativa juaj e lirë pëson nga një regjim, nga një qeveri e cila ka tipar kardinal vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Dua t’ju them se hajduti nuk ka as profesion, as moral, as përgjegjësi zyrtare, është vetëm hajdut dhe mendon se si të plaçkitë tjetrin në çdo veprim.…

Read More

Ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon. Ai i akuzon ata për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre. Në arsyetimin e tij, Valteri thekson se disponon të dhëna që ngrenë dyshime për konsumimin e këtyre veprave penale. “Fshehja e të ardhurave “Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose…

Read More