Nga Samiti rajonal i transportit për projekte strategjike që u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për takimin e Ballkanit të Hapur që do mbahet sot dhe nesër në Ohër. “Është një ditë që nis këtu sot me transportin sigurinë e rrugëve qëndrueshmërinë e zhvillimit të të gjithë sistemit tonë të transportit dhe që vazhdon në Ohër me një tjetër Samit të Ballkanit të hapur në funksion të ecjes sa më shpejt në funksion të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve të mallrave kapitaleve dhe shërbimeve dhe jetësimit sa më shpejt të 4 lirive në BE.…
Author: tirana
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.06.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, ku është djegur zyra noteriale e shtetasit A. A. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flames”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në zyrën noteriale. 41-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve…
Operacioni i sotëm në Itali që çoi në sekuestrimin e një ngarkesë masive kokaine, prej 4.3 otonë u krye nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Guardia di Finanza të Triestes me Drejtorinë e Qarkut Antimafia. Një goditje shumë e rëndë për narkotrafikantët kolumbianë. Një operacion që çoi në ekzekutimin e 38 masave të arrestit në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Ekstradimi në Shtetet e Bashkuar të kreut të organizatës së frikshme kriminale “Klani i Gjirit”, Dario Antonio Usuga, i njohur si “Otoniel” solli zbulimin dhe më pas rindërtimin…
Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon sot një tryezë diskutimi me përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm në vend, për t’u njohur me problematikat e tyre. Në këtë tryezë janë të pranishëm deputetë, ekspertë dhe përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm. Në këtë tryezë janë të pranishëm deputetë, ekspertë dhe përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm. Albert Nasto, kryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, u shpreh se po kalojnë një krizë të madhe dhe se gjatë qeverisjes së Edi Ramës janë mbyllur shumë prej tyre. “Jemi në një krizë,…
Një shtetas polak ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në pishinën e një hoteli në Vlorë. Bëhet me dije se turisti 18-vjeçar polak ka qenë duke notuar me prindërit në pishinën e hotelit. Për një moment prindërit kanë dalë të pinë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur në fund të pishinës. Kur ka mbërritur ambulanca i riu nuk ka shfaqur më shenja jete.
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se tani po dëshmohet që “Ballkani i Hapur”, ka për qëllim hegjemoninë ruse në Ballkan. Deklarata e kryekëshilltarit të Vjosa Osmanit erdhi pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi të hënën se ‘Ballkani i Hapur’ është iniciativë e Serbisë e që NATO dhe BE-ja nuk e kanë dashur pozicionimin e Rusisë në lidhje me këtë çështje”. “Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën…
Policia e Gjirokastrës vijon operacionin e koduar “Road Guard”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një shtetas, i cili në muajin mars tentoi të transportonte me automjetin e tij, 16 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në kuadër të operacionit policor “Road Guard”, kanë ndaluar shtetasin S. S., 25 vjeç,…
Pas marrjes së “OK” për hapjen e ciklit të tretë të studimeve, Fakulteti Ekonomik është i pari në Universitetin e Tiranës që hap siparin duke përzgjedhur dje 119 fituesit që nisin doktoraturën për vitin akademik 2022-2023. Boshllëku prej gati një dekade i kërkimit shkencor, sipas dekanit Dhori Kule, ka shërbyer si fazë përgatitore për të rritur cilësinë dhe efektshmërinë e këtyre punimeve. FITUESIT Kësaj here nuk bëhet fjalë për studime shkencore që mbeten në arkiva, por për kërkime të mirëfillta shkencore që do t’u vijnë në ndihmë bizneseve dhe administratës shtetërore. Në ceremoninë e prezantimit të 119 kandidaturave të përzgjedhura…
Ditën e djeshme, Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” kishte paralajmëruar se do të shkonte tek lokali i reperit Noizyt. Në momentin, që Cllevio mbërrin para lokalit të Noizy-t, ndodhi sherri mes tyre, ku reperi së bashku me disa anëtarë të grupit të tij e rrahin Cllevion. Ky i fundit, ditën e sotme ka publikuar në “Instagram” disa video, ku shihet me lot në sy, teksa dëgjon këngën e tij. Ai gjithashtu ka bërë me dije se reperi e ka lënë me pasoja. Kujtojmë, që edhe Noizy reagoi para pak minutash duke shkruar: “Mos ma merr mirësjelljen tim për…
Dy të rinj përfunduan në prangat e forcave “Shqiponja” dhe të efektivëve të Komisariatit numër 2 pas një aksioni të zhvilluar sepse ishte marrë informacion që ata lëviznin në qytet të armatosur. Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë: A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; -A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin…
Sot dhe nesër (7 dhe 8 qershor) do të zhvillohet samiti i nismës Ballkani i Hapur në Ohër. Mësohet se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Rama. Zbardhet agjendën e takimeve që do të zhvillohen ditën e nesërme mes 4 liderëve të Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina nuk do të jenë të pranishëm në takim. Samiti do të zhvillohet në sallën Biljana në H. Metropol. Agjenda e plotë: E mërkurë, 08 Qershor Ora 09:00 Mbërritja dhe Regjistrimi Ora 10:00 Hapja zyrtare (seancë publike) ▪ Fjala e z. Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut ▪ Fjala e z. Aleksandar…
Ishulli i Sazanit vijon prej ditësh të jetë nën “pushtetin” e flakëve, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri. Ministria e Mbrojtjes publikon pamje të operacionit nga ajri, ku avioni grek po punon për shuarjen e flakëve. Ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha më herët se “Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan”. Siç shihet nga pamjet, situata në Sazan vijon të jetë tejet kritike, ku i gjithë ishulli është “pushtuar” nga tymi dhe flakët.